Në datat 21 dhe 22 Qershor, jeta artistike e Tiranës u gjallërua më shumë se kurrë me një numër të lartë aktivitetesh të mbështetura nga Bashkia Tiranë, të organizuara njëkohësisht në disa sheshe e salla të ndryshme.
Kështu diva e muzikës shqiptare, Manjola Nallbani interpretoi këngët më të zgjedhura të repertorit të saj në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ku u mirëprit ngrohtësisht nga publiku.Të pranishëm ishin edhe Kryetari i Bashkisë z. Erion Veliaj dhe Ministria e Kulturës znj. Elva Margariti.
Po kështu, këngëtari i mirënjohur Renis Gjoka dhe grupi i tij interpretoi për spektatorin tiranas në Sheshin "Skënderbej". Këngëtarit iu bashkuan dhe Eugent Bushpepa, Redon Makashi, Kristi Karkanaqe dhe Vin Veli që të gjithë së toku me interpretimet e tyre cilësore krijuan një atmosferë magjepsëse në Tiranë.
Ndërsa në Amfiteatrin e Tiranës pranë Parkut të Liqenit, interpretuan disa këngëtarë të mirënjohur që u mirëpritën nga qyetarë të shumtë tiranas.