Text size
Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve ngritur në vijim të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë nr. 8217, datë 24.02.2022 për “Ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve për Fondin e Komuniteteve” për thirrjen e muajit Dhjetor të vitit 2022, vendosi të shpallë fitues aplikimet e mëposhtme:
- Aplikimin me nr. prot. 3770, datë 24.11.2022, nga Njësia Administrative nr. 9, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 42620, datë 02.12.2022, nga administratori z. Enver Peposhi, për projektin “Përmirësimi dhe termoizolimi i fasadave të ndërtesës nr. 41, rruga “Sulejman Pasha”, Njësia Administrative nr. 9, Tiranë”.
- Aplikimin me nr. prot. 4214, datë 14.12.2022, nga Njësia Administrative nr. 5, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 44576, datë 16.12.2022, nga administratori z. Klevi Çollari, për projektin “Vendosje ashensori në objekt ekzistues me kod 26/1, rruga “Kristo Flloqi”, Njësia Administrative nr. 5, Tiranë”.
- Aplikimin me nr. prot. 3388/1, datë 02.12.2022, nga Njësia Administrative nr. 8, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 42814, datë 05.12.2022, nga administratoria znj. Xhumaile Taho, për projektin “Rikonstruksion pë rritjen e eficensës energjitike të fasadës Veriore të pallatit nr. 25, rruga “Musa Maçi”, Njësia Administrative nr. 8, Tiranë”.
- Aplikimin me nr. prot. 4348, datë 19.12.2022, nga Njësia Administrative nr. 7, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 45453, datë 22.12.2022, nga administratori z. Isidor Koti, për projektin “Vendosje e ashensorit në pallat ekzistues nr. 149, rruga “Kavajës”, Njësia Administrative nr. 7, Tiranë”.
- Aplikimin me nr. prot. 3153, datë 20.12.2022, nga Njësia Administrative nr. 10, protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 45283, datë 21.12.2022, nga administratori z. Isidor Koti, për projektin “Modernizim ashensori në pallatin ekzistues ndërtesa nr. 29, rruga “Hajdar Hidi”, Njësia Administrative nr. 10, Tiranë”.