Përditësime dhe udhëzime rreth Coronavirus

COVID-19


  • Na Kontaktoni
  • Politikat e Privatesise
  • EN
  • |
  • AL
Menu
Bashkia e Tiranës logo Bashkia e Tiranës logo
13 ℃

18 Maj 2022

0800 0888 Numër falas
Njësitë
Administrative
Tirana map
  • Administrata & Qytetarët
  • Kultura & Eventet
  • Turizëm
  • Sport
  • Ekonomi & Biznes
  • Zëri yt Merrni pjesë
Njësitë
Administrative
Tirana map
Menu Close
  • Administrata & Qytetarët
  • Kultura & Eventet
  • Turizëm
  • Sport
  • Ekonomi & Biznes
  • Zëri yt
  • Harta
  • Aplikime dhe Info të tjera
    • Tirana Shërbime
    • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
    • Rezervim takimi Online
    • Aplikacione për qytetarin
  • Legjislacioni dhe Administrata
    • Kryetari i Bashkisë
    • Nënkryetarët
    • Këshilli Bashkiak
    • Legjislacion
    • Urdhëresa të kryetarit
    • Vendime
    • Organigrama
  • One Stop Shop
    • Detajet e aplikimit
  • Aktivitete dhe Publikime
    • Lajme
    • Aktivitete
    • Njoftime
  • Edukimi
    • Çerdhe
    • Kopshte
    • Shkolla
  • Karriera dhe Vende pune
    • Vende Pune
    • Praktika në Bashki
    • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
    • Tirana Kreative
    • Projekti "Apps Challenge- Tirana"
    • Praktikë Pune Verore pranë Muzeut Vendor “Shtëpia Studio Kadare”
    • Fillo me një Ide- Fito një internship
  • Projekte Kulturore
    • Prioritete Kulturore
    • Kalendari i aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Thirrje për aplikime
    • Projekte të huaja
  • Trashëgimia Kulturore
    • Mbi Trashëgiminë Kulturore
    • Trashëgimia Kulturore materiale
    • Trashëgimia Kulturore jo materiale
    • Prioritete
    • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
    • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
    • Kontakt
  • Eventet
    • Aktivitete me foto dhe video
  • Historiku i Tiranës
    • Tirana - Pak histori
    • Trashëgimia dhe Arkitektura
  • Planifiko udhëtimin tënd
    • Si të vish në Tiranë
    • 1,2,3 ditë në Tiranë
    • Guida dhe Itinerare
    • Harta e qytetit
    • Strolling Tirana
  • Zbulo Tiranën
    • Atraksionet në Tiranë
    • Muze
    • Galeri
    • Teatro dhe Kinema
    • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
    • Rrethinat e Tiranës
  • Agrobiznes
    • Agroturizëm
    • Restorante tradicionale
    • Punishte dhe artizane
  • Ha, Pi, Bli
    • Akomodim
    • Restorante
    • Bare
    • Jeta e natës
    • Zona shopping
  • Aeroporte & Transport
    • Aeroporte
    • Linjat Urbane
    • Terminale
    • Stacionet Ecovolis
  • Kontakte dhe shërbime
    • Emergjenca dhe Spitale
    • Info Point
    • ATM
    • Zyra Postare
    • Biblioteka
    • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
    • Kontakto
  • Shkolla Qendër Komunitare
    • Shkollat
  • Aktivitetet Online
    • Yoga
    • Turne Shahu
    • Ec Vrapo Pedalo
  • Biznesi
    • Investo në Tiranë
    • Udhëzues për Start Ups
    • Ekosistemi i Start-up
    • Situata aktuale në Tiranën Urbane
    • Zona Rurale e Tiranës
    • Suport dhe këshilla
  • Taksimi
    • Llogarit detyrimet lokale
  • Mundësi Financimi
    • Grante
    • Kredi të buta
  • Projekte
    • Shtrati i Lumit Lana- Zhvillim Urban
  • Diaspora dhe Migrimi
  • Transparencat
    • Buxheti
    • Open Data
    • KET
    • Programi i transparencës
    • Konsultimi Publik
  • Zëri yt
    • Kontakto Këshilltarët
    • Forum
    • Planifikim dhe Zhvillim Territori
    • Rinia
    • Anketime
    • Financim Projektesh
    • Rrjeti i Vullnetarëve
    • Këndi i BE
  • Harta
    • Bare
    • Restorante
    • Turizëm
    • Kulturë
    • Transporti
    • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128

Urgjenca - 127

Policia - 129

  • Administrata & Qytetarët
    • Aplikime dhe Info të tjera
      • Tirana Shërbime
      • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
      • Rezervim takimi Online
      • Aplikacione për qytetarin
    • Legjislacioni dhe Administrata
      • Kryetari i Bashkisë
      • Nënkryetarët
      • Këshilli Bashkiak
      • Legjislacion
      • Urdhëresa të kryetarit
      • Vendime
      • Organigrama
    • One Stop Shop
      • Detajet e aplikimit
    • Aktivitete dhe Publikime
      • Lajme
      • Aktivitete
      • Njoftime
    • Edukimi
      • Çerdhe
      • Kopshte
      • Shkolla
    • Karriera dhe Vende pune
      • Vende Pune
      • Praktika në Bashki
      • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
      • Tirana Kreative
      • Projekti "Apps Challenge- Tirana"
      • Praktikë Pune Verore pranë Muzeut Vendor “Shtëpia Studio Kadare”
      • Fillo me një Ide- Fito një internship
  • Kultura & Eventet
    • Projekte Kulturore
      • Prioritete Kulturore
      • Kalendari i aktiviteteve
      • Aktivitete Kulturore
      • Thirrje për aplikime
      • Projekte të huaja
    • Trashëgimia Kulturore
      • Mbi Trashëgiminë Kulturore
      • Trashëgimia Kulturore materiale
      • Trashëgimia Kulturore jo materiale
      • Prioritete
      • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
      • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
      • Kontakt
    • Eventet
      • Aktivitete me foto dhe video
  • Turizëm
    • Historiku i Tiranës
      • Tirana - Pak histori
      • Trashëgimia dhe Arkitektura
    • Planifiko udhëtimin tënd
      • Si të vish në Tiranë
      • 1,2,3 ditë në Tiranë
      • Guida dhe Itinerare
      • Harta e qytetit
      • Strolling Tirana
    • Zbulo Tiranën
      • Atraksionet në Tiranë
      • Muze
      • Galeri
      • Teatro dhe Kinema
      • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
      • Rrethinat e Tiranës
    • Agrobiznes
      • Agroturizëm
      • Restorante tradicionale
      • Punishte dhe artizane
    • Ha, Pi, Bli
      • Akomodim
      • Restorante
      • Bare
      • Jeta e natës
      • Zona shopping
    • Aeroporte & Transport
      • Aeroporte
      • Linjat Urbane
      • Terminale
      • Stacionet Ecovolis
    • Kontakte dhe shërbime
      • Emergjenca dhe Spitale
      • Info Point
      • ATM
      • Zyra Postare
      • Biblioteka
      • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
      • Kontakto
  • Sport
    • Shkolla Qendër Komunitare
      • Shkollat
    • Aktivitetet Online
      • Yoga
      • Turne Shahu
      • Ec Vrapo Pedalo
  • Ekonomi & Biznes
    • Biznesi
      • Investo në Tiranë
      • Udhëzues për Start Ups
      • Ekosistemi i Start-up
      • Situata aktuale në Tiranën Urbane
      • Zona Rurale e Tiranës
      • Suport dhe këshilla
    • Taksimi
      • Llogarit detyrimet lokale
    • Mundësi Financimi
      • Grante
      • Kredi të buta
    • Projekte
      • Shtrati i Lumit Lana- Zhvillim Urban
    • Diaspora dhe Migrimi
  • Zëri yt
    • Transparencat
      • Buxheti
      • Open Data
      • KET
      • Programi i transparencës
      • Konsultimi Publik
    • Zëri yt
      • Kontakto Këshilltarët
      • Forum
      • Planifikim dhe Zhvillim Territori
      • Rinia
      • Anketime
      • Financim Projektesh
      • Rrjeti i Vullnetarëve
      • Këndi i BE
  • Harta
    • Harta
      • Bare
      • Restorante
      • Turizëm
      • Kulturë
      • Transporti
      • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128
Urgjenca - 127
Policia - 129

Çelet në Baldushk panairi me gatime dhe prodhime artizanale të punuara nga gratë e vajzat

  • Kreu
  • Administrata & Qytetarët
  • Aktivitete dhe Publikime
  • Lajme
  • Çelet në Baldushk panairi me gatime dhe prodhime artizanale të punuara nga gratë e vajzat
Çelet në Baldushk panairi me gatime dhe prodhime artizanale të punuara nga gratë e vajzat

    Erion Veliaj - Youtube

    Twitter


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp
    Text size
    Aa Aa

    Në pikat hyrëse të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës do të ngrejë tregje të posaçme për tregtimin e produkteve bujqësore bio në fundjavë. Nismë e cila u vjen në ndihmë fermerëve të zonës, i jep një dorë ekonomisë lokale dhe sisiplinon shitjen e tyre produkteve.

    Në panairin e organizuar me gatime, prodhime dhe punime artizanale të punuara nga gratë dhe vajzat e njësisë Baldushk, ku morën pjesë Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se nisma gjeneron ekonominë e zonave përreth qytetit. “Do të shfrytëzojmë të gjitha hyrjet në Tiranë; nëse Dajti dhe Shëngjergji e kanë hyrjen nga Kinostudio, bashkë me njësitë 3 dhe 4 do të ngrejmë një treg për të shtunën dhe të dielën, në një vend që e cakton bashkia, që tregtarët të shesin sa të duan, pa pagesë. Nëse nga Rruga e Elbasanit e ka aksesin Baldushku, Bërzhita, Farka, Petrela, Krraba, atëherë diku në hyrje të rrugës së Elbasanit do të ngrejmë një treg, ku në fundjavë të shiten të gjitha produktet bio. Pra, edhe shesim produktet, edhe nuk shpërndahemi në çdo hyrje pallati, ku sigurisht edhe për banorët është një lloj bezdie”, shpjegoi Veliaj.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë duke konsumuar produkte vendase, të cilat garantojnë cilësi të lartë. “Fshati ka 100 të mira, por ne duam që një produkt të jetë marka e një fshati. Sikur t’i vëmë nga një markë secilit prej fshatrave, realisht kemi bërë diçka të madhe sepse nëse nuk promovojmë gjërat tona, kush do i promovojë ato? Secili prej nesh mund të jetë një agjent marketingu. Nëse përfshihemi në nismat që ka ministria dhe qeveria për zonat rurale, realisht mund të kemi një mrekulli të agroturizmit në Tiranë”, nënvizoi ai.

    Komuna e Baldushkut është një nga zonat që ka përfituar më shumë gjatë këtyre tre viteve, kjo edhe falë ndarjes së re administrative, duke u bashkuar me Bashkinë e Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj siguroi banorët se investimet në këtë zonë nuk do të ndalen, pasi krahas rrugës së re që ka përfunduar, do të nisë investimi për ndërtimin e qendrës së komunës, për ta kthyer në atraksion turistik. “Fakti që bashkia ndërtoi rrugën, të cilën komuna me buxhetin e saj s’do ta bënte dot kurrë, fakti që janë bërë disa qendra fshatrash, fakti që disa fshatra i kemi futur te projekti i qeverisë për ‘100 fshatrat’, do të thotë se është rritur vëmendja për zonat rurale. Si bashki, vitin tjetër do të bëjmë gjithë qendrën e komunës, për ta kthyer në pikë turistike, që njerëzit të vijnë në Baldushk”, nënvizoi Veliaj.

    Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, përshëndeti nismat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për krijimin e tregjeve me qëllim mbështetjen e fermerëve. Peleshi theksoi se modeli i ndërtuar nga Bashkia e Tiranës do të duhet që të replikohet edhe nga njësitë e tjera lokale. “Bashkia e Tiranës ka ndërtuar një model të cilin duhet ta dëgjojnë të gjithë kryetarët e bashkive, në të gjithë Shqipërinë; duke nisur nga një produkt, nga gjeli i detit të këtij fshati, arriti ta vendosë atë shumë shpejt në qendër të vëmendjes të gjithë Shqipërisë. Kjo do të thotë të ndërtosh marketing, biznes, ekonomi. Sikur t’i kthejmë të gjitha ato në produkte që sjellin të ardhura, që shiten, të ndërtojmë tregje të reja atje ku ka mundësi, ku ka njerëz, atëherë në fshat, ditë pas ditë, do të arrijmë të ndërtojmë arsyet se pse familjet që jetojnë në fshat nuk duhet të ndihen që kanë bërë një zgjedhje të gabuar, por duhet të ndihen që kanë bërë zgjedhjen e duhur”, u shpreh ai.

    Kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti, tha se gratë kanë një rol të veçantë në zhvillimin e shoqërisë dhe kontributi i tyre në zonat rurale është faktor kyç në rritjen e mirëqenies dhe ekonomisë së një vendi. Ajo vlerësoi mbështetjen maksimale që Bashkia dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë dhënë për promovimin e produkteve të zonës dhe të grave. “Kemi marrë mbështetjen maksimale, qoftë të Bashkisë dhe të Ministrisë së Bujqësisë, për të promovuar të gjitha produktet e zonave dhe mbi të gjitha në mënyrë të veçantë të grave. Kur i promovojmë këto dhe i shesim, e nga tjetër arrijmë të kemi edhe mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë për pjesën e prodhimit, paketimit, arrijmë të sigurojmë të ardhura më shumë për familjet tona dhe mbi të gjitha të investojmë për familjet tona”, deklaroi Gjylameti.


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Pyetje

    • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
    • 0800 0888
    • info@tirana.al
    • Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

    Bashkia e Tiranës

    • Politikat e privatësisë
    • Kushtet e përdorimit
    • Kontaktoni