Text size
Kryetari i Bashkisë, z. Erion Veliaj priti në zyrën e tij këngëtaren lirike me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho, e cila ndodhet këtë gusht në Tiranë me rastin e koncertit të saj “Rikthimi i dallëndyshes”, organizuar në vigjilje të 50-Vjetorit të saj.Në përfundim të këtij takimi z.Veliaj u shpreh:
"Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, do të na magjepsë sot në koncertin e saj në Teatrin e Operas dhe Baletit. I dhurova "Kullën e Sahatit" si simbol të kthimit në shtëpi dhe mirënjohjes për kontributin e saj të jashtëzakonshëm si imazh i Shqipërisë moderne.
Mirënjohës që je pjesë e Tiranës sonë të dashur, Ermonela!"