
Text size
Krenaria jonë në çdo skenë ndërkombëtare lirike, Ermonela Jaho, pasi ka "shtegtuar" në mbarë botën, rikthehet aty ku nisi gjithçka, në Shqipëri, në një natë magjike në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, së bashku me tenorin amerikan Charles Castronovo, duke ngritur peshë publikun me zërin e saj qiellor.I mbështetur nga Bashkia Tiranë dhe donatorë të tjerë, koncerti "Rikthimi i Dallëndyshes" u zhvillua, në mbrëmjen e 4 Gushtit nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur italian Jacopo Sipari di Pescasseroli.








