Me rastin e 110 Vjetorit të Pavarësisë, në mbrëmjen e 28 Nëntorit 2022, Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me njohje ndërkombëtare debutoi në një Koncert në Sheshin “Skëndërbej” me praninë e rreth 200 mijë vetave, të rinj e të reja që ishin mbledhur për këtë ngjarje.
Gjatë vitit 2022, Dua Lipa ka organizuar 94 koncerte të Turit "Future Nostalgia" përreth Globit duke e finalizuar me këtë spektakël madhështor në Tiranë.
Koncerti u ofrua falas për të gjithë qytetarët e Tiranës të interesuar.
Pjesëmarrja dhe entuziazmi i njerëzve ishte mbresëlënës.
Gjatë këtyre ditëve në Tiranë Dua Lipa mori edhe shtetësinë shqiptare në një ceremoni të organizuar për këtë qëllim nga Bashkia e Tiranës me pjesëmarrjen e Kryetarit, zotit Erion Veliaj.