Projekti “Goc Tirone”
Mbrëmjen e 28 shkurtit u mbajt në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve koncerti recital, “Goc Tirone” i këngëtares së mirënjohur Artjola Toska. Ky Koncert - Recital u mundësua nga Bashkia Tiranë.
Koncerti, i cili zgjati pothuajse dy orë e tridhjetë minuta, erdhi tek spektatori 100% live, nëpërmjet muzikës së luajtur me dymbëdhjetë instrumentistë dhe një vokaliste mbështetëse.
Artiola Toska është një këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Eshtë një ndër këngëtaret më të suksesshme të muzikes popullore shqiptare. E nisi karrierën në moshë fare të vogël dhe sot është një ndër emrat më të njohur të muzikës popullore në trevat shqiptare e nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh“ nga Presidenti i Republikës.
Gjatë karrierës së saj numëron 6 albume dhe 6 koncert - recitale. Ndërkohë gjatë aktivitetit të saj ka qënë pjesëmarrëse në koncerte kudo në trevat shqiptare dhe në diasporë SHBA, Australi, Itali, Francë dhe më gjerë.
Në koncert kishte disa të ftuar, artistët e këngës: Sinan Hoxha dhe Bruno, Ansambli i valleve “Arian Plaku”, si edhe kori i fëmijëve të shkollës: “Servete Maçi”. Interesi i publikut për këtë shfaqje muzikore ishte i madh.
Mbrëmjen e 28 shkurtit u mbajt në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve koncerti recital, “Goc Tirone” i këngëtares së mirënjohur Artjola Toska.
Koncerti, i cili zgjati pothuajse dy orë e tridhjetë minuta, erdhi tek spektatori 100% live, nëpërmjet muzikës së luajtur me dymbëdhjetë instrumentistë dhe një vokaliste mbështetëse. Ky Koncert - Recital u mundësua me mbështetjen e Bashkisë Tiranë.
Artiola Toska është një këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Eshtë një ndër këngëtaret më të suksesshme të muzikes popullore shqiptare. E nisi karrierën në moshë fare të vogël dhe sot është një ndër emrat më të njohur të muzikës popullore në trevat shqiptare e nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh“ nga Presidenti i Republikës.
Gjatë karrierës së saj numëron 6 albume dhe shumë koncerte e recitale. Ndërkohë gjatë aktivitetit të saj ka qënë pjesëmarrëse në koncerte kudo në trevat shqiptare dhe në diasporë SHBA, Australi, Itali, Francë dhe më gjerë.