Në datën 22 Qershor, këngëtari i mirënjohur grek Janis Parios dha një koncert në Pallatin e Koncerteve në Tiranë, ku Bashkia e Tiranës ishte një nga sponsorët kryesorë që mundësuan ardhjen e tij në Tiranë si dhe organizimin e koncertit .
Veçoria e kësaj vizite është se këngëtari i shquar grek rikthehet në Shqipëri pas plot 44 vjetësh, pasi ka qenë në Tiranë gjatë periudhës së Diktaturës, në vitin 1978.
Për më gjatë se dy orë rresht, i madhi Janis Parios me bandën e tij të mrekullueshme, interpretoi live këngët më të zgjedhura të repertorit të tij, shumica prej të cilave shoqëroheshin nga një publik i ngrohtë e i dashur tiranas
Këngëtari u surprizua nga pritja e një audience të tejmbushur të Pallatit të Koncerteve, që këndonte bashkë me të dhe u përpoq të falenderonte spektatorin tiranas edhe në gjuhën shqipe.