Text size
Administratorët e ndërtesave të kontraktuar nga një Asamble bashkëpronarësh mund të aplikojnë në programin “Fondi i Komuniteteve”, për përmirësimin e infrastrukturës së blloqeve të banimit dhe ruajtjen e ambjenteve në pronësi të përbashkët, ku kërkojnë mbështetje financiare për komunitetet, të cilët kanë nevojë dhe dëshirë, kur arrihet dakortësia e mbi 75% e kuotave të bashkëpronësisë, dhe ku bashkëpronararët deklarojnë se janë të gatshëm të paguajnë minimalisht 50% e fondit total të investimit.Aplikimi dorëzohet gjatë 3 javëve të para të muajit, nga data 1 deri më 21 Dhjetor, pranë Njësisë Administrative dhe duhet të përmbajë dokumentacionin e cituar në programin “Fondi i Komuniteteve” (udhëzues operacional), në pikën 3.2.3.
Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve përzgjedh fituesit e secilit fond në javën e katërt të çdo muaji, mbi bazë të një sistemi pikëzimi të bazuar në kriterin ekonomik, kriterin e projekteve prioritare, kriterin inovativ dhe kreativ.
Llojet e projekteve të kualifikueshëm për bashkëfinancim:
- Mirëmbajtje Fasadash: Këtu përfshihen lyerje dhe suvatim fasadash, etj. (Neni 6, VKM 408/2015);
- Punimet për eliminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara (Neni 7, VKM 408/2015);
- Projekte ruajtje/eficence energjie apo impakt pozitiv mjedisor: Këtu përfshihet termoizolimi i fasadave, vendosja e paneleve diellore, etj. (Neni 7, VKM 408/2015);
- Mirëmbajtje Taracash: Këtu përfshihet punime hidroizolimi dhe termoizolimi të taracave, etj. (Neni 7, VKM 408/2015);
- Mirëmbajtje e shesheve brënda blloqeve të banimit (hapësirave në bashkëpronësi në funksion të blloqeve të banimit, si, por, pa u kufizuar në këndet e lojërave dhe fushave sportive ekzistuese, rehabilitim i shtresave të shesheve (pllaka trotuaresh, riparim asfalti apo shtresash të ndryshme), mbjellje bari/shkurresh/pemësh dekorative, instalime stolash/hapësirash pushimi, vijëzim vendparkimesh dhe sinjalistikë brenda bllokut të banimit, riparime të ndriçimit publik ekzistues, etj. (neni 7, VKM 408/2015);
- Vendosje/modernizim ashensori (Neni 7, VKM 408/2015).