Keli Ilirjan Gavelli
Keli Gavelli ka lindur në Berat, në vitin 2000 dhe studion në klasën e 11, në Liceun Artistik "Jordan Misja" dhe në të ardhmen synon të vijojë studimet në Universitetin e Arteve. Pasioni i Kelit është pikërisht instrumenti për të cilin ajo studion, korno. Dëshiron të japë një kontribut sado të vogël në vendosjen e artit si pjesë themelore e ndërtimit dhe edukimit të shoqërisë.
Kristi Oltion Milo
Kristi Milo ka lindur në Tiranë, në vitin 2000 dhe studion në klasën e 11, në liceun "Jordan Misja". Talenti i tij është piano dhe në të ardhmen synon t’i dedikohet kësaj dege, duke vazhduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura. Ndërkohë, një tjetër synim i tij është ndjekja e një masteri në shkencat politike apo marrëdhëniet me jashtë, gjë e cila , siç shprehet Kristi, do t’i plotësonte dëshirën për të qenë zëri i Shqipërisë në botë.