Mbështetur në ligjin nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1096, “ Për miratimin e rregullave, kushteve e procedurave për përdorimin dhe manazhimin e hapësirës publike”, vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 158, datë 26.12.2019 për “Miratimin e Sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës“ (i ndryshuar), si dhe në zbatim të nenit 40, të Vendimit nr.130, datë 15.11.2018 të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe rregullat e zënies së hapësirës publike në Bashkinë e Tiranës”, i ndryshuar, Bashkia Tiranë cdo fillim viti shpall numrin e vendeve të lira në tregjet publike si më poshtë:
Në tregun pranë “Pazarit të Ri”, Njësia Administrative Nr.3, 99 vende
Në tregun pranë rrugës “Petro Nini Luarasi”, Njësia Administrative Nr.2, 42 vende
Në tregun pranë rrugës “4 Dëshmorët”, Njësia Administrative Nr.3, 46 vende
Në tregun publik të rrobave të përdorura ne zonën e Shkozës, 106 vende
Në tregun publik të rrobave të përdorura midis rrugës “Hamdi Pepa dhe “Mustafa Haska”, 98 vende
Dokumenti | Shkarko |
Dokumentacioni i nevojshëm |