Text size
Ekspozita “Tirana me syrin e një turisti” e piktorit Gjergji Meta erdhi në Tiranë nga data 15 deri në 25 shtator 2023, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë.Autori, Gjergj Meta është një piktor i njohur, i cili ka ne cv-në e tij një numër ekspozitash personale si dhe bashkëpunimesh brenda dhe jashtë vendit..
E veçanta e kësaj ekspozite ishte vendosja e artistit në rolin e një turisti ndërkombëtar që viziton Tiranën. Duke u vendosur në syrin dhe mendjen e një turisti, artisti ka dashur te zbulojë shijen, vëmendjen dhe emocionet që shkakton përballja e parë me realitetin tonë.
Sipas konceptit kuratorial të autorit, kjo Ekspozitë u organizua në katër ekspozita lëvizëse brenda kryeqytetit.
Dita e parë e ekspozitës ishte çelja përpara Galerisë së Artit të Tiranës-GAT. Veprat u vendosën në mënyrë të organizuar mbi kavaleta në funksion optimal te shikueshmërisë po edhe komoditetit të turistëve, veçanërisht të qindra qytetarëve që ndalën e shijuan punimet e artistit jo vetëm për formatin dhe numrin e lartë të pikturave por edhe për realizimin e veprave të artistit.
Lokacioni i 2- të. Në ditët në vazhdim, Ekspozita u zhvendos në një ambient tjetër të hapur dhe pikërisht në hapësirën midis kolonave në sheshin “Nënë Tereza”. Me qindra qytetarë vendas dhe të huaj kanë ndalur dhe kanë bërë foto e video duke i shpërndarë nëpër instagramet e tyre. Kështu u mbyll dhe lokacioni i dytë i këtij projekti.
Lokacioni i 3-të. Më pas Ekspozita u organizua tek Piramida e Tiranës, një vend tepër i frekuentuar së fundimi pas rikonstruksionit, me një koncept modern që e ka kthyer në një institucion qe do t’u shërbejë të rinjve shqiptarë për studim dhe turistëve për ta vizituar. Kavaletat kësaj radhe u vendosën në rrathë dhe përshkonin gati gjithë pjesën anësore të ekspozitës në një rrugë që është shumë e rrahur nga kembësorët e veçanërisht nga turistët e huaj, që s’pushonin në grupe të mëdha por edhe individë që ndalnin e shihnin ekspozitën me kureshtje.
Lokacioni i 4-t dhe i fundit i përzgjedhur nga artisti ishte në Sheshin “Skënderbej”, nën strehën me harqe të betonta poshtë Kullës së Sahatit.
"Tirana me syrin e një turisti" ishte një Ekspozitë interesante dhe eksperiencë origjinale si për qytetarët tiranas edhe për turistët e huaj.