Text size
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Letërsisë për Fëmijë, 2 prillit, Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Qendrën e Kulturës dhe Edukimit për Fëmijë, organizuan një aktivitet kushtuar letërsisë dhe autorëve shqiptarë, që kanë dhënë kontribute në letërsinë për fëmijë. Aktiviteti u përshëndet nga përfaqësues të Bashkisë Tiranë, drejtoresha e Qendrës së Librit, Alda Bardhyli si dhe gazetarja dhe drejtuesja e Qendrës së Kulturës dhe Edukimit Anisa Ymeri.U kujtuan sot shkrimtarët, Tasim Gjokutaj në 80 - vjetorin e lindjes dhe Bedri Dedja në 20 - vjetorin e vdekjes. Të pranishmit lexuan pjesë nga letërsia e tyre artistike, duke nderuar edhe një herë kontributin e dhënë në zhvillimin e kulturës në tërësi dhe atë të artit letrar për fëmijë.
Pati të ftuar edhe shkrimtarë të tjerë të letërsisë për fëmijë, si: Teuta Kasoruho, Anila Mullahi dhe bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë, Shkëlzen Zalli. Fëmijët e pranishëm, lexuan pjesë të ndryshme dhe patën mundësi të pyesnin të ftuarit për shkrimtarët e preferuar, teknikat e të shkruarit, fillimet e tyre në krijimtari, etj.
Një ditë e bukur që i dha gjallëri Parkut Rinia në kryeqytet.