Text size
Hapen aplikimet për programin "Fondi i Komuniteteve" për llojet e projekteve të kualifikueshme për bashkëfinancim si më poshtë:
- Mirëmbajtje Fasadash : Këtu përfshihen lyerje dhe suvatim fasadash et. (Neni 6, VKM 608).
- Punimet për eleminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara (Neni 7, VKM 408).
- Projekte ruajtje /eficence energjie apo impakt pozitiv mjedisor: Këtu përfshihet termoizolimi i fasadave, vendosja e paneleve diellore, etj. (Neni 7, VKM 408).
- Mirëmbajtje Taracash: Këtu përfshihet punime hidroizolimi dhe termoizolimi të tarracave, etj. (Neni 7, VKM 408).
- Mirëmbajtje e shesheve (Hapësirave publike dhe/ ose në bashkëpronësi në funksion të blloqeve të banimit, këndeve të lojërave dhe fushave sportive ekzistuese). Këtu përfshihen: rehabilitimi i shtresave të shesheve (pllaka trotuaresh, riparim asfalti apo shtresash të ndryshme), mbjellje bari/ shkurresh/ pemësh dekorative, intsalime stolash/ hapësirash pushimi, vijëzim vendparkimesh dhe sinjalistike brenda bllokut të banimit, riparime të ndriçimit publik ekzistues, etj. (neni 7, VKM 408).