Përditësime dhe udhëzime rreth Coronavirus

COVID-19


  • Na Kontaktoni
  • Politikat e Privatesise
  • EN
  • |
  • AL
Menu
Bashkia e Tiranës logo Bashkia e Tiranës logo
8 ℃

20 Maj 2022

0800 0888 Numër falas
Njësitë
Administrative
Tirana map
  • Administrata & Qytetarët
  • Kultura & Eventet
  • Turizëm
  • Sport
  • Ekonomi & Biznes
  • Zëri yt Merrni pjesë
Njësitë
Administrative
Tirana map
Menu Close
  • Administrata & Qytetarët
  • Kultura & Eventet
  • Turizëm
  • Sport
  • Ekonomi & Biznes
  • Zëri yt
  • Harta
  • Aplikime dhe Info të tjera
    • Tirana Shërbime
    • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
    • Rezervim takimi Online
    • Aplikacione për qytetarin
  • Legjislacioni dhe Administrata
    • Kryetari i Bashkisë
    • Nënkryetarët
    • Këshilli Bashkiak
    • Legjislacion
    • Urdhëresa të kryetarit
    • Vendime
    • Organigrama
  • One Stop Shop
    • Detajet e aplikimit
  • Aktivitete dhe Publikime
    • Lajme
    • Aktivitete
    • Njoftime
  • Edukimi
    • Çerdhe
    • Kopshte
    • Shkolla
  • Karriera dhe Vende pune
    • Vende Pune
    • Praktika në Bashki
    • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
    • Tirana Kreative
    • Projekti "Apps Challenge- Tirana"
    • Praktikë Pune Verore pranë Muzeut Vendor “Shtëpia Studio Kadare”
    • Fillo me një Ide- Fito një internship
  • Projekte Kulturore
    • Prioritete Kulturore
    • Kalendari i aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Thirrje për aplikime
    • Projekte të huaja
  • Trashëgimia Kulturore
    • Mbi Trashëgiminë Kulturore
    • Trashëgimia Kulturore materiale
    • Trashëgimia Kulturore jo materiale
    • Prioritete
    • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
    • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
    • Kontakt
  • Eventet
    • Aktivitete me foto dhe video
  • Historiku i Tiranës
    • Tirana - Pak histori
    • Trashëgimia dhe Arkitektura
  • Planifiko udhëtimin tënd
    • Si të vish në Tiranë
    • 1,2,3 ditë në Tiranë
    • Guida dhe Itinerare
    • Harta e qytetit
    • Strolling Tirana
  • Zbulo Tiranën
    • Atraksionet në Tiranë
    • Muze
    • Galeri
    • Teatro dhe Kinema
    • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
    • Rrethinat e Tiranës
  • Agrobiznes
    • Agroturizëm
    • Restorante tradicionale
    • Punishte dhe artizane
  • Ha, Pi, Bli
    • Akomodim
    • Restorante
    • Bare
    • Jeta e natës
    • Zona shopping
  • Aeroporte & Transport
    • Aeroporte
    • Linjat Urbane
    • Terminale
    • Stacionet Ecovolis
  • Kontakte dhe shërbime
    • Emergjenca dhe Spitale
    • Info Point
    • ATM
    • Zyra Postare
    • Biblioteka
    • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
    • Kontakto
  • Shkolla Qendër Komunitare
    • Shkollat
  • Aktivitetet Online
    • Yoga
    • Turne Shahu
    • Ec Vrapo Pedalo
  • Biznesi
    • Investo në Tiranë
    • Udhëzues për Start Ups
    • Ekosistemi i Start-up
    • Situata aktuale në Tiranën Urbane
    • Zona Rurale e Tiranës
    • Suport dhe këshilla
  • Taksimi
    • Llogarit detyrimet lokale
  • Mundësi Financimi
    • Grante
    • Kredi të buta
  • Projekte
    • Shtrati i Lumit Lana- Zhvillim Urban
  • Diaspora dhe Migrimi
  • Transparencat
    • Buxheti
    • Open Data
    • KET
    • Programi i transparencës
    • Konsultimi Publik
  • Zëri yt
    • Kontakto Këshilltarët
    • Forum
    • Planifikim dhe Zhvillim Territori
    • Rinia
    • Anketime
    • Financim Projektesh
    • Rrjeti i Vullnetarëve
    • Këndi i BE
  • Harta
    • Bare
    • Restorante
    • Turizëm
    • Kulturë
    • Transporti
    • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128

Urgjenca - 127

Policia - 129

  • Administrata & Qytetarët
    • Aplikime dhe Info të tjera
      • Tirana Shërbime
      • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
      • Rezervim takimi Online
      • Aplikacione për qytetarin
    • Legjislacioni dhe Administrata
      • Kryetari i Bashkisë
      • Nënkryetarët
      • Këshilli Bashkiak
      • Legjislacion
      • Urdhëresa të kryetarit
      • Vendime
      • Organigrama
    • One Stop Shop
      • Detajet e aplikimit
    • Aktivitete dhe Publikime
      • Lajme
      • Aktivitete
      • Njoftime
    • Edukimi
      • Çerdhe
      • Kopshte
      • Shkolla
    • Karriera dhe Vende pune
      • Vende Pune
      • Praktika në Bashki
      • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
      • Tirana Kreative
      • Projekti "Apps Challenge- Tirana"
      • Praktikë Pune Verore pranë Muzeut Vendor “Shtëpia Studio Kadare”
      • Fillo me një Ide- Fito një internship
  • Kultura & Eventet
    • Projekte Kulturore
      • Prioritete Kulturore
      • Kalendari i aktiviteteve
      • Aktivitete Kulturore
      • Thirrje për aplikime
      • Projekte të huaja
    • Trashëgimia Kulturore
      • Mbi Trashëgiminë Kulturore
      • Trashëgimia Kulturore materiale
      • Trashëgimia Kulturore jo materiale
      • Prioritete
      • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
      • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
      • Kontakt
    • Eventet
      • Aktivitete me foto dhe video
  • Turizëm
    • Historiku i Tiranës
      • Tirana - Pak histori
      • Trashëgimia dhe Arkitektura
    • Planifiko udhëtimin tënd
      • Si të vish në Tiranë
      • 1,2,3 ditë në Tiranë
      • Guida dhe Itinerare
      • Harta e qytetit
      • Strolling Tirana
    • Zbulo Tiranën
      • Atraksionet në Tiranë
      • Muze
      • Galeri
      • Teatro dhe Kinema
      • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
      • Rrethinat e Tiranës
    • Agrobiznes
      • Agroturizëm
      • Restorante tradicionale
      • Punishte dhe artizane
    • Ha, Pi, Bli
      • Akomodim
      • Restorante
      • Bare
      • Jeta e natës
      • Zona shopping
    • Aeroporte & Transport
      • Aeroporte
      • Linjat Urbane
      • Terminale
      • Stacionet Ecovolis
    • Kontakte dhe shërbime
      • Emergjenca dhe Spitale
      • Info Point
      • ATM
      • Zyra Postare
      • Biblioteka
      • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
      • Kontakto
  • Sport
    • Shkolla Qendër Komunitare
      • Shkollat
    • Aktivitetet Online
      • Yoga
      • Turne Shahu
      • Ec Vrapo Pedalo
  • Ekonomi & Biznes
    • Biznesi
      • Investo në Tiranë
      • Udhëzues për Start Ups
      • Ekosistemi i Start-up
      • Situata aktuale në Tiranën Urbane
      • Zona Rurale e Tiranës
      • Suport dhe këshilla
    • Taksimi
      • Llogarit detyrimet lokale
    • Mundësi Financimi
      • Grante
      • Kredi të buta
    • Projekte
      • Shtrati i Lumit Lana- Zhvillim Urban
    • Diaspora dhe Migrimi
  • Zëri yt
    • Transparencat
      • Buxheti
      • Open Data
      • KET
      • Programi i transparencës
      • Konsultimi Publik
    • Zëri yt
      • Kontakto Këshilltarët
      • Forum
      • Planifikim dhe Zhvillim Territori
      • Rinia
      • Anketime
      • Financim Projektesh
      • Rrjeti i Vullnetarëve
      • Këndi i BE
  • Harta
    • Harta
      • Bare
      • Restorante
      • Turizëm
      • Kulturë
      • Transporti
      • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128
Urgjenca - 127
Policia - 129

Botohet vepra “Tinka Kurti - Ditari i një bashkëshorti” me rrëfimet e panjohura për jetën e aktores së madhe

  • Kreu
  • Administrata & Qytetarët
  • Aktivitete dhe Publikime
  • Lajme
  • Botohet vepra “Tinka Kurti - Ditari i një bashkëshorti” me rrëfimet e panjohura për jetën e aktores së madhe
Botohet vepra “Tinka Kurti - Ditari i një bashkëshorti” me rrëfimet e panjohura për jetën e aktores së madhe

    Erion Veliaj - Youtube

    Twitter


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp
    Text size
    Aa Aa

    “Tinka Kurti - Ditari i një bashkëshorti” është një botim i veçantë, mes ditarit dhe albumit fotografik, i sjellë me shumë finesë për lexuesin nga autorja Anila Mema. Është një ditar i rrallë, me kujtime e rrëfime të panjohura që datojnë deri 40 vjet më parë nga jeta skenike e aktores së famshme shqiptare, e shoqëruar edhe me fotografi origjinale. Por, ky botim i rallë bëhet edhe më i veçantë për faktin se është ditar i mbajtur nga i shoqi i aktores “Nderi i Kombit”, Tinka Kurti.

    Në promovimin e veprës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi artisten e madhe, Tinka Kurti, frymëzim për të gjithë brezat, që I dha shumë artit shqiptar përmes punës dhe sakrificës. “E ke ndriçuar atë rrugë! Sot je një grua e nderuar dhe përulemi me shumë respect para teje. Na ke frymëzuar të gjithëve - na ke treguar se njeriu edhe pse rrëzohet, ngrihet përsëri për të ecur përpara. Këmbëngulja jote është një frymëzim për gjithë brezin e ri të aktorëve. Të jam shumë mirënjohës për këtë”, deklaroi Veliaj.

    Kryebashkiaku siguroi se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë mbështetjen për artin. “Një nga debatet e fundit ishte pse e financojmë artin dhe kulturën në qytet. Pse financuam online, gjatë kohës së pandemisë, shfaqje teatri, performanca muzikore dhe baleti. Pyetja që kam është: Aktorëve që na bëjnë të qeshim, a u vjen fatura e energjisë? Po ujë a paguajnë? Po fëmijët e tyre a shkojnë në shkollë? Po tavolina e tyre nuk shtrohet në darkë? Jam shumë krenar për Bashkinë e Tiranës - kemi bërë shumë qendra sociale, mensa, për të ndihmuar këdo në nevojë, sidomos tre ditët e ardhshme kur do të bëhet ftohtë – por, pyetja është: a jeton njeriu vetëm me bukë? Apo ndoshta jeton edhe me art, me teatër, me filma, me libra, me opera, me balet, që janë ushqimi i shpirtit?”, theksoi Veliaj. 

    Në shenjë vlerësimi për profesionalizmin, talentin dhe bukurinë që i fali skenës dhe ekranit shqiptar, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, i dorëzoi artistes së madhe Tinka Kurti një objekt simbolik në formën e një copëze shkëmbi.

    “Jemi bashkuar për të celebruar këtë moment për një njëri të veçantë, për një muzë për të gjithë ne. Tinka ka guxuar shumë! Për mua, të ndash kaq shumë nga vetvetja dhe ta bësh këtë në mënyrë publike, përtej roleve që ke bërë më parë, përtej çdo gjëje të kaluar nëpërmjet ekranit dhe teatrove, në çdo moment që ke qenë afër publikut, në të gjitha format ti ke dhënë nga vetja jote, por të ndash kaq shumë nga vetvetja, duke nxjerrë mendimet e tua të mbrëmjes me bashkëshortin, çdo mendim intim, çdo mendim të sinqertë e të pastër, do guxim. Vetëm një grua e guximshme mund ta bëjë këtë dhe jam vërtetë krenare që ti je shembull për gra e për vajza”, tha Margariti.

    Aktorja Tinka Kurti vlerësoi secilin prej atyre që kontribuan për realizimin e botimit. “Ju falenderoj për këtë mrekulli që keni bërë! Nuk e kisha menduar kurrë se do të bënit një mrekulli kaq të madhe. Faleminderit kryetarit të Bashkisë, je shumë i mirë. Vazhdo të jesh i tillë dhe vetëm lumturi do të gjesh në jetë”, u shpreh ylli i skenës dhe kinematografisë shqiptare. 

    Autorja e botimit, gazetarja Anila Mema, tregoi se është një ditar i rrallë në llojin e vet, një gërshetim prej shpirti e fryme, një përzierje e plotë ndjesie, madhështie, sinqeriteti, emocioni, dëshire, përjetësie, pikëllimi, intimiteti, suksesi a dështimi. “Përmes këtij libri do ta njohim Tinkën tonë, në një tjetër dimension, në dimensionin njerëzor, atë të njeriut - artist, me të pathënat e saj, me përjetime e ndjesi të thella, me dëshmi e rrëfime të sinqerta, e të pazbukuruara, për të treguar jetën… atë jetën e paskuintave që spektatori nuk e sheh dhe e as nuk e di çfarë fsheh. Janë dëshmi të vyera që vijnë në formën e ditarit,  dhe kanë nisur të shkruhen që 70 vjet më parë dhe meritë për këtë thesar, ka vetëm një njeri- i shoqi i artistes sonë, Palokë Kurti”, tha Mema.

    Palokë Kurti e ka mbajtur ditarin e jetës së artistes sonë, me vullnet të pashoq dhe me largpamësi, duke e ditur se vite më vonë, shkrimet e tij do të merrnin tjetër peshë. Ka shkruar për pjesën më të madhe të roleve të hershme, ato role të realizuara gjatë viteve të para të karrierës së saj, që nga vitit 1950 kur u bë pjesë e shfaqjes “Përbysja” në Teatrin Migjeni të Shkodrës, e deri në vitin 1990 në shfaqjen “Franku V”. “Ditari i një bashkëshorti” është një ditar që flet qartazi në mënyrë kronologjike për çdo rol, skene a filmi ku ka luajtur “Artistja e Popullit” Tinka Kurti, një titull ky që preferon më shumë nga gjithë të tjerët. Publikimi i kësaj vepre është mbështetur nga Bashkia Tiranë, MInistria e Kulturës dhe Union Bank, Qendra Steps.


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Pyetje

    • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
    • 0800 0888
    • info@tirana.al
    • Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

    Bashkia e Tiranës

    • Politikat e privatësisë
    • Kushtet e përdorimit
    • Kontaktoni