Mes duartrokitjeve dhe ovacioneve të forta të publikut, u mbyll Edicioni i 18-të i Festivalit Nderkombëtar të Vokalit Operistik "Marie Kraja", i cili solli një konkurencë të fortë mes 15 këngëtareve, që intepretuan në dy kompeticione, në “Gara e arieve” dhe “Gara e kengëve”.
Ky festival ndërkombëtar u drejtua nga regjisori ukrahinas Anatoliy Solovianenko, nëndrejtor i Operas së Kievit.
✅️Juria e përbërë nga drejtorët e përgjithshëm të disa teatrove europiane, kryesuar nga Presidentja e Opera Europa, Anna Maria Meo, vlerësoi me çmime 4 këngëtarë mes 15 konkurentëve pjesëmarrës:
1️⃣Cmimi i parë, “ Marie Kraja” - Carolina Lopez Moreno, soprano / Gjermani.
2️⃣Cmimi i dytë - Samueol Park, bariton / Korea e Jugut.
3️⃣Cmimi i tretë - Yulia Merkudinova, soprano / Ukraine.
4️⃣Cmimi i këngës - Yulia Merkudinova, soprano / Ukrahine.
Çmimi i parë iu dorëzua në skenë sopranos fituese, nga zoti Erion Veliaj - Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, e cila i dha mbështetjen kryesore këtij Festivali.