Konsultimi i Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm

Mendimi Yt Vlen!


  • Na Kontaktoni
  • Politikat e Privatesise
  • EN
  • |
  • AL
Menu
Bashkia e Tiranës logo
16 ℃

04 Qershor 2025

0800 0888 Numër falas
Njësitë
Administrative
Tirana map
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Kultura & Sport
  • Turizëm
  • Ekonomi & Biznes
  • Shërbimet Publike
  • Zëri yt Merrni pjesë
Njësitë
Administrative
Tirana map
Menu Close
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Kultura & Sport
  • Turizëm
  • Ekonomi & Biznes
  • Shërbimet Publike
  • Zëri yt
  • Harta
  • Këshilli Bashkiak
    • Kryetari i Këshillit
    • Sekretari i Këshillit
    • Anëtarët e Këshillit Bashkiak
    • Grupet e Këshilltarëve
    • Komisionet
    • Agjenda e mbledhjeve
    • Vendime
    • Projekt vendimet
    • Legjislacioni dhe Rregulloret
    • Njoftimet
    • Informacion mbi dëgjesat publike
    • Regjistri elektronik i shkresave
    • Buletini
    • Të tjera
  • Të reja
    • Lajme
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Aplikacione për Qytetarin
  • Legjislacion
    • Legjislacioni
  • Kryetari i Bashkisë
    • Kryetari i Bashkisë
    • Nënkryetarët
    • Urdhëresa të kryetarit
    • Vendime
  • Administrata
    • Organigrama
    • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
    • Punësimi
    • Marrëveshje bashkëpunimi
    • Praktika
    • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
    • Web Challenge Tirana
    • Fillo me një ide- Fito një internship
  • Edukimi
    • Çerdhe
    • Kopshte
    • Shkolla
  • Projekte Kulturore
    • Prioritete Kulturore
    • Kalendari i aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Thirrje për aplikime
  • Trashëgimia Kulturore
    • Mbi Trashëgiminë Kulturore
    • Trashëgimia Kulturore materiale
    • Trashëgimia Kulturore jo materiale
    • Prioritete
    • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
    • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
    • Kontakt
  • Evente Sportive
    • Aktivitete me foto dhe video
  • Projekte Sportive
    • Thirrje për aplikime
  • Shkolla Qendër Komunitare
    • Shkollat
    • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Historiku i Tiranës
    • Tirana - Pak histori
    • Trashëgimia dhe Arkitektura
  • Planifiko udhëtimin tënd
    • Si të vish në Tiranë
    • 1,2,3 ditë në Tiranë
    • Itinerar në Tiranë
    • Harta e qytetit
    • Duke shëtitur Tiranën
  • Zbulo Tiranën
    • Harta turistike e Tiranës
    • Atraksionet në Tiranë
    • Muze
    • Galeri dhe hapësira arti
    • Teatro dhe Kinema
    • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
    • Rrethinat e Tiranës
  • Agrobiznes
    • Agroturizëm
    • Restorante tradicionale
    • Punishte dhe artizane
    • Bujtina
  • Ha, Pi, Bli
    • Akomodim
    • Restorante
    • Bare
    • Jeta e natës
    • Zona shopping
  • Aeroporte & Transport
    • Aeroporte
    • Biçikleta me qera
    • Linjat Urbane
    • Makina me qira
    • Terminale
  • Kontakte dhe shërbime
    • Emergjenca dhe Spitale
    • Info Point
    • ATM
    • Zyra Postare
    • Biblioteka
    • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
    • Kontakto
  • Biznesi
    • Investo në Tiranë
    • Udhëzues për Start Ups
    • Ekosistemi i Start-up
    • Situata aktuale në Tiranën Urbane
    • Zona Rurale e Tiranës
    • Suport dhe këshilla
  • Taksimi
    • Llogarit detyrimet lokale
  • Mundësi Financimi
    • Grante
    • Kredi të buta
  • Projekte Strategjike
    • Projekte
    • Plani Veprimit për Zhvendosje Projekti “Lana Zhvillim-Urban” Amendamenti 1
  • Diaspora dhe Migrimi
  • Shërbimet
    • Shërbimet tona
    • Shërbime në Institucionet e Varësisë
    • Karta e Qytetarit
    • Legjislacioni
    • Rezervo sportelin e biznesit
    • Gjurmo aplikimin
    • Numri i gjelbër
    • Vlerëso shërbimin
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Të dhëna mbi shërbimet publike
    • Aplikacioni eTirana
    • Aplikacioni Tirana Ime
    • Walkability App
  • E drejta e Informimit
    • Programi i Transparencës
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Regjistri i kërkesave
    • Buxheti
    • Open Data
  • Njoftimi dhe konsultimi publik
    • Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
    • Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike
  • Njoftime/Sondazhe
    • Njoftime
    • Sondazhe
  • Flasim Hapur
    • Ankesa, Sugjerime
    • Stop Korrupsionit
    • Rezervo takim në Njësinë Administrative
  • Transparencat
    • KET
  • Zëri yt
    • Forum
    • Planifikim dhe Zhvillim Territori
    • Rinia
    • Financim Projektesh
    • Rrjeti i Vullnetarëve
    • Këndi i BE
    • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
    • Sinjalizim
    • Ndihma Juridike Falas
  • Harta
    • Bare
    • Restorante
    • Turizëm
    • Kulturë
    • Transporti
    • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128

Urgjenca - 127

Policia - 129

  • Organet e Qeverisjes Vendore
    • Këshilli Bashkiak
      • Kryetari i Këshillit
      • Sekretari i Këshillit
      • Anëtarët e Këshillit Bashkiak
      • Grupet e Këshilltarëve
      • Komisionet
      • Agjenda e mbledhjeve
      • Vendime
      • Projekt vendimet
      • Legjislacioni dhe Rregulloret
      • Njoftimet
      • Informacion mbi dëgjesat publike
      • Regjistri elektronik i shkresave
      • Buletini
      • Të tjera
    • Të reja
      • Lajme
      • Njoftime
      • Aktivitete
      • Aplikacione për Qytetarin
    • Legjislacion
      • Legjislacioni
    • Kryetari i Bashkisë
      • Kryetari i Bashkisë
      • Nënkryetarët
      • Urdhëresa të kryetarit
      • Vendime
    • Administrata
      • Organigrama
      • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
      • Punësimi
      • Marrëveshje bashkëpunimi
      • Praktika
      • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
      • Web Challenge Tirana
      • Fillo me një ide- Fito një internship
    • Edukimi
      • Çerdhe
      • Kopshte
      • Shkolla
  • Kultura & Sport
    • Projekte Kulturore
      • Prioritete Kulturore
      • Kalendari i aktiviteteve
      • Aktivitete Kulturore
      • Thirrje për aplikime
    • Trashëgimia Kulturore
      • Mbi Trashëgiminë Kulturore
      • Trashëgimia Kulturore materiale
      • Trashëgimia Kulturore jo materiale
      • Prioritete
      • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
      • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
      • Kontakt
    • Evente Sportive
      • Aktivitete me foto dhe video
    • Projekte Sportive
      • Thirrje për aplikime
    • Shkolla Qendër Komunitare
      • Shkollat
      • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Turizëm
    • Historiku i Tiranës
      • Tirana - Pak histori
      • Trashëgimia dhe Arkitektura
    • Planifiko udhëtimin tënd
      • Si të vish në Tiranë
      • 1,2,3 ditë në Tiranë
      • Itinerar në Tiranë
      • Harta e qytetit
      • Duke shëtitur Tiranën
    • Zbulo Tiranën
      • Harta turistike e Tiranës
      • Atraksionet në Tiranë
      • Muze
      • Galeri dhe hapësira arti
      • Teatro dhe Kinema
      • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
      • Rrethinat e Tiranës
    • Agrobiznes
      • Agroturizëm
      • Restorante tradicionale
      • Punishte dhe artizane
      • Bujtina
    • Ha, Pi, Bli
      • Akomodim
      • Restorante
      • Bare
      • Jeta e natës
      • Zona shopping
    • Aeroporte & Transport
      • Aeroporte
      • Biçikleta me qera
      • Linjat Urbane
      • Makina me qira
      • Terminale
    • Kontakte dhe shërbime
      • Emergjenca dhe Spitale
      • Info Point
      • ATM
      • Zyra Postare
      • Biblioteka
      • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
      • Kontakto
  • Ekonomi & Biznes
    • Biznesi
      • Investo në Tiranë
      • Udhëzues për Start Ups
      • Ekosistemi i Start-up
      • Situata aktuale në Tiranën Urbane
      • Zona Rurale e Tiranës
      • Suport dhe këshilla
    • Taksimi
      • Llogarit detyrimet lokale
    • Mundësi Financimi
      • Grante
      • Kredi të buta
    • Projekte Strategjike
      • Projekte
      • Plani Veprimit për Zhvendosje Projekti “Lana Zhvillim-Urban” Amendamenti 1
    • Diaspora dhe Migrimi
  • Shërbimet Publike
    • Shërbimet
      • Shërbimet tona
      • Shërbime në Institucionet e Varësisë
      • Karta e Qytetarit
      • Legjislacioni
      • Rezervo sportelin e biznesit
      • Gjurmo aplikimin
      • Numri i gjelbër
      • Vlerëso shërbimin
      • Pyetjet më të shpeshta
      • Të dhëna mbi shërbimet publike
      • Aplikacioni eTirana
      • Aplikacioni Tirana Ime
      • Walkability App
    • E drejta e Informimit
      • Programi i Transparencës
      • Koordinatori për të drejtën e informimit
      • Regjistri i kërkesave
      • Buxheti
      • Open Data
    • Njoftimi dhe konsultimi publik
      • Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
      • Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike
    • Njoftime/Sondazhe
      • Njoftime
      • Sondazhe
    • Flasim Hapur
      • Ankesa, Sugjerime
      • Stop Korrupsionit
      • Rezervo takim në Njësinë Administrative
  • Zëri yt
    • Transparencat
      • KET
    • Zëri yt
      • Forum
      • Planifikim dhe Zhvillim Territori
      • Rinia
      • Financim Projektesh
      • Rrjeti i Vullnetarëve
      • Këndi i BE
      • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
      • Sinjalizim
      • Ndihma Juridike Falas
  • Harta
    • Harta
      • Bare
      • Restorante
      • Turizëm
      • Kulturë
      • Transporti
      • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128
Urgjenca - 127
Policia - 129

Këshilli Bashkiak miratoi disa vendime të rëndësishme në ndihmë të shtresave në nevojë

  • Kreu
  • Shërbimet Publike
  • Njoftime/Sondazhe
  • Njoftime
  • Këshilli Bashkiak miratoi disa vendime të rëndësishme në ndihmë të shtresave në nevojë
Këshilli Bashkiak miratoi disa vendime të rëndësishme në ndihmë të shtresave në nevojë

    Erion Veliaj - Youtube

    Twitter

    Tweets by City Of Tirana

    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp
    Text size
    Aa Aa

    Këshilli Bashkiak shpërndau sot 120 banesa për të gjitha familjet që preken nga zbatimi i projektit për rehabilitimin e Lumit Tirana, si dhe familjet rome që jetojnë në zonën e Shkozës. Banesat janë ndërtuar në mjediset e ish repartit ushtarak dhe të uzinës së autotraktorëve, të cilat i jepen në përdorim pa pagesë 120 familjeve të pastreha në nevojë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se këto vendime krijojnë një model funksional dhe efikas për integrimin e plotë të këtyre komuniteteve dhe garantimin e kushteve më të mira të jetesës, por edhe krijojnë mundësi për zbatimin e projekteve zhvillimore të qytetit, si rasti i projektit për rehabilitimin e Lumit Tirana.

    “është në nderin tonë të miratojmë listën përfituese dhe dhënien për përdorim të banesave të ndërtuara për strehimin e familjeve të komunitetit rom në Shkozë, nga zbatimit i projektit “New House – New Life”, financuar nga IADSA. Nuk mund të jemi një bashki që kërkon vetëm një fitues e një humbës; ne mund të kemi dy palët fitues, pra edhe njësia 4, 8, 9 me rehabilitimin e lumit shpëton, por edhe romët që zhvendosen aty mund t’i strehojmë diku tjetër. Ju kujtohet historia e liqenit dhe gjithë debati që kemi pasur për romët tek liqeni? Shihni situatën sot, kaloni tek ajo pjesë e liqenit dhe shikoni se si ka çelur pyllëzimi! Edhe romët i strehojmë, por edhe qytetit po i kthejmë pak dinjitet. Secili ka të drejtë të strehohet, thjesht jo kudo, jo në Lanë, jo në liqen, jo në Breg të Lumit!”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

    Ai gjithashtu theksoi se Tirana sot po përjeton një revolucion të gjelbër. Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga 21 marsi, kryebashkiaku Veliaj tha se kryeqyteti është shumë pranë arritjes së objektivit për të mbjellë 100 mijë pemë të reja, duke përmirësuar ndjeshëm jo vetëm anën estetike të qytetit, por njëkohësisht duke krijuar një mjedis të shëndetshëm për qytetarët. “Jemi shumë pranë këtij objektivi. Jam shumë optimist që në 50 ditët që na kanë mbetur, jo vetëm do ta kalojmë, por do të kemi një target të ri dhe mënyrës e si e shikojmë gjelbërimin, oksigjenimin në qytetin tonë. Do të doja të bëja një ftesë publike. E di që shumica e anëtarëve të këshillit bashkiak të mazhorancës është përfshirë në këto aksione, por do të doja që për një aksion të tillë, që nuk na ndan në të majtë e në të djathtë, të gjithë të kishim një mundësi që të kontribuonim. Nëse ka dëshirë edhe nga grupi juaj që duan t’i bashkohen kësaj fushate, do të ishte një mesazh fantastik për të gjithë qytetin”, theksoi Veliaj.

    Në funksion të nismës “Tirana Green City”, ai theksoi se Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë edhe një sërë nismash të tjera që do të sjellin një përmirësim të ndjeshëm të ajrit në qytet. Veliaj dha lajmin e mirë se kanë mbërritur në Tiranë biçikletat e para të flotës prej 4000 mjetesh bike&go. “Këto biçikleta do të shpërndahen në qytet për t’u përdorur nga të gjithë qytetarët kundrejt një pagese fare modeste, që është më e ulët se bileta e autobusit. Jam i bindur se ky është një moment kthese në përdorimin e transportit alternativ në Tiranë”, nënvizoi ai.

    Për të lehtësuar dhe nxitur përdorimin e biçikletave në kryeqytet, Bashkia e Tiranës po punon edhe për projektin ambicioz për ndërtimin e 10 km korsi të dedikuara. “Ne po vazhdojmë sot asfaltimin e korsive në rrugën e Dibrës, po mbarojmë shumë shpejt në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Do të vazhdojmë me aksin qendror në rrugën e “Kavajës”.  Besoj që brenda pranverës, kur të kenë ardhur edhe të 4 mijë biçikletat mobile, do të kemi një mundësi fantastike që ta kemi qytetin të lidhur në mënyrë ekskluzive me korsi të dedikuara dhe të mbrojtura biçikletash”, nënvizoi Veliaj.

    Gjithashtu, Këshilli Bashkiak i ka dhënë sot dritën jeshile linjës së parë të autobusëve elektrik në kryeqytet, duke e renditur Tiranës mes kryeqyteteve të pakta që kanë përqafuar transportin e gjelbër. Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se ky projekt që, deri një vit më parë ishte i paimagjinueshëm, sot është një realitet i prekshëm nga qytetarët. “Vetëm një vit më parë dukej si fantazi, por para ca muajsh testuam autobusët elektrikë për të kuptuar të gjithë operatorët që kjo është e mundur. Sot makinat elektrike në qytet janë shtuar, po shtojmë edhe pikat e karikimit. Për sa kohë që kjo është e ardhmja dhe ky është vendimi që kemi marrë ne, sot ju propozojmë një linjë tërësisht elektrike, e cila do t’i jepet kujtdo operatori që na sjell të gjithë flotën elektrike. Sigurisht, ky është një inkurajim edhe për operatorët ekzistues, që të fillojnë të transformojnë linjat e tyre”, deklaroi Veliaj. Linja e re do të përshkojë itinerarin nga Pallati me Shigjeta – Porcelan – Rruga e Dibrës – Stacioni i Trenit – Sheshi Shqiponja, për të mbërritur sërish te Pallati me Shigjeta.

    Ndërkohë, ai shtoi se krahas shkollave të reja që bashkia po ndërton me fondet e saj, shumë shpejt do të nisë edhe ndërtimi i 5 shkollave të para që janë pjesë e projektit partneritet publik-privat. “Loti i parë i 5 shkollave sapo është miratuar, ndërtimi i tyre do të fillojnë për punë ditësh në zonën e Laprakës, tek Shqiponja, në Kodër-Kamëz, në Institutin Bujqësor dhe tek Don Bosko. Shkollat në Kodër-Kamëz dhe Institutin Bujqësor do të jenë 2 shkolla me të njëjtin terren, pra edhe 9-vjeçare edhe e mesme. Pra, në total, 5 shkolla që adresojnë fluksin e popullsisë në një zonë jashtëzakonisht të dendur të Tiranës”, tha Veliaj.

    Sipas tij, në shtator do të jenë gati dhe dy shkolla të tjera të reja që janë në proces ndërtimi dhe që gjithashtu do të ulin ndjeshëm numrin e nxënësve në shkollat ekzistuese dhe për rrjedhojë rrisin dhe cilësinë e mësimit në to. “Në shtator të 2018, do të mbarojë shkolla “Kosova”, një shkollë historike e Tiranës, që shkon nga një shkollë 4 vjeçare ushtrimore, në një shkollë 9-vjeçare, dhe shkolla “Servete Maçi”, shkolla e famshme e muzikës së Tiranës. Pra, nëse Liceu ka më shumë natyrë kombëtare, shkolla “Servete Maçi” ka natyrë lokale, një tjetër projekt fantastik që gjithashtu do doja t’ju ftoja dhe të shijonim një stoli të arsimit në qytetin e Tiranës”, shtoi Veliaj.

    Këshilli Bashkiak miratoi edhe vendimin për dhënien e miratimit për blerjen e dy shtëpive të dy shkrimtarëve të dashur për shqiptarët, Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare. Ky vendim i hap rrugë Bashkisë së Tiranës që të vazhdojë punën përgatitore për blerjen e dy apartamenteve në fjalë dhe për t’i kthyer ato në muze. “Në një kohë kur në Tiranë po i kushtohet një interes i veçantë artit dhe kulturës, përmes organizimit të koncerteve festive, shfaqjeve teatrale, ekspozitave me autorë vendas dhe të huaj, besoj se do të ishte me vend që t’u kushtonim vëmendje dy figurave të këtij kalibri përmes ngritjes së këtij Muzeu Vendor, pra muzeu i qytetit. Krijimi i muzeve në shtëpitë ku kanë banuar për shumë vjet në Tiranë, Kadare dhe Agolli me familjet e tyre, i shërben pikërisht qëllimit të tërheqjes të sa më shumë turistëve si dhe zgjatjes në kohë qëndrimit të tyre në Tiranë, duke pasur tashmë edhe një tjetër stacion për të vizituar”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

    Në mbledhjen e sotme, Këshilli Bashkiak miratoi edhe një sërë vendimesh të rëndësishme, sikurse është vendimi për përdorimin e palestrave të shkollave të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm për zhvillimin e aktiviteteve sportive pas orarit mësimor dhe në ditët e pushimit. Gjithashtu, iu hap rrugë edhe miratimit të familjeve që do të përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6% me fondet e buxhetit vendor;  miratimi i vendimit për sistemin e taksave dhe të tarifave vendore në qytetin e Tiranës, si dhe miratimin e listës së pjesshme të inventarit të disa pasurive me aktivitet social, kulturor, ekonomik dhe arsimor që janë nën juridiksionin territorial dhe administrativ të Bashkisë Tiranë dhe kërkesës për transferimin përfundimtar të tyre nga Këshilli i Ministrave. Gjithashtu, këshilli miratoi vendosjen e bustit të patriotit Mihal Grameno  dhe emërtimi “Petro Marko”, të një prej bibliotekave të lagjeve në kryeqytet.


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Pyetje

    • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
    • 0800 0888
    • [email protected]
    • Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

    Bashkia e Tiranës

    • Politikat e privatësisë
    • Kushtet e përdorimit
    • Kontaktoni