Në kuadër të 85 - Vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, më 28 Janar 2021, , Drejtoria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore organizoi një guidë në qytetin e Tiranës me destinacion final Muzeun Vendor "Shtëpia Studio Kadare".
Në bashkëpunim me qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhi”, nën varësinë e Bashkisë Tiranë, si dhe parimit të përfshirjes së shtresave të margjinalizuara në jetën kulturore të qytetit u ideua ky aktivitet, në të cilën u fol për historikun e krijimit të qytetit, ngjarje të caktuara dhe godinat e veçanta dhe karakteristike që kanë shënjuar historinë e kryeqytetit. Pjesëmarrësit u njohën dhe u informuan për Sheshin "Skënderbej", monumentin e Skënderbeut, Muzeun Historik Kombëtar, Pallatin e Kulturës, Bankën e Shqipërisë, Xhaminë e Et'hem Beut, Kullën e Sahatit etj.
U vizitua Muzeu Vendor "Shtëpia Studio Kadare" dhe të pranishmit u njohën në mënyrë të detajuar me banesën ku ka jetuar autori, kushtet e dikurshme të jetesës dhe veprat kryesore të tij.