
Mirëmbrëma të gjithëve!
I nderuar Z. Kryeministër, Kryetar i Kuvendit, deputetë, përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues të trupave diplomatike, profesorë, gazetarë, artistë, sportistë, miq e tëftuar!
Një përshëndetje speciale për 100 nxënësit me të gjitha 10a, që janë sot mes nesh - ju lutem takojini ata një moment sontese me gjasë, pas 20 vjetësh, do të jenë drejtuesit e rinj të këtij qyteti e këtij vendi.
Mirë se keni ardhur në festën më të madhe të ditëlindjes, ku keni qenë ndonjëherë! Mirë se keni ardhur në 100 vjetorin e Tiranës Kryeqytet! Sa prej jush kanë festuar 100 vjetorin e dikujt apo diçkaje? Me shpresë se të gjithë do të rrojmë 100 vjet, jam i sigurt se 100 vjetori i Tiranës do të jetë gur kilometrik i paharruar në jetën e secilit prej nesh!
Ku ka si Tirona? - thotë kënga jonë e njohur.
Nuk e di nëse ndonjëri nga ju e ka vënë re, pormeqë kemi edhe koncertin sot në darkë në sheshin “Nënë Tereza”, me këngët popullore me të mira, në çdo këngë që është shkruar për këtë qytet, tre gjëra janë gjithmonë të pranishme: Muzika (Ahengu), e bukura (lulet) dhe (pasioni) dashuria. Tre pika mbështetje të gjithë ethosit të atij që quhet “mentaliteti tirons”.
Kjo më ka bërë të mendoj se pavarësisht sesa të ndryshëm mund të jemi në mendime, kur debatojmë për shije muzikore, a rrekemi me zell për ngjyrën e luleve e llojin e pemëve të mbjella, apo kur cytemi me dyshim pse u bë kjo apo ajo punë, prapëseprapë asnjëri nuk thotë: s’dua të ketë më muzikë, nuk duhet të ketë më estetikë e duhet ndaluar dashuria e pasioni me të cilin bëjmë gjërat.
Që 100 vite më parë nuk kemi vuajtur ndonjëherë nga uniformiteti i mendimit në këtë qytet. E bukura e Tiranës qëndron pikërisht këtu:
Den-baba-denas, apo të ardhur, tëmoshuar apo fëmijë, të rinj apo tërritur, shqiptarë apo të huaj, tëmartuar apo beqarë, myslimanë, katolikë, ortodoksë, bektashianë, protestantë, hebrenj apo ateistë, tëshkolluar, zanatçinj, akademikë, ushtarakë, artistë, sportistë, tëlexuar, të ushtruar... Nuk ka rëndësi për sa jeni këtu, një muaj, një vit, pesë ditëlindje apo katër fëmijë, tre breza apo një dimër. Për ju sheshi “Skënderbej” do të jetënjësoj i gjerë, Parku i Liqenit do të jetë njësoj i qetë, dëfrimet e mbrëmjeve do të ofrojnë të njëjtin entuziazëm, dhe rrugët e qytetit do të jenë njësoj të gjalla. Tirana na do të gjithëve njësoj!
Nuk e di sa prej jush i ndoqën parmbrëmë çmimet Oscar, por në fjalimin e aktorit Joaquin Phoenix, nuk m’u shqit nga mendja një fjali, që pak a shumë përkthehet kështu: “Mendoj se, pikërisht kur mbështesim njëri-tjetrin, nxjerrim më të mirën tonë”. E kjo më bëri të pyesja veten: po ne shqiptarët, “tironsit”, vallë, kur japim më të mirën tonë? E m’u desh t’i kthehesha pak historisë tonë si komb për tëkujtuar se në fakt, ne japim më tëmirën tonë kur jemi të gjithë bashkë. Shikoni epokën e Skënderbeut, kur u bëmë bashkë për të luftuar për liri. Shikoni ditët e prag-Pavarësisë, kur u bëmë sërish bashkë për të deklaruar mëvetësinë. Javën e kaluar, jo pa qëllim, udhëtuam në Lushnje-Rrogozhinë-Kavajë-Shijak, për të risjellë ndërmend sesi 100 vite më parë u bëmë bashkë për të sjellë qeverinë në Tiranën e saposhpallur Kryeqytet të Shqipërisë nga Kongresi i Lushnjes. Vazhdojmë me Luftën e Dytë Botërore, sesi u bëmë bashkëkundër nazi-fashistëvepër çlirimin e Shqipërisë. E për të ardhur në vitet 1990, kur studentët u bënë sërish bashkë për të hedhur poshtë diktaturën komuniste – madje, pikërisht në këtë dhomë është zhvilluar takimi me studentët e qeverinë e kohës. Ndaj e dua kaq shumë punën në Bashki, se nga vetë emri është produkt i gjërave që bëjmë BASHKË!
E kur kujtoj sesi kjo bashki u bë gjithashtu etalon i rimëkëmbjes në vitet 2000-2011 kur drejtohej nga Edi Rama, që riktheu ngjyrat, çliroi hapësirat si Lana e Parku Rinia, e që e futi qytetin në tjetër ligë me botën - mbushem me shpresë se s'ka gjë të pamundur kur bëhemi bashkë.
Edhe ky pallat ku jemi sot e ilustron më mirë se çdo gjë tjetër historinë e Tiranës në këto 100 vjet. I nisur nga Mbreti Zog I në 1936, kur projektin e mori në dorë Gherardo Bosio dhe me detaje e shumë dashuri përfundoi njëkryevepër, të vetmen dhe atipike për arkitekturën fashiste të asaj kohe. Para pak takova mbesat e Bosios që kishin zbuluar sesi gjyshërit në vitet e luftës i blenë me paratë e tyre e jo të shtetit edhe perdet e karriget e kësaj dhome, siç bënë Tufinat me sahatin - vendas e të huaj në shërbim të një kauze - Tiranës moderne! Pas viteve 90’ këtu u pritën si në një hapësirë të paraqitshme në Shqipërinë e varfër të tranzicionit miqtë e rinj e të vjetër të një vendi të rigjetur. Dhe sot, jo vetëm që është i hapur për mëshumë aktivitete dhe më shumë miq, por është edhe park publik për çdo qytetar, pa protokoll e pa kod veshje.
Të gjitha këto simbole të vogla dhe të mëdha i kemi bërë BASHKË!
Sepse kur jemi bashkë, jemi qenie më të mira njerëzore; jemi shqiptarë më të mirë; jemi “tironsa” më të mirë, që punojmëpër suksesin e qytetit ku kemi vendosur të jetojmë dhe të rrisim fëmijët tanë; kur bashkëpunojmëdhe ndihmojmë njëri-tjetrin të ecim përpara; kur e edukojmë njëri-tjetrin; kur e udhëheqim atë qëkemi në krah në rrugën e ringritjes!
Këto kam mësuar në ditët e javët pas tërmetit të 26 nëntorit! Sigurisht, në këtë 100 vjetor të Tiranës duhet të ringrihemi edhe nga goditja e fortë në nofulla që na dha ajo fatkeqësi natyrore. Por, edhe kësaj ia dalim vetëm BASHKË!
Edhe sot, këtu, jemi BASHKË! Do të doja që kështu të ishim edhe jashtë këtyre mureve.
Kjo mbrëmje është mjaft e rëndësishme për ne, jo vetëm për të reflektuar mbi atë çka është bërë dëri më sot, po për atë qëduam të projektojmë për qytetin që duam në 100 vitet e ardhshme.
Gjatë këtij përvjetori shpresojmë të bëjmë pikërisht këtë:
Të kuptojmë historinë tonë, rrugën që na ka sjellë këtu ku jemi sot dhe sesi na ka dhënë formën tashmë, jo vetëm si qytet, por edhe si individë, familje, qytetare. Tëkuptojmë cilët jemi e nga vijmë për të ditur sesi të përmirësohemi e ku duam të shkojmë.
Tirana është një punë që nuk mbaron kurrë, shpejtësia e ndryshimeve herë merr hov e herë pengohet, por në finale qyteti vijon të rritet e transformohet, siç nuk ka rreshtur në këto 100 vjet. Për 100 vite numri i popullsisëështë 100 fishuar, nga 10mije banorë në 1 milion, nga një ekonomi modeste me një furrë buke e një treg të imtash, në gjysmën e ekonomisë së vendit, e në epiqendër të shqiptaro-sferës për gjithë rajonin, e nga një fshat shqiptarësh në një metropol me mbi 130 kombësi të huaja.
Tirana është kryeqytet Evropian dhe më bukur se kaq, ështëKryeqyteti Evropian i Rinisë 2022! Ka të rinj të talentuar, energjikë dhe punëtorë. Ka vajza që kodojnë e djem që gatuajnë, ka të Premte për të Ardhmen që pedalojnë me biçikletë dhe shfaqje talentesh, si këta nxënës që janë këtu sot, nëkonkurset Tirana Art Fest, ka platforma debatesh dhe misione vullnetarësh. Ka të rinj që duan të ndryshojnë botën dhe të tjerë që fillojnë duke ndryshuar lagjen.
Tiranën e 100 viteve të ardhshme e duam të gjallë, mikpritëse, në harmoni me natyrën bujare dhe njerëzit gazmorë, të ndërgjegjshme për ngjarjet që na kanë përkulur e mirënjohëse për kurajon me të cilën jemi rimëkëmbur.
Tiranën e duam aktive, popullore, të kultivuar në dije dhe të uritur për progres, e duam miqësore me fëmijët që duan të shkëlqejnë dhe të duruar me ata që përpiqen fort. Dyerhapur për vizitorë dhe sipërmarrës, të fortë ekonomikisht dhe të ndjeshme njerëzisht, solidare dhe me zemrën e madhe, që e ka bërë të rritet tej çdo përmase në këto 100 vitet e para të jetës si kryeqytet.
Nuk është e paarritshme se gjithçfarë përmenda nuk është e re e padëgjuar më parë. Por, siç thonë të urtët, të jemi aq të mirë në ditë të mira sa ç’jemi në ditë të vështira!
Tirana janë njerëzit, Tirana je ti, jemi ne! Ndaj pyetja është, për t'u rikthyer aty ku e nisa: A do jemi bij të zhurmës a të muzikës? A do rrekemi drejt së bukurës, a drejt shëmtisë? A do jemi të përçarjes, a të dashurisë?
Sot e kam zemrën plot dashuri e mirënjohje për secilin prej jush, që punon e ndihmon në ecjen e Tiranës përpara! Ndaj dhe besoj fort se do investohemi të gjithë me pasion që në 100 vitet e ardhshme - që fillojnë nesër - do të përveshim mëngët për të bërë akoma më shumë për Tiranën, zemrën tonë!
Ta gëzojmë 100 vjetorin! Shëndet për ju e familjet tuaja! Lutem çdo mëngjes që Perëndia ta bekojë qytetin tonë e të ndriçojë zemrat e mendjet tona! RroftëTirana, Rroftë Shqipëria, dhe rrofshin miqtë e saj!
Si thonëtironsit: Kush na i mban mënitë, kshu na paftë përditë! E kush na ka inot, kshu na paftë përnotë! Gëzuar!