Text size
- Këndi i BE mund të të ndihmojë të gjesh informacion më të specializuar në lidhje me Bashkimin Evropian. Ky informacion mund të përmbledhë çdo gjë, që nga organizimi dhe zhvillimi i BE, deri në fusha politike të veçanta, të tilla si arsimi dhe trajnimi, shoqëria civile, mjedisi, politikat rajonale, zgjerimi dhe tregu i përbashkët, zhvillimi ekonomik dhe bujqësia.
- Këndi i BE mund të ofrojë informacion në lidhje me fondet e Bashkimit Evropian të vlefshme për bashkitë, grupet e shoqërisë civile, individët, komunitetin e biznesit, studentët, fermerët, shkollat dhe universitetet.
- Këndi i BE mund të informojë gjithashtu median lokale, apo grupime të tjera mbi projektet dhe programet e mbështetura nga BE në Shqipëri.
- Këndi i BE në qytetin tuaj është pjesë e projektit “Bashkitë për në Evropë“, ndaj çdo gjë që dëshironi të dini është e mundur nëpërmjet faqes së projektit “www.bpe.al” – E lehtë për t’u përdorur me disa seksione ndërvepruese informacioni.