Colour Day Festival erdhi me edicionin e tij të katërt në datë 20 maj, në Sheshin Skënderbej me një shpërthim ngjyrash si asnjëherë më parë.
Colour Day Festival Albania është festivali më i madh outdoor në Tiranë, patentë e Color Day Athens e që vjen ekskluzivisht nga shoqata “URA” me mbështetjen e Bashkisë Tiranë. Colour Day Festival kësaj here pati fokus te aktivitetet e shumta dhe cirku, duke e kthyer vendin në një arenë të vërtetë argëtimi.
Ajo çka e bën të veçantë këtë festival janë shpërthimet masive të ngjyrave të larmishme të cilat i japin një atmosferë unike të gjith festivalit. Artistët e përzgjedhur për të performuar në Color Day Festival Albania ishin nga më të mirët e skenës shqiptare por edhe të huaj, në këtë festival pati pjesëmarrje të disa DJ-ve të njohur të cilët sa herë që perfomojnë elektrizojnë vendin me performancat e tyre.
Ky festival ka pjesë të rëndësishme socializimin e të rinjve me njeri-tjetrin, ku njerzit mund të argëtohen duke ngjyrosur ëndrrat e tyre me pluhurat shumënjyrëshe dhe shërben si një pikëtakimi i rëndësishëm duke tërhequr të rinj nga rajoni të bashkohen në këtë festival.
“Colour Day Festival” ofron argëtim dhe interaktivitet gjatë gjithë festivalit, jo vetëm muzikë energjike që është në trend por edhe supriza për besnikët e përvitshëm të këtij festivali.
Ky projekt ka target grup kryesisht të rinjtë nga 14-30. Sigurisht nuk munguan as pjesëmarrësit e grupmoshave të tjera të cilet vijnë për tu argëtuar në festival.
Si një projekt madhor audienca që tërheq është e madhe si nga Shqipëria por dhe nga vende të tjera.