Text size
Bazuar në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.38, datë 03.05.2019 për “Miratimin dhe zbatimin e programit “Fondi i komuniteteve”, hartuar sipas udhëzuesit operacional për zbatimin e programit “Fondi i komuniteteve”, hapen aplikimet për muajin Qershor, për administratorët që dëshirojnë të aplikojnë në programin “Fondi i Komuniteteve”, për llojet e projekteve të kualifikueshme për bashkëfinancim si më poshtë:
- Mirëmbajtje Fasadash: Këtu përfshihen lyerje dhe suvatim fasadash, etj. (Neni 6, VKM 408)
- Punimet për eliminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara (Neni 7, VKM 408).
- Projekte ruajtje/eficence energjie apo impakt pozitiv mjedisor: Këtu përfshihet termoizolimi i fasadave, vendosja e paneleve diellore, etj. (neni 7, VKM 408).
- Mirëmbajtje Taracash: Këtu përfshihet punime hidroizolimi dhe termoizolimi të taracave, etj. (neni 7, VKM 408).
- Mirëmbajtje e shesheve (hapësirave publike dhe/ose në bashkëpronësi në funksion të blloqeve të banimit, këndeve të lojërave dhe fushave sportive ekzistuese). Këtu përfshihen: rehabilitim i shtresave të shesheve (pllaka trotuaresh, riparim asfalti apo shtresash të ndryshme), mbjellje bari/shkurresh/pemësh dekorative, instalime stolash/ hapësirash pushimi, vijëzim vendparkimesh dhe sinjalistike brenda bllokut të banimit, riparime të ndriçimit publik ekzistues, etj. (neni 7, VKM 408).