Biblioteka e Lagjeve si Qendra Multifunksionale
Projekti “Bibliotekat e lagjeve si Qendra Multifunksionale” konsiston në përdorimin e ambienteve të Bibliotekave të lagjeve nga organizata jofitimprurëse më qëllim zhvillimin e ideve dhe projekteve rinore.
Nëpërmjet këtij projekti, Bashkia e Tiranës synon të ndikojë në rritjen e kapaciteteve të të rinjve të kryeqytetit, duke rritur kështu frekuentimin dhe vëmendjen e qytetarëve ndaj bibliotekave dhe kulturës së leximit.
Qëllimi i Programit
Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet organizatave jofitimprurëse dhe Bashkisë së Tiranës duke krijuar një skemë efektive me qëllim zhvillimin e kapaciteteve rinore nëpërmjet projekteve të tyre.
Objektivat Specifike
- Shtimi i qendrave rinore dhe hapësirave multifunksionale për të rinjtë e kryeqytetit;
- Zhvillimi i ideve kreative dhe inovative të të rinjve;
- Rritja e kulturës së leximit duke afruar të rinj në ambientet e bibliotekave;
- Ndihmesë në zhvillimin e cilësive edukative, sociale, kulturore etj. të të rinjve;
- Formimin e të rinjve duke i larguar nga fenomenet negative si duhani, droga, bullizmi etj.;
- Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet organizatave jofitimprurëse dhe Bashkisë së Tiranës.
Aplikantët e pranueshëm
Të gjitha organizatat jofitimprurëse mund të aplikojnë pranë Bashkisë Tiranës më anë të Formularit të Aplikimit ku shprehin interesin e tyre për të ushtruar aktivitetin në ambientin e bibliotekës, pa ndikuar në funksionin kryesor të saj. Aplikimi duhet të dërgohet pranë Protokollit të Bashkisë Tiranë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Promovimi të Qytetit.
Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni nga faqja jonë zyrtare në adresën: www.tirana.al
Proçesi i Aplikimit
Në fillim të çdo muaji Bashkia e Tiranës do të shpallë thirrje për aplikim për projektin.
Të interesuarit do të mund të aplikojnë gjatë 3 javëve të para të çdo muaji. Më poshtë
paraqitet kalendari i aplikimeve për muajin Janar 2019.
Biblioteka e Lagjeve si Qendra Multifunksionale | |
Hapen Aplikimet | Mbyllen Aplikimet |
3 Janar 2019 ora 8.00 | 21 Janar 2019 ora 15.00 |
Aplikimet që do të dorëzohen pas afatit të caktuar nuk do të pranohen.
Çfarë nevojitet për aplikim?
1- Formulari i aplikimit të jetë plotësuar në mënyrë të plotë dhe të saktë ( i firmosur dhe vulosur);
2- Projekt Propozimi dhe kalendari i aktiviteteve duhet të parashikojnë periudhën një vjeçare;
3- Vendimi i Gjykatës, Statuti i Shoqatës, Akti i themelimit dhe NIPT (Kopjet, duhet të jenë të noterizuara), Vërtetim për statusin e aplikuesit e tërhequr tek e-Albania;
4- Vërtetim nga Gjykata, që Shoqata, Fondacioni, nuk është në proçes falimentimi apo likujdimi.
5- CV e organizatës
6- Dokument identifikimi i aplikuesit ( fotokopje e kartës ID të Drejtuesit Ekzekutiv të shoqatës)
Mbulimi gjeografik
Ky projekt parashikon shtrirjen në këto biblioteka lagje në territorin administrativ të Bashkisë Tiranë.
1- Njesia Administrative nr. 4:
Adresa: Rruga ‘’Aleksandër Moisiu’’Kinostudio , Njësia Administrative Nr.4,Tiranë. (mbrapa kopshtit nr.55)
2- Njesia Administrative nr. 6:
Adresa: Rruga"Llazi Miho", pallati 159
3- Njesia Administrative nr 9:
Biblioteka “Petro Zheji”
Adresa: Rrugën “Petro Marko”
4- Njesia Administrative nr. 11:
Adresa: Rr. “Lord Bajron”
Vini re:
Në momentin e shqyrtimit të dosjes me projekt-propozimin/et nga Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, në rast mungese të njërit prej dokumenteve të lartpërmendura, apo nëse nuk do të jetë në formën e kërkuar do skualifikohet.
Shpallja e fituesit të secilës thirrje bëhet në faqen Web të Bashkisë Tiranë, si dhe i komunikohet aplikuesit në kontaktin e vënë në dispozicion prej tij në formularin e aplikimit.
Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: [email protected]