Text size
Bazuar në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 39, datë 03.05.2019 për “Miratimin dhe zbatimin e programit “Fondi i Komuniteteve”, hartuar sipas udhëzuesit operacional për zbatimin e programit “Fondi i Komuniteteve”, hapen aplikimet për programin “Fondi i Komuniteteve”, për llojet e projekteve të kualifikueshme për bashkëfinancim si më poshtë:
- Mirëmbajtje Fasadash: Këtu përfshihen lyerje dhe suvatim fasadash, etj. (Neni 6, VKM 408/2015)
- Punimet për eliminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara (Neni 7, VKM 408/2015)
- Projekte ruajtje/eficence energjie apo impakt pozitiv mjedisor: Këtu përfshihet termoizolimi i fasadave, vendosja e paneleve diellore, etj. (neni 7, VKM 408/2015)
- Mirëmbajtje Taracash: Këtu përfshihet punime hidroizolimi dhe termoizolimi të taracave, etj. (neni 7, VKM 408/2015)
- Mirëmbajtje e shesheve brenda blloqeve të banimit (hapësirave në bashkëpronësi në funksion të blloqeve të banimit, si, por, pa u kufizuar në këndet e lojërave dhe fushave sportive ekzistuese, rehabilitim i shtresave të shesheve (pllaka trotuaresh, riparim asfalti apo shtresash të ndryshme), mbjellje bari/shkurresh/pemësh dekorative, instalime stolash/hapësirash pushimi, vijëzim vendparkimesh dhe sinjalistikë brenda bllokut të banimit, riparime të ndriçimit publik ekzistues, etj. (neni 7, VKM 408/2015), si dhe çdo ndërhyrje tjetër, që sipas legjislacionit në fuqi për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit, konsiderohen në pronësi të përbashkët.