Në kuadër të ndryshimeve të reja që janë bërë me ligjin Nr. 38/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Bashkisë Tiranë i janë shtuar funksione të reja në fushën e Diasporës dhe të Migracionit.
Në zbatim të nenit 29/1 “Funksionet e bashkive në fushën e diasporës dhe të migracionit”, i cili është shtuar me ndryshimet e reja, Bashkia e Tiranës është përgjegjëse për sa më poshtë:
➢ krijimin e strukturës së posaçme për diasporën dhe migracionin, për administrimin e shërbimeve në nivel vendor, si pjesë administrative e njësisë së vetëqeverisjes vendore;
➢ nxitjen e organizimeve, brenda dhe jashtë vendit, për mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm e forcimin e marrëdhënieve me diasporën dhe emigrantët shqiptarë;
➢ dhënien e ndihmës e të informacionit për çështje që lidhen me fitimin e shtetësisë shqiptare;
➢ dhënien e ndihmës e të informacionit për të interesuarit nga diaspora dhe migracioni, për legjislacionin shqiptar në fushën e investimeve, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për çështjet e investimeve;
➢ koordinimin e bashkërendimin e punës me ministrinë përgjegjëse punët e brendshme, për punët e jashtme dhe për diasporën, për garantimin e dhënies së ndihmës e të informacionit për çështjet që lidhen me diasporën dhe migracionin.”
Me miratimin e këtij ndryshimi ligjor, Bashkia Tiranë ka nënshkruar disa Memorandume Bashkëpunimi, me qëllim vënien në jetë të funksioneve të reja në këtë fushë, të cilat janë:
Memorandum Bashkëpunimi për “Bashkërendimin e Punës për Ngritjen e Strukturës Administrative për Diasporën dhe Migracionin në Qeverisjen Vendore”, i nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Brendshme, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Shoqatës për Autonominë Vendore.
Memorandumin e plotë mund ta lexoni këtu
Memorandum Bashkëpunimi me qëllim implementimin e projektit “Diaspora dhe migrantët të angazhuar në funksion të zhvillimit ekonomik vendor”, në kuadër të Programit “Migracioni & Diaspora”(PMD),i nënshkruar midis Bashkisë Tiranë dhe GIZ GmbH (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar), në Shqipëri;
Memorandumin e plotë mund ta lexoni këtu
Memorandum Bashkëpunimi “Për Promovimin e Pjesëtarëve të Diasporës dhe Bashkërendimin për çështje të lidhura me Diasporën”, i nënshkruar ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Bashkisë Tiranë.
Memorandumin e plotë mund ta lexoni këtu:
Përsa i përket legjislacionit në fushën e migrimit, gjithashtu janë të miratuara një sërë ligjesh të cilat synojnë të rregullojnë qeverisjen e migracionit në Shqipëri. Ndër ligjet më kryesore në këtë aspekt mund të përmendim:
-Ligj Nr. 79/2021 “Për të huajt”;
-Ligj Nr. 10/2021 “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë”;
-Ligj Nr. 18/2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”;
-Ligj Nr. 71/2016 “Për Kontrollin Kufitar”, i ndryshuar