Konsultimi i Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm

Mendimi Yt Vlen!


  • Na Kontaktoni
  • Politikat e Privatesise
  • EN
  • |
  • AL
Menu
Bashkia e Tiranës logo
21 ℃

12 Maj 2025

0800 0888 Numër falas
Njësitë
Administrative
Tirana map
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Kultura & Sport
  • Turizëm
  • Ekonomi & Biznes
  • Shërbimet Publike
  • Zëri yt Merrni pjesë
Njësitë
Administrative
Tirana map
Menu Close
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Kultura & Sport
  • Turizëm
  • Ekonomi & Biznes
  • Shërbimet Publike
  • Zëri yt
  • Harta
  • Këshilli Bashkiak
    • Kryetari i Këshillit
    • Sekretari i Këshillit
    • Anëtarët e Këshillit Bashkiak
    • Grupet e Këshilltarëve
    • Komisionet
    • Agjenda e mbledhjeve
    • Vendime
    • Projekt vendimet
    • Legjislacioni dhe Rregulloret
    • Njoftimet
    • Informacion mbi dëgjesat publike
    • Regjistri elektronik i shkresave
    • Buletini
    • Të tjera
  • Të reja
    • Lajme
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Aplikacione për Qytetarin
  • Legjislacion
    • Legjislacioni
  • Kryetari i Bashkisë
    • Kryetari i Bashkisë
    • Nënkryetarët
    • Urdhëresa të kryetarit
    • Vendime
  • Administrata
    • Organigrama
    • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
    • Punësimi
    • Marrëveshje bashkëpunimi
    • Praktika
    • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
    • Web Challenge Tirana
    • Fillo me një ide- Fito një internship
  • Edukimi
    • Çerdhe
    • Kopshte
    • Shkolla
  • Projekte Kulturore
    • Prioritete Kulturore
    • Kalendari i aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Thirrje për aplikime
  • Trashëgimia Kulturore
    • Mbi Trashëgiminë Kulturore
    • Trashëgimia Kulturore materiale
    • Trashëgimia Kulturore jo materiale
    • Prioritete
    • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
    • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
    • Kontakt
  • Evente Sportive
    • Aktivitete me foto dhe video
  • Projekte Sportive
    • Thirrje për aplikime
  • Shkolla Qendër Komunitare
    • Shkollat
    • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Historiku i Tiranës
    • Tirana - Pak histori
    • Trashëgimia dhe Arkitektura
  • Planifiko udhëtimin tënd
    • Si të vish në Tiranë
    • 1,2,3 ditë në Tiranë
    • Itinerar në Tiranë
    • Harta e qytetit
    • Duke shëtitur Tiranën
  • Zbulo Tiranën
    • Harta turistike e Tiranës
    • Atraksionet në Tiranë
    • Muze
    • Galeri dhe hapësira arti
    • Teatro dhe Kinema
    • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
    • Rrethinat e Tiranës
  • Agrobiznes
    • Agroturizëm
    • Restorante tradicionale
    • Punishte dhe artizane
    • Bujtina
  • Ha, Pi, Bli
    • Akomodim
    • Restorante
    • Bare
    • Jeta e natës
    • Zona shopping
  • Aeroporte & Transport
    • Aeroporte
    • Biçikleta me qera
    • Linjat Urbane
    • Makina me qira
    • Terminale
  • Kontakte dhe shërbime
    • Emergjenca dhe Spitale
    • Info Point
    • ATM
    • Zyra Postare
    • Biblioteka
    • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
    • Kontakto
  • Biznesi
    • Investo në Tiranë
    • Udhëzues për Start Ups
    • Ekosistemi i Start-up
    • Situata aktuale në Tiranën Urbane
    • Zona Rurale e Tiranës
    • Suport dhe këshilla
  • Taksimi
    • Llogarit detyrimet lokale
  • Mundësi Financimi
    • Grante
    • Kredi të buta
  • Projekte Strategjike
    • Projekte
    • Plani Veprimit për Zhvendosje Projekti “Lana Zhvillim-Urban” Amendamenti 1
  • Diaspora dhe Migrimi
  • Shërbimet
    • Shërbimet tona
    • Shërbime në Institucionet e Varësisë
    • Karta e Qytetarit
    • Legjislacioni
    • Rezervo sportelin e biznesit
    • Gjurmo aplikimin
    • Numri i gjelbër
    • Vlerëso shërbimin
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Të dhëna mbi shërbimet publike
    • Aplikacioni eTirana
    • Aplikacioni Tirana Ime
    • Walkability App
  • E drejta e Informimit
    • Programi i Transparencës
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Regjistri i kërkesave
    • Buxheti
    • Open Data
  • Njoftimi dhe konsultimi publik
    • Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
    • Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike
  • Njoftime/Sondazhe
    • Njoftime
    • Sondazhe
  • Flasim Hapur
    • Ankesa, Sugjerime
    • Stop Korrupsionit
    • Rezervo takim në Njësinë Administrative
  • Transparencat
    • KET
  • Zëri yt
    • Forum
    • Planifikim dhe Zhvillim Territori
    • Rinia
    • Financim Projektesh
    • Rrjeti i Vullnetarëve
    • Këndi i BE
    • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
    • Sinjalizim
    • Ndihma Juridike Falas
  • Harta
    • Bare
    • Restorante
    • Turizëm
    • Kulturë
    • Transporti
    • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128

Urgjenca - 127

Policia - 129

  • Organet e Qeverisjes Vendore
    • Këshilli Bashkiak
      • Kryetari i Këshillit
      • Sekretari i Këshillit
      • Anëtarët e Këshillit Bashkiak
      • Grupet e Këshilltarëve
      • Komisionet
      • Agjenda e mbledhjeve
      • Vendime
      • Projekt vendimet
      • Legjislacioni dhe Rregulloret
      • Njoftimet
      • Informacion mbi dëgjesat publike
      • Regjistri elektronik i shkresave
      • Buletini
      • Të tjera
    • Të reja
      • Lajme
      • Njoftime
      • Aktivitete
      • Aplikacione për Qytetarin
    • Legjislacion
      • Legjislacioni
    • Kryetari i Bashkisë
      • Kryetari i Bashkisë
      • Nënkryetarët
      • Urdhëresa të kryetarit
      • Vendime
    • Administrata
      • Organigrama
      • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
      • Punësimi
      • Marrëveshje bashkëpunimi
      • Praktika
      • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
      • Web Challenge Tirana
      • Fillo me një ide- Fito një internship
    • Edukimi
      • Çerdhe
      • Kopshte
      • Shkolla
  • Kultura & Sport
    • Projekte Kulturore
      • Prioritete Kulturore
      • Kalendari i aktiviteteve
      • Aktivitete Kulturore
      • Thirrje për aplikime
    • Trashëgimia Kulturore
      • Mbi Trashëgiminë Kulturore
      • Trashëgimia Kulturore materiale
      • Trashëgimia Kulturore jo materiale
      • Prioritete
      • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
      • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
      • Kontakt
    • Evente Sportive
      • Aktivitete me foto dhe video
    • Projekte Sportive
      • Thirrje për aplikime
    • Shkolla Qendër Komunitare
      • Shkollat
      • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Turizëm
    • Historiku i Tiranës
      • Tirana - Pak histori
      • Trashëgimia dhe Arkitektura
    • Planifiko udhëtimin tënd
      • Si të vish në Tiranë
      • 1,2,3 ditë në Tiranë
      • Itinerar në Tiranë
      • Harta e qytetit
      • Duke shëtitur Tiranën
    • Zbulo Tiranën
      • Harta turistike e Tiranës
      • Atraksionet në Tiranë
      • Muze
      • Galeri dhe hapësira arti
      • Teatro dhe Kinema
      • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
      • Rrethinat e Tiranës
    • Agrobiznes
      • Agroturizëm
      • Restorante tradicionale
      • Punishte dhe artizane
      • Bujtina
    • Ha, Pi, Bli
      • Akomodim
      • Restorante
      • Bare
      • Jeta e natës
      • Zona shopping
    • Aeroporte & Transport
      • Aeroporte
      • Biçikleta me qera
      • Linjat Urbane
      • Makina me qira
      • Terminale
    • Kontakte dhe shërbime
      • Emergjenca dhe Spitale
      • Info Point
      • ATM
      • Zyra Postare
      • Biblioteka
      • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
      • Kontakto
  • Ekonomi & Biznes
    • Biznesi
      • Investo në Tiranë
      • Udhëzues për Start Ups
      • Ekosistemi i Start-up
      • Situata aktuale në Tiranën Urbane
      • Zona Rurale e Tiranës
      • Suport dhe këshilla
    • Taksimi
      • Llogarit detyrimet lokale
    • Mundësi Financimi
      • Grante
      • Kredi të buta
    • Projekte Strategjike
      • Projekte
      • Plani Veprimit për Zhvendosje Projekti “Lana Zhvillim-Urban” Amendamenti 1
    • Diaspora dhe Migrimi
  • Shërbimet Publike
    • Shërbimet
      • Shërbimet tona
      • Shërbime në Institucionet e Varësisë
      • Karta e Qytetarit
      • Legjislacioni
      • Rezervo sportelin e biznesit
      • Gjurmo aplikimin
      • Numri i gjelbër
      • Vlerëso shërbimin
      • Pyetjet më të shpeshta
      • Të dhëna mbi shërbimet publike
      • Aplikacioni eTirana
      • Aplikacioni Tirana Ime
      • Walkability App
    • E drejta e Informimit
      • Programi i Transparencës
      • Koordinatori për të drejtën e informimit
      • Regjistri i kërkesave
      • Buxheti
      • Open Data
    • Njoftimi dhe konsultimi publik
      • Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
      • Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike
    • Njoftime/Sondazhe
      • Njoftime
      • Sondazhe
    • Flasim Hapur
      • Ankesa, Sugjerime
      • Stop Korrupsionit
      • Rezervo takim në Njësinë Administrative
  • Zëri yt
    • Transparencat
      • KET
    • Zëri yt
      • Forum
      • Planifikim dhe Zhvillim Territori
      • Rinia
      • Financim Projektesh
      • Rrjeti i Vullnetarëve
      • Këndi i BE
      • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
      • Sinjalizim
      • Ndihma Juridike Falas
  • Harta
    • Harta
      • Bare
      • Restorante
      • Turizëm
      • Kulturë
      • Transporti
      • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128
Urgjenca - 127
Policia - 129

Buxheti dhe bilanci i punëve në 3 vjet, dëgjesë me banorët e Njësinë 10

  • Kreu
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Të reja
  • Lajme
  • Buxheti dhe bilanci i punëve në 3 vjet, dëgjesë me banorët e Njësinë 10
Buxheti dhe bilanci i punëve në 3 vjet, dëgjesë me banorët e Njësinë 10

    Erion Veliaj - Youtube

    Twitter

    Tweets by City Of Tirana

    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp
    Text size
    Aa Aa

    Një ditë më parë, gazeta prestigjoze britanike “The Guardian” i kushtoi një shkrim Tiranës dhe ndryshimeve që ka pësuar kryeqyteti shqiptar në tre vitet e fundit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e veçoi artikullin si një dëshmi se energjia me të cilën kryhen punët e qytetit po vlerësohet gjithnjë e më shumë. Nga dëgjesa me banorët e Njësisë 10 për Buxhetin 2019, e zhvilluar në mjediset e rikonstruktuara të shkollës “Qemal Stafa”, Veliaj tha se që punët e mira të vazhdojnë për Tiranën, është jetike shumica në Këshillin Bashkiak, ndaj është e nevojshme që në zgjedhjet e radhës, vota të shkojë për Partinë Socialiste.

    “Gazeta prestigjioze “The Guardian” publikoi një shkrim special për Tiranën, për mënyrën si kanë ndryshuar gjërat në qytetin tonë. Një nga gjërat që vihet re në mënyrë sistematike është sa i sigurt është ky qytet. Në Tiranë ka plot punë për të bërë, por “The Guardian” dhe shumë media kritike po na thonë se ky qytet, pas zgjimit nga letargjia 4-vjeçare, sot është më i mirë”, tha ai. Prandaj, “na duhet sot një shumicë në Këshillin Bashkiak, ashtu siç kemi një shumicë në Parlament. Buxheti që po diskutojmë duhet të kalojë në Këshillin Bashkiak, në të cilin sot fatkeqësisht nuk kemi shumicën absolute. Jam i sigurt se ata të opozitës do të vijnë në ditën e votimeve, por duhet t’i pyesim: Ej, ku keni qenë? Pse keni tre vjet që nuk shkoni në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, që nuk votoni ndihmën ekonomike, pagesat e aftësisë së kufizuar, që nuk votoni kompensimin e energjisë, banesat sociale, bonusin e qirasë për familjet që s’përballojnë dot çmimet e tregut? Pse keni tre vite që nuk votoni asgjë në Bashkinë e Tiranës?”, deklaroi Veliaj.
    Në takimin e djeshëm mori pjesë edhe deputeti i PS në Njësinë 10, Fatmir Xhafaj, i cili theksoi se puna dhe rezultatet janë treguesi më i mirë i punës së kryebashkiakut Veliaj. Ai tha se Veliaj kërkon një mandat të dytë jo për të qëndruar në atë karrige, por për të shërbyer dhe për ta çuar përpara misionin e tij për transformimin e Tiranës.

    “Ka njerëz që ulen në një karrige dhe janë të kënaqur se kanë kapur një karrige; ka njerëz që marrin pushtet dhe janë të lumtur që janë të pushtetshëm; ka njerëz që vijnë për të shërbyer, që kanë një mision që duan të lenë një gjurmë përmes mundësisë që u jep pushteti dhe ky është Erion Veliaj! Katër vjet më parë na është dashur të flisnim se kush është Erion Veliaj, kurse sot nuk na duhet fare të flasim sepse ai dhe ekipi i tij duhet të tregojnë çfarë punësh kanë bërë dhe janë duke bërë. Puna dhe rezultatet janë treguesi më i mirë, CV-ja më e mirë për cilindo. Erion Veliaj hyri për një mision dhe me punë, me rezultate, me atë çfarë ka bërë, është duke kërkuar një mandat të dytë, jo për të vazhduar të qendrojë në atë karrige, por për të shërbyer dhe për ta çuar përpara këtë mision. Gjëja më e mirë e tij është puna”, deklaroi Xhafaj.

    Ndërkaq, kryebashkiaku i Tiranës u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme të mbështesin maksimalisht PS, si e vetmja mënyrë që ritmi i punëve në kryeqytet të mos ndalet. Për të ilustruar rëndësinë e votës, Veliaj solli rastin e suksesshëm të rikonstruksionit të gjimnazit “Qemal Stafa” në kryeqytet, ku falë mbështetjes së qytetarëve investimi po përkthehet edhe në cilësi në arsim. “Ky është realisht një nga ata shembuj që duhet ta përdorim për të thënë: Po, ky investim ka duk! Në qoftë se dikush mendon se vota nuk vlen, ja ku është rasti konkret që voton për të bërë një punë, e cila sjell këtë rezultat”, theksoi Veliaj.
    Në dëgjesën me banorët e Njësinë 10, Veliaj listoi edhe një sërë investimesh të rëndësishme që kanë transformuar tërësisht zonën. “Kemi ndërhyrë në dy blloqe: rehabilituam hapësirën publike te Rruga e Durrësit, zona rreth bustit të “Adem Jasharit” dhe rikualifikuam zonës midis rrugëve “Sami Frashëri” dhe Bulevardit “Gjergj Fishta”, gjithë zonën mbrapa Shallvareve dhe tregut Çam. Kemi bërë asfaltimin e plotë të Rr. “Mujo Ulqinaku” dhe Rr. “Him Kolli”, vendosëm sinjalistikë horizontale e vertikale për gjithë lidhjet e Unazës së Vogël dhe Unazës së Mesme të Tiranës”, tha Veliaj, ndërsa bëri të ditur se është vendosur sinjalistika e plotë në 30 rrugë të kësaj njësie dhe është bërë asfaltimi dhe sistemimi në 45 rrugë të tjera.

    Duke kërkuar bashkëpunimin e banorëve për mirëmbajtjen e investimeve, Veliaj shtoi se këto ndërhyrje kanë rritur vlerën e pronës së qytetarëve. “Kemi bërë një ndërhyrje në fasadat e Rrugës së Durrësit dhe pallatet Shallvare. Është një nga punët tona të para, por fakti se vlera e pronës është rritur disafish do të thotë se zbukurimi i qytetit e ka një peshë, ndaj do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, nënvizoi ai.

    Në këto tre vite Njësia 10 ka njohur investime të rëndësishme edhe në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve, i cili ishte i amortizuar tërësisht dhe datonte që nga vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore. Falë ndërhyrjes së bashkisë, tashmë rrjeti i ri siguron jo vetëm më shumë furnizim, por edhe cilësi më të lartë për konsumatorët. “Kemi filluar me korsitë e biçikletave në Rrugën e Kavajës, po rregullojmë trotuaret, për t’i mbaruar para Vitit të Ri. Një nga arsyet pse ndërhymë në trotuare është vendosja e rrjetit të ri të ujësjellësit, i cili daton në vitet ’57-‘58”, tha kreu i bashkisë. Vetëm në këtë njësi  është bërë rehabilitimi i plotë i 14 rrjeteve të ujësjellës-kanalizimeve.

    Bashkia e Tiranës do të nisë një projekt të veçantë për rehabilitimin e Parkut “Rinia”, për ta kthyer në një tjetër xhevahir të kryeqytetit. “Ka ardhur koha që siç kemi bërë Parkun e Liqenit me një cilësi shumë të lartë, siç janë bërë parqet e sheshit “Skënderbej”, edhe parku “Rinia” ku zbarkon e gjithë Njësia 10, Rr. “Myslym Shyri”, dhe zona e Postës, të trajtohet me të njëjtën cilësi. Duam ta kthejmë në një xhevahir, në një stoli, siç e kanë gjithë qytetet që kemi parë nëpër botë. Do të sjellim një park lojërash, që fëmijët të kenë më shumë hapësirë ku të kalojnë kohën e lirë; pra, të mos jetë thjesht një park tranzit, ku ne presim dikë, por të jetë një park destinacion, ku njerëzit të kenë shumë arsye për të kaluar”, tha Veliaj.

    Kujdes të veçantë Bashkia i ka kushtuar edhe shtimit të lulishteve dhe të hapësirave çlodhëse për banorët e Njësisë 10. Pas shumë vitesh, Bashkia e Tiranës ka nisur dhe hapjen e bibliotekave nëpër lagje, si një mënyrë që të rinjtë të afrohen më shumë librin. Veliaj siguroi se ky projekt do të vijojë edhe në zona të tjera të kryeqytetit. Ndërkohë, për të tretin vit radhazi Bashkia e Tiranës ka nisur fushatën e mbjelljeve në kryeqytet. Kryebashkiaku u kërkoi administratorëve të pallateve që të identifikojnë të gjitha zonat ku mund të mbillen pemë për të shtuar gjelbërimin.


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Pyetje

    • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
    • 0800 0888
    • [email protected]
    • Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

    Bashkia e Tiranës

    • Politikat e privatësisë
    • Kushtet e përdorimit
    • Kontaktoni