Mekanizmat dhe proçedura për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik.
Në Rregulloren e Bashkisë së Tiranës është specifikuar se marrëdhëniet me publikun realizohen në përputhje Ligjin nr. 44/2015, datë30.04.2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, Ligjin nr. 119/2014, datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”.
Sportelet e Drejtorisë së Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët
- Numrin e gjelbër 08000888
- Faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë në Internet www.tirana.al
- Adresën e email [email protected]
- Posta
- Kutia postare e Kryetarit
Të gjithë shërbimet e Bashkisë Tiranë, merren pranë Bashkisë Tiranë apo institucioneve që janë në vartësi të saj, pasi dorëzohet dokumentacioni i nevojshëm po në të njëjtin vend ku do të merret shërbimi.
Bazuar në Rregulloren e Bashkisë së Tiranës, specialistëte Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët, Drejtoria e Komunikimit me Qytetarët, Drejtoria e Përgjithshme e Komunikimit dhe Marëdhënieve me Publikin për të realizuar shërbimin ndaj qytetarëve ofron shërbim sipas një grafiku pune të përcaktuar, nga e hëna në të premte, nga ora 8.30 deri në orën 17.30/18.30 (sipas stinëve). Shërbimi i numrit të gjelbër 08000888 është në funksion çdo ditënga e hëna në të dielë (pra gjatë gjithë javës )nga ora 08.30 deri në orën 22.00.
Nga momenti aplikimit Bashkia Tiranë i siguron qytetarit shërbimin e kerkuar brendanjë afati kohor të parapërcaktuar. Qytetari informohet për aplikimet e paraqitura nga ana e tij nëpërmjet adresës së emailit për kërkesa të paraqitura nëpërmjet numrin e gjelbër 08000888, faqes zyrtare të Bashkisë Tiranë adresë www.tirana.al, dhe adresës së email [email protected], për numrin e protokollit dhe afatin kohor të kthimit të përgjigjes nga strukturat përkatëse.
Nëse qytetari do të paraqitet në sportelet e Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët, Drejtoria e Komunikimit me Qytetarët, Drejtoria e Përgjithshme e Komunikimit dhe Marëdhënieve me Publikin për të paraqitur kërkesë/ankesën në momentin e protokollimit të saj nga specialisti, qytetari do të pajiset me një kopje të kërkesës e cila në përmajtje të saj ka numrin e protokollit, datën e protokollimit, një përmbajtje të shkurtër të kërkesës së paraqitur, duke cilësuar këtu edhe dokumentacionin bashkëlidhur nëse ka dhe afatin kohor për marrjen e përgjigjes. Kjo për të qenë sa më transparent të proçesin e protokollimit të kërkesë/ankesave.
Përgjigjet që do t’ju kthehen qytetarëve do të firmosen nga Drejtorët e Përgjithshëm, apo personi i autorizuar, pasi është sigluar nga specialisti, përgjegjësi,drejtori i drejtorisë. Si proçedurë në kthimin e përgjigjes përdoret shërbimi postar për adresat e plota të paraqitura nga subjekti fizik/juridik. Në rastet e mospasjes së një adresë jo të plotë, tërheqja e përgjigjes bëhet pranë
Sporteleve të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët, ku subjekti fizik/juridik paraqet kopjen e kërkesës të cilën e ka marë në momentin e protokollimit. Nëse kjo kërkesë/ankesë është paraqitur pranë një prej Institucioneve në varësi të Bashkisë Tiranë, kthim përgjigjia do të tërhiqet pranë tyre.
Gjithashtu, për publikimin e informacioneve që nuk cënojnë të dhënat personale, bëhet edhe lajmërim publik, i cili afishohet në ambientet e organit publik inicues (Stendat e informacionit të cilat ndodhen pas Bashkisë Tiranë).
Për të lehtësuar marrjen e ankesave të qytetarëve, Bashkia e Tiranës në faqen e saj online ka vendosur edhe aplikacion të posaçëm, i cili mund të shkarkohet edhe në telefonat smartphone ku qytetarët regjistrojnë ankesën e tyre, përcaktojnë lagjen, problematikën dhe marrin në e-mailin e tyre edhe një përgjigje ose kontaktohen më pas nga specialistët.
Shkarko "Formulari i kërkesës për informacion"
Niveli i tarifës për marrjen e informacionit
Më poshtë do të gjeni tabelën e tarifave që duhet të shlyhen nga kërkuesi për marrjen e informacionit miratuar me VKB nr.158 date 26.12.2019 në favor të institucionit tonë, me emërtimet, kodet dhe shumat si më poshtë:
Përshkrimi i të ardhurave |
Kodi i Llogarisë ekonomike |
Copë |
Çmim/copë |
Shuma që arkëtohet (në lekë) |
|
Tarifa e sherbimit të dhënies së informacionit dhe shfrytëzimit të dokumenteve që prodhon Bashkia Tiranë |
7111099 |
||||
a |
Fotokopje/ printime bardhë e zi, Format A4, A3, printime me ngjyra, skanime (1-10 fletë) |
0 |
|||
b,c.1 |
Fotokopje/printime bardhë e zi, Format A4 (11-100 fletë) |
9 |
|||
b,c.2 |
Fotokopje/printime bardhë e zi, Format A4 (mbi 100 fletë) |
5 |
|||
d,e.1 |
Fotokopje/printime bardhë e zi, Format A3 (11-100 fletë) |
15 |
|||
d,e.2 |
Fotokopje/printime bardhë e zi, Format A3 (mbi 100 fletë) |
12 |
|||
f.1 |
Printime me ngjyra (11-100 fletë) |
20 |
|||
f.2 |
Printime me ngjyra (mbi 100 fletë) |
10 |
|||
g.1 |
Skanime (11-50 fletë skanime) |
25 |
|||
g.2 |
Skanime (51-100 fletë skanime) |
20 |
|||
g.3 |
Skanime (mbi 100 fletë skanime) |
10 |
|||
h |
Tarifa e CD-së |
50 |
|||
TOTALI |
Rregullat për mënyrës e kryerjes së pagesës dhe subjektet që përfitojnë falas
Në rastet kur është kërkuar informacion apo kopje e njehsuar me origjinalin të dokumentacionit administrativ të prodhuar nga Bashkia Tiranë, referuar neneve 55-56, të VKB-së nr. 158, datë 26.12.2019, koordinatori për të drejtën e informimit informon kërkuesin/ankuesin mbi procedurën e pagesës në sportelet e SISHQ ose në bankat e nivelit te dytë (këtu përjashtohen kategoritë e përcaktuara në nenin 13, pika 4, të ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit” dhe nenit 57, të vendimit nr. 158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak).
Nenin 13, pika 4, të ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit” citon: “Qytetarët e regjistruar rregullisht në skemat e ndihmës shoqërore, si dhe subjektet përfituese, sipas ligjit nr. 10 039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar, e përfitojnë informacionin falas deri në një numër të caktuar faqesh për çdo kërkesë ose në vlerën ekuivalente, kur informacioni jepet në një format tjetër.