Text size
Në javën e Kulturës italiane, Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës mundësuan ardhjen në Tiranë të Antonio Diodatos, kantautor i famshëm, fitues i festivalit Sanremo 2020.
Antonio Diodato solli për publikun shqiptar këngët më të preferuara të momentit, në një performancë live në sheshin “Italia”.
Sheshi “Italia” në Tiranë mbrëmjën e 7 Qershorit, gjallëronte nga kënga e bukur italiane.
Antonio Diodato, një prej këngëtarëve më të dashur për Italianët por edhe për publikun shqiptar, elektrizoi skenën me performancën live.
Në sheshin e mbushur plot, me celularë në duar adhuruesit e këngës italiane, pjesa dërrmuese të rinj, por edhe të grupmoshave të ndryshme u bënë bashkë në këtë atmosferë feste për të shijuar tingujt e këngës së Diodato-s.
Këngëtari Antonio Diodato është fituesi i “Sanremo 2020” me këngën “Fai Rumore”, në shqip “Bëj zhurmë”, hit i cili ka rrëmbyer edhe zemrat e mijërave admiruesve shqiptarë, por jo vetëm.
Diodato është gjithashtu fitues i çmimit të Kritikës dhe çmimit ‘Lucio Dalla”.
Pak orë para koncertit, artisti italian u prit në një takim nga Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, së bashku me ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Buçin.