Denis Romeo Brahimaj
Denis Brahima ka lindur në Tiranë, në vitin 2000. Ai studion në klasën e 12-të, në shkollën “Besnik Sykja dhe lëndët ku ai ka më shumë prirje janë lëndët shoqërore, veçanërisht gjuhët e huaja, letërsi, edukim për shoqërinë. Në të ardhmen, Denisi synon të ndjekë studimet e larta në fakultetin e Histori - Filologjisë ose gjuhët e huaja, por vlen të theksohet edhe pasioni i tij për albanologjinë. Një objektiv tjetër i tij është që të sensibilizojë të rinjtë që të lexojnë e studiojnë më shumë.
Edmond Lutfi Allaraj

Edmond Allaraj ka lindur në Tiranë, në vitin 1999. Ai studion në klasën e 12-të, në shkollën “Besnik Sykja”. Prirjet e tij janë letërsia, informatika dhe gjuhët e huaja. Objektivi i tij për të ardhmen është të ndjekë studimet e larta për inxhinieri informatike dhe krijimi i programeve të ndryshme kompjuterike, por vlen të përmendet gjithashtu edhe talenti i tij në fushën e aktrimit.
Malvina Ivzi Kamberi

Malvina Kamberi ka lindur në Peshkopi, Dibër, në vitin 2000. Ajo studion në klasën e 12-të, në shkollën “Besnik Sykja”.Ajo është e fokusuar kryesisht tek shkencat ekzakte (matematikë, fizikë, kimi, biologji, ekonomi) dhe gjuhët e huaja. Malvina synon të vijojë studimet e larta në degën e mjekësisë së përgjithshme, ndërkohë që është e talentuar në kërcim dhe këndim.
Orgena Ertion Dano
Orgena Dano ka lindur në Bologna, Itali, në vitin 2001. Ajo studion në klasën e 11-të, në shkollën “Besnik Sykja”. Lëndët ku ajo ka më shumë prirje janë matematika, gjuha shqipe, letërsia, kimia, biologjia, fizika dhe anglishtja. Orgena në të ardhmen shpreson të ndjekë studimet e larta në degën e Inxhinierisë ose mjekësisë.Në aspektin social, objektivi i saj është kontributi në zgjidhjen e problemeve dhe sfidave të ndryshme me të cilat përballet njerëzimi sot dhe konkretisht: (varfëria, sëmundjet e pashërueshme, ngrohja globale dhe papunësia).
Vilma Vitrim Shëmbitraku
Vilma Shëmbitraku ka lindur në Durrës, në vitin 1999. Ajo studion në klasën e 12-të, në shkollën “Besnik Sykja”.Vilma është e fokusuar kryesisht drejt shkencave ekzakte (matematikë, fizikë, kimi, biologji). Sa u përket objektivave për të ardhmen, ajo synon të përfundojë studimet e larta për mjekësi (stomatologji, farmaci dhe mjekësi e përgjithshme), duke e konsideruar gjithashtu si një kontribut në përmirësimin e sistemit shëndetësor në vendin tonë.