Organizatorë: Aleanca e Grave Këshilltare
Grupe interesi: përfaqësues nga Shoqëria Civile - Shoqëria Fuqizimi i Gruas AËEN: -Organizata Të ndryshëm dhe të Barabartë: - Shoqata Kombëtare e grave të Biznesit dhe Artizanatit: - Aleanca LGBT: - Qendra për Zhvillimin e Grave Rurale
Përfaqësuaes nga Bashkia e Tiranës: Berta Piro, Arba Isaj – Drejt.Pergjithshem i Menaxhimit Financiar, Migena Ismailaj, drejtoria e Mbrojtjes dhe Perfshirjes Sociale.
Kryetarja e Aleancës së Grave në Këshillin Bashkiak znj. Silda Çepe hap mbledhjen duke folur për projektin e propozuar nga kjo aleancë në KB, për të cilin është marrë dhe vendim dhe tashmë po punohet për ti ardhur në ndime grave dhe vajzave nga mosha 10 – 50 vjec, duke mbuluar shpenzimet mujore për pecetat higjenike.
Jemi iniciatore të disa projekteve te propozuar në KB për gratë e dhunuara, gratë kryefamiljare me fëmijë me vështirësi ekonomike, komuniteti LGBT, etj
Projekti i ardhëshm i propozuar nga Aleanca është reduktimi i taksave në bizneset e tyre, për gratë kryefamiljare me 3 e me shume femije, si dhe të rinjtë deri 30 vjec.
Një projekt tjetër i propozuar nga ne BT është vendosja ne tualete e distributorëve me peceta higjenike për ti ardhur ne ndihme vajzave te shkollave.
Kemi menduar propozimin e financimit të pampersit për femijët 0-3 vjec, për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.
Përfaësues te shoqërisë civile falenderuan dhe përgëzuan për nismat e marra nga kjo aleance duke u shprehur për një fillim të mbarë, duke i ardhur në ndihmë dhe duke i mbështetur grupet vulnerabël të grave dhe vajzave me probleme ekonomike dhe sociale.
Drejtoresha e buxhetit dhe financave Berta Piro u shpreh se në pba e hartuar për 2025-2027, programet sociale, zënë një pjesë të madhe të këtij buxheti, gjithashtu jep lajmin e mirë për projektin e sjellë nga aleanca e grave të KB, për reduktimin e taksave për bizneset e grave k/familjare, është parashikuar në këtë buxhet duke reduktuar me 30% taksen pastrimit, taksën e zënies së hapësirës publike, taksën e ndikimit në infrastrukturë.
Në projektin e fuqizimit të grave dhe vajzave bashkia, mbështet me grande në hapjen e aktiviteve të reja të biznesit. Një nga nismat që BT është angazhuar dhe e ka bërë pjesë të buxhetit, është ngritja e qendrës për fëmijët me spektrin autik.
Nismë tjetër është ndërtimi i banesave solciale, parashikimet e planit 5 vjeçar të strehimit 2022-2027 ku është parashikuar t’u sigurohet strehim i qëndrueshëm dhe i përballueshëm afërsisht 4,000 familje të shpërndarë në 5 vite, Bashkia Tirane e sheh të nevojshme planifikimin e sipërfaqeve të nevojshme të truallit për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi për ndërtimin e banesave sociale.
Projekti për mbështetjen e familjeve te dhunuar, brenda muajit mars do të lincohet ky projekt nga drejtoria e sherbimeve sociale, gjithashtu BT angazhon grupe pune për shpërndarjen e pakove me ushqime e veshmbathje për festat e fundvitit.
Nje vend të vecantë në buxhetin e BT, zë edhe nisma për bileten e pensionistëve falas, mjafton të paraqesin karte ID per verifikimin e moshes, për gratë 60 vjec dhe per burrat 65 vjec.
Drejtoria e mbrojtjes sociale Migena Ismailaj flet rreth projektit të emergjencës për gratë e dhunuar me femijë që tre muajt e parë ti vimë në ndihme me paketa ushqimore,veshmbathje etj.
Albina Nanaj anetare e Aleances se grave shpreh solidaritetin me shtresat e ndryshme në nevojë, të gjithë kategorive.
Këshilltarja Grejsi Bixhi u shpreh se iniciativa e Këshillit Bashkiak për strehimin në banesë sociale të një prej anëtarëve të komunitetit LGBT, duhet të shërbejë si model bashkëpunimi mes strukturave dhe institucioneve, në mënyrë që nisma të vijojë edhe me raste të tjera.
Përfaqësueset e shoqërisë civile kanë theksuar nevojën e ngritjes së strukturave pranë Njësive Administrative, të cilat duhet të angazhohen për evidentimin e grave të papuna.
Përfaqësuesi i AËEN ka kërkuar informacion lidhur me ndarjen dhe planifikimin e fondeve për grupet vulnerabël, në lidhje me strehimin në banesat sociale.
Drejtori i Përgjithshëm i Menaxhimit Financiar, znj.Berta Piro u shpreh se aktualisht ky program është në fazën e ndërtimit të banesave, ndërkohë që familjet pa banesë po trajtohen me bonus strehimi. Sipas saj, deri më tani janë përfituar 21 banesa sociale nga aplikimi i 3 përqindëshit të ndërtimit.
Këshilltarja znj.Albina Nanaj ka kërkuar informacion nga drejtoria e Strehimit, një statistikë se sa familje të kategorive të ndryshme në nevojë, janë trajtuar me bonus dhe sa me banesë.
Znj.Migena Ismailaj u shpreh se ky informacion do të jetë në dispozicion të këshilltarëve, pasi drejtoria e strehimit bën raporte periodike të monitorimit të këtyre rasteve.
Ajo tha gjithashtu se aktualisht janë në fuksion të plotë 7 qendra komunitare, si dhe janë planifikuar për t’u hapur edhe dy qendra të tjera.
Këshilltarja, znj.Maura Linadi ka prezantuar dy nismat e miratuara nga Këshilli Bashkiak për familjet në nevojë. Një prej tyre është kompensimi ushqimor për familjet në vështirësi ekonomike, në shkolla që zbatojnë projektin “Bëjmë detyrat e shtëpisë”.
Drejtori i Përgjithshëm i Menaxhimit Financiar ka shtuar se Bashkia e Tiranës ka nisur një projekt të madh për vendosjen e kuotës ushqimore në të gjitha shkollat publike, nga klasa e parë në të pestën, në mënyrë që fëmijët të edukohen dhe të hanë shëndetshëm.
Përfaqësuesja e shoqatës LGBT kërkoi informacion për mekanizmin si do të procedohet me nismën për lehtësimin e grave me tre fëmijë, pasi për të aplikuar për bonus qiraje është e nevojshme një kontratë qiraje.
Kryetarja e Aleancës së Grave Këshilltare tha se nga ana e kësaj aleance është ndërmarrë nisma për rritjen e vlerës së bonusit të qirasë.
Sipas znj.Berta Piro ndërkohë nga enti është miratuar rritja e vlerës së bonusit të qirasë.
Edhe nga ana e përfaqësuesit të organizatës “Të ndryshëm- Të barabartë” është theksuar nevoja për lehtësimin e procedurës për aplikimin për përfitimin e bonusit të strehimit.
Një tjetër propozim nga shoqëria civile është ai i mbështetjes së kategorisë së grave me sklerozë multiple, si një sëmundje që avancon me kalimin e viteve, dhe kjo mbështetje duhet të synohet kryesisht te punësimi i tyre të paktën 4 orë në ditë, si një mundësi për aktivizimin e tyre.
Këshilltarja znj.Albina Nanaj ka mbështetur këtë propozim, sepse sipas saj kemi të bëjmë me një kategori që është e aftë intelektualisht.
Kurse kryetarja e Aleancës së Grave Këshilltare, znj.Silda Çepe kërkoi nga shoqata vënien në dispozicion të kontakteve me këta persona, në mënyrë që t’u vihet në ndihmë.
Përfaqësuesi i “Qendra e Zhvillimit të Grave Rurale” sugjeroi që në projektin për financimin e ushqimit të fëmijëve në qendrat e edukimit, të mundësohet që në disa kopshte të sigurohet ushqim, për t’u ardhur në ndihmë nënave që jetojnë në zonat rurale dhe ku aktualisht kopshtet janë deri në 12.
Këshilltarja znj.Albina Nanaj ka shprehur mbështetjen edhe për këtë propozim, duke kërkuar angazhimin maksimal të gjithë anëtarëve të Aleancës.
Znj.Çepe ka kërkuar nga përfaqësuesit e shoqatës që të dërgojnë propozimin konkret në adresën elektronike të Aleancës.
Nga ana e shoqatës kombëtare të grave të biznesit artizanal, u kërkua bashkëpunim për të mundësuar trajnim falas për gratë. Sipas kësaj shoqate, duhet të gjenden donatorët për projekte të tilla dhe të orientohen për mbështetjen e këtyre nismave. Ndërsa Bashkisë së Tiranës i është kërkuar që të shpërndajnë informacionin lidhur me nevojat që ka tregu. Drejtori i Përgjithshëm i Menaxhimit Financiar u shpreh se do të ketë patjetër një bashkëpunim të ngushtë mes tyre dhe Bashkisë.
Kryetarja e Aleancës së Grave, znj.Silda Çepe la të hapur mundësinë për një takim tjetër në nisje të vitit të ardhshëm, për të diskutuar mbi projekte konkrete.
Takimi mbyllet.
