“Hip Hop International Albania”, është një kampionat kërcimi që që u zhvillua për herë të parë në Tiranë në datat 5-7 Maj 2023, me pjesëmarrjen e disa grupeve nga vendi.
Qëllimi i këtij projekti është të aktivizohen të rinjtë me këtë lloj kërcimi dhe ta çohet përpara kultura e kërcimit Hip-Hop Dance.
Projekti synon të jetë afatgjatë duke u shndërruar në një kampionat të përvitshëm.
Aktiviteti kësaj here ishte tre ditor dhe u zhvillua pranë “Resë”, Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, dhe Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Në datë 05 Maj, u zhvillua aktiviteti i parë pranë "Resë", ku morën pjesë 25 konkurentë të përzgjedhur dhe u vlerësuan nga juria profesioniste që shpalli dhe fituesin.
Në datë 06 Maj, u zhvillua aktiviteti i dytë pranë Pallatit të Sportit "Farie Hoti" ku u kryen dhe work-shope dhe seminare për talentet e reja. Me pjesëmarrjen e 150 personave nga qytete të ndryshme të Shqipërisë të cilët morën leksione nga pesë koreografë të huaj dhe shqiptarë profesionistë.
Në datë 07 Maj, u zhvillua aktivitetit i tretë finalja e madhe pranë Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" ku të 15-të grupet pjesëmarrëse prezantuan performancat e tyre dhe juria profesioniste e ardhur nga vende te ndryshme me profesionistë të çertifikuar për këtë format ndërkombëtar shpallën grupin fitues.
Kampionati "Hip-Hop International Albania", është një patentë ndërkombëtare që u mbyll me sukses në Tiranë me një pjesëmarrje masive të publikut që e ndoqi nga afër. Grupi fitues do të marrë pjesë gjatë Muajit Gusht 2023 në finalen e madhe që do të organizohet në Phonexy Arizona në Amerikë.