Konsultimi i Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm

Mendimi Yt Vlen!


  • Na Kontaktoni
  • Politikat e Privatesise
  • EN
  • |
  • AL
Menu
Bashkia e Tiranës logo
11 ℃

31 Maj 2025

0800 0888 Numër falas
Njësitë
Administrative
Tirana map
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Kultura & Sport
  • Turizëm
  • Ekonomi & Biznes
  • Shërbimet Publike
  • Zëri yt Merrni pjesë
Njësitë
Administrative
Tirana map
Menu Close
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Kultura & Sport
  • Turizëm
  • Ekonomi & Biznes
  • Shërbimet Publike
  • Zëri yt
  • Harta
  • Këshilli Bashkiak
    • Kryetari i Këshillit
    • Sekretari i Këshillit
    • Anëtarët e Këshillit Bashkiak
    • Grupet e Këshilltarëve
    • Komisionet
    • Agjenda e mbledhjeve
    • Vendime
    • Projekt vendimet
    • Legjislacioni dhe Rregulloret
    • Njoftimet
    • Informacion mbi dëgjesat publike
    • Regjistri elektronik i shkresave
    • Buletini
    • Të tjera
  • Të reja
    • Lajme
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Aplikacione për Qytetarin
  • Legjislacion
    • Legjislacioni
  • Kryetari i Bashkisë
    • Kryetari i Bashkisë
    • Nënkryetarët
    • Urdhëresa të kryetarit
    • Vendime
  • Administrata
    • Organigrama
    • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
    • Punësimi
    • Marrëveshje bashkëpunimi
    • Praktika
    • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
    • Web Challenge Tirana
    • Fillo me një ide- Fito një internship
  • Edukimi
    • Çerdhe
    • Kopshte
    • Shkolla
  • Projekte Kulturore
    • Prioritete Kulturore
    • Kalendari i aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Thirrje për aplikime
  • Trashëgimia Kulturore
    • Mbi Trashëgiminë Kulturore
    • Trashëgimia Kulturore materiale
    • Trashëgimia Kulturore jo materiale
    • Prioritete
    • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
    • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
    • Kontakt
  • Evente Sportive
    • Aktivitete me foto dhe video
  • Projekte Sportive
    • Thirrje për aplikime
  • Shkolla Qendër Komunitare
    • Shkollat
    • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Historiku i Tiranës
    • Tirana - Pak histori
    • Trashëgimia dhe Arkitektura
  • Planifiko udhëtimin tënd
    • Si të vish në Tiranë
    • 1,2,3 ditë në Tiranë
    • Itinerar në Tiranë
    • Harta e qytetit
    • Duke shëtitur Tiranën
  • Zbulo Tiranën
    • Harta turistike e Tiranës
    • Atraksionet në Tiranë
    • Muze
    • Galeri dhe hapësira arti
    • Teatro dhe Kinema
    • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
    • Rrethinat e Tiranës
  • Agrobiznes
    • Agroturizëm
    • Restorante tradicionale
    • Punishte dhe artizane
    • Bujtina
  • Ha, Pi, Bli
    • Akomodim
    • Restorante
    • Bare
    • Jeta e natës
    • Zona shopping
  • Aeroporte & Transport
    • Aeroporte
    • Biçikleta me qera
    • Linjat Urbane
    • Makina me qira
    • Terminale
  • Kontakte dhe shërbime
    • Emergjenca dhe Spitale
    • Info Point
    • ATM
    • Zyra Postare
    • Biblioteka
    • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
    • Kontakto
  • Biznesi
    • Investo në Tiranë
    • Udhëzues për Start Ups
    • Ekosistemi i Start-up
    • Situata aktuale në Tiranën Urbane
    • Zona Rurale e Tiranës
    • Suport dhe këshilla
  • Taksimi
    • Llogarit detyrimet lokale
  • Mundësi Financimi
    • Grante
    • Kredi të buta
  • Projekte Strategjike
    • Projekte
    • Plani Veprimit për Zhvendosje Projekti “Lana Zhvillim-Urban” Amendamenti 1
  • Diaspora dhe Migrimi
  • Shërbimet
    • Shërbimet tona
    • Shërbime në Institucionet e Varësisë
    • Karta e Qytetarit
    • Legjislacioni
    • Rezervo sportelin e biznesit
    • Gjurmo aplikimin
    • Numri i gjelbër
    • Vlerëso shërbimin
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Të dhëna mbi shërbimet publike
    • Aplikacioni eTirana
    • Aplikacioni Tirana Ime
    • Walkability App
  • E drejta e Informimit
    • Programi i Transparencës
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Regjistri i kërkesave
    • Buxheti
    • Open Data
  • Njoftimi dhe konsultimi publik
    • Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
    • Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike
  • Njoftime/Sondazhe
    • Njoftime
    • Sondazhe
  • Flasim Hapur
    • Ankesa, Sugjerime
    • Stop Korrupsionit
    • Rezervo takim në Njësinë Administrative
  • Transparencat
    • KET
  • Zëri yt
    • Forum
    • Planifikim dhe Zhvillim Territori
    • Rinia
    • Financim Projektesh
    • Rrjeti i Vullnetarëve
    • Këndi i BE
    • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
    • Sinjalizim
    • Ndihma Juridike Falas
  • Harta
    • Bare
    • Restorante
    • Turizëm
    • Kulturë
    • Transporti
    • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128

Urgjenca - 127

Policia - 129

  • Organet e Qeverisjes Vendore
    • Këshilli Bashkiak
      • Kryetari i Këshillit
      • Sekretari i Këshillit
      • Anëtarët e Këshillit Bashkiak
      • Grupet e Këshilltarëve
      • Komisionet
      • Agjenda e mbledhjeve
      • Vendime
      • Projekt vendimet
      • Legjislacioni dhe Rregulloret
      • Njoftimet
      • Informacion mbi dëgjesat publike
      • Regjistri elektronik i shkresave
      • Buletini
      • Të tjera
    • Të reja
      • Lajme
      • Njoftime
      • Aktivitete
      • Aplikacione për Qytetarin
    • Legjislacion
      • Legjislacioni
    • Kryetari i Bashkisë
      • Kryetari i Bashkisë
      • Nënkryetarët
      • Urdhëresa të kryetarit
      • Vendime
    • Administrata
      • Organigrama
      • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
      • Punësimi
      • Marrëveshje bashkëpunimi
      • Praktika
      • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
      • Web Challenge Tirana
      • Fillo me një ide- Fito një internship
    • Edukimi
      • Çerdhe
      • Kopshte
      • Shkolla
  • Kultura & Sport
    • Projekte Kulturore
      • Prioritete Kulturore
      • Kalendari i aktiviteteve
      • Aktivitete Kulturore
      • Thirrje për aplikime
    • Trashëgimia Kulturore
      • Mbi Trashëgiminë Kulturore
      • Trashëgimia Kulturore materiale
      • Trashëgimia Kulturore jo materiale
      • Prioritete
      • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
      • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
      • Kontakt
    • Evente Sportive
      • Aktivitete me foto dhe video
    • Projekte Sportive
      • Thirrje për aplikime
    • Shkolla Qendër Komunitare
      • Shkollat
      • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Turizëm
    • Historiku i Tiranës
      • Tirana - Pak histori
      • Trashëgimia dhe Arkitektura
    • Planifiko udhëtimin tënd
      • Si të vish në Tiranë
      • 1,2,3 ditë në Tiranë
      • Itinerar në Tiranë
      • Harta e qytetit
      • Duke shëtitur Tiranën
    • Zbulo Tiranën
      • Harta turistike e Tiranës
      • Atraksionet në Tiranë
      • Muze
      • Galeri dhe hapësira arti
      • Teatro dhe Kinema
      • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
      • Rrethinat e Tiranës
    • Agrobiznes
      • Agroturizëm
      • Restorante tradicionale
      • Punishte dhe artizane
      • Bujtina
    • Ha, Pi, Bli
      • Akomodim
      • Restorante
      • Bare
      • Jeta e natës
      • Zona shopping
    • Aeroporte & Transport
      • Aeroporte
      • Biçikleta me qera
      • Linjat Urbane
      • Makina me qira
      • Terminale
    • Kontakte dhe shërbime
      • Emergjenca dhe Spitale
      • Info Point
      • ATM
      • Zyra Postare
      • Biblioteka
      • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
      • Kontakto
  • Ekonomi & Biznes
    • Biznesi
      • Investo në Tiranë
      • Udhëzues për Start Ups
      • Ekosistemi i Start-up
      • Situata aktuale në Tiranën Urbane
      • Zona Rurale e Tiranës
      • Suport dhe këshilla
    • Taksimi
      • Llogarit detyrimet lokale
    • Mundësi Financimi
      • Grante
      • Kredi të buta
    • Projekte Strategjike
      • Projekte
      • Plani Veprimit për Zhvendosje Projekti “Lana Zhvillim-Urban” Amendamenti 1
    • Diaspora dhe Migrimi
  • Shërbimet Publike
    • Shërbimet
      • Shërbimet tona
      • Shërbime në Institucionet e Varësisë
      • Karta e Qytetarit
      • Legjislacioni
      • Rezervo sportelin e biznesit
      • Gjurmo aplikimin
      • Numri i gjelbër
      • Vlerëso shërbimin
      • Pyetjet më të shpeshta
      • Të dhëna mbi shërbimet publike
      • Aplikacioni eTirana
      • Aplikacioni Tirana Ime
      • Walkability App
    • E drejta e Informimit
      • Programi i Transparencës
      • Koordinatori për të drejtën e informimit
      • Regjistri i kërkesave
      • Buxheti
      • Open Data
    • Njoftimi dhe konsultimi publik
      • Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
      • Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike
    • Njoftime/Sondazhe
      • Njoftime
      • Sondazhe
    • Flasim Hapur
      • Ankesa, Sugjerime
      • Stop Korrupsionit
      • Rezervo takim në Njësinë Administrative
  • Zëri yt
    • Transparencat
      • KET
    • Zëri yt
      • Forum
      • Planifikim dhe Zhvillim Territori
      • Rinia
      • Financim Projektesh
      • Rrjeti i Vullnetarëve
      • Këndi i BE
      • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
      • Sinjalizim
      • Ndihma Juridike Falas
  • Harta
    • Harta
      • Bare
      • Restorante
      • Turizëm
      • Kulturë
      • Transporti
      • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128
Urgjenca - 127
Policia - 129

Kryebashkiaku inspekton dëmtimet nga tërmeti në shkollën “Musine Kokalari”

  • Kreu
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Të reja
  • Lajme
  • Kryebashkiaku inspekton dëmtimet nga tërmeti në shkollën “Musine Kokalari”
Kryebashkiaku inspekton dëmtimet nga tërmeti në shkollën “Musine Kokalari”

    Erion Veliaj - Youtube

    Twitter

    Tweets by City Of Tirana

    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp
    Text size
    Aa Aa

    Rreth 90 për qind e shkollave, kopshteve dhe çerdheve publike në Tiranë nuk kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit dhe mësimi do të rinisë normalisht në datën 6 nëntor. Kurse, fëmijët që mësojnë në shkollat e dëmtuara do të zhvendosen në ato më të afërta, në mënyrë që askush të mos mbetet pas me mësimet.

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në shkollën “Musine Kokalari” në Kombinat, e cila është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, nga ku tha se fatmirësisht shumica dërrmuese e shkollave nuk kanë pësuar dëmtime. Ndërsa, për pjesën tjetër të institucioneve arsimore që kanë probleme, shtoi se ato që janë vlerësuar si të papërshtatshme për t’u riparuar, do të prishen, kurse ato me dëmtime më të vogla do të rikonstruktohen.

    “Lajmi i mirë është se mbi 90% e godinave në Tiranë për shkolla, kopshte dhe çerdhe nuk kanë probleme. Ama, në atë pjesë ku ka probleme do të duhet të marrim disa vendime. Vendimet janë këto: dy shkollat në Pezë dhe në Pezë të Vogël do të prishen sepse nuk mbajnë më, janë struktura të vjetra, të bëra në vitet e skamjes, që nuk mbajnë më rikonstruksion. Për këto vendimi është marrë. Për disa shkolla si “Musine Kokalari”, “Ramazan Jarani”, “Lasgush Poradeci” na duhet të bëjmë një vëzhgim akoma më të thelluar”, u shpreh Veliaj.

    Ai njoftoi se në kryeqytet po punohet me dy mega-skuadra: një skuadër po bën verifikimin e pallateve, kurse tjetra po merret me verifikimin e institucioneve arsimore. “Një skuadër po verifikon të gjithë pallatet me probleme, ku është ndërtuar, le të themi, poshtë një oxhaku që po bie, të cilin e çmontojmë. Jemi duke punuar te “Kafja e Rremës”, te Qyteti Studenti, në disa godina të vjetra në zonën e Shallvareve, te Fresku, kryesisht aty ku janë shembur oxhaqet dhe ku duhen hequr tullat dhe tjegullat një nga një. Zjarrfikësit po bëjnë një punë heroike majë çative dhe pikave problematike, jo vetëm për banorët, por edhe për kalimtarët, duke qenë se janë rrugë shumë të zëna. Sigurisht, në terren janë edhe inxhinierët që po verifikojnë pallatet. Ndërkaq, skuadra tjetër po merret kryesisht me shkollat, kopshtet dhe çerdhet”, tha Veliaj.

    Sipas tij, brenda ditës së nesërme do të ketë një panoramë më të qartë dhe përfundimtare të gjendjes së çerdheve, kopshteve dhe shkollave që nuk paraqesin asnjë rrezik dhe ku mund të rinisë normalisht mësimi, ndërsa për pjesën tjetër ku ka nevojë për riparime apo prishje të godinës ekzistuese, fëmijët do të transferohen në shkollat më të afërta. “Të martën në darkë do të bëjmë një deklaratë për të gjitha shkollat, kopshtet, çerdhet, që do të hapen. Qëllimi ynë është t’i hapim të gjitha, edhe “Musine Kokalarin”, por duke vijuar me turnin e dytë tek “Betim Muço”, që ndodhet në anën tjetër të rrugës. Fati i madh është se kemi më shumë shkolla të reja. Kemi sot shkollën “Betim Muço”, “Ardian Klosi”, “Hoxha Tahsin”, “Kosova”, “Servete Maçi”. Pra, kemi mjaftueshëm shkolla të reja me një turn, ku shkolla ngjitur që mund të jetë dëmtuar, të kalojë rrugën për të vijuar mësimin”, tha Veliaj.

    Sa i takon institucioneve arsimore private do të jetë Ministria e Arsimit ajo që po bën verifikimet për gjendjen e tyre dhe që do të përcaktojë se cila prej tyre nuk paraqet asnjë rrezik. “Për sa i përket shkollave private, filluar nga licencimi, inspektimi dhe kontrolli, është kompetencë e Ministrisë së Arsimit. Në dijeninë time, Ministria e Arsimit ka ngritur grupe që po certifikojnë edhe godinat e shkollave private. Për të gjithë prindërit e Tiranës që i kanë fëmijët në shkollat private, drejtoria e këtyre shkollave private duhet të marrë “ok” e Ministrisë së Arsimit. Kështu i kemi ndarë dhe punët: Bashkia ka shkollat, kopshtet, çerdhet publike, kurse Ministria ato private. Bashkia do të certifikojë sigurinë në shkollat tona, Ministria në shkollat private, që të sigurohemi që të mërkurën në 90% të godinave që nuk kemi pasur asnjë problem, mësimi të vazhdojë normalisht; në ato godina që ju përmenda, ku kemi pasur probleme, do të bëjmë një transferim tek shkolla më e afërt. Në rastin konkret, do të bëjmë vetëm kalimin e rrugës, nga “Musine Kokalari” tek ‘Betim Muço’”, tha Veliaj.

    Ai theksoi gjithashtu se e rëndësishme është edhe puna që duhet të bëjnë psikologët dhe punonjësit social në çdo shkollë me fëmijët, për t’i sqaruar se tashmë emergjenca ka kaluar dhe çdo gjë vijon në normalitet. “Ajo që kam kërkuar dhe që do të bëjmë me shërbimet sociale është se në çdo shkollë të kemi psikologët tanë që punojnë me fëmijët. Do të na ndihmojnë edhe mësuesit, edhe qeveria e nxënësve, për të shpjeguar se ajo që ndodhi ishte një fatkeqësi natyrore, diçka për të cilën duhet të jemi gjithmonë e më të përgatitur. Do të vazhdojmë me trajnimet e fëmijëve, si me evakuimet, edhe për t’i bërë ballë çdo lloj rasti tjetër; unë besoj se Tirana, por edhe Shqipëria, do të dalë më e fortë nga kjo histori. Kjo është një fatkeqësi, por është edhe një mundësi për të korrektuar gabimet e së kaluarës, për t’u përgatitur më mirë për të ardhmen”, tha Veliaj.

    Në Kombinat kryetari i Bashkisë së Tiranës takoi edhe disa nga familjet që janë strehuar përkohësisht në ambientet e shkollës “Betim Muço”, për shkak se banesat e tyre janë bërë të pabanueshme. Në këtë qendër sociale shërbehet ushqim dhe ka kushte komode për fjetje. Bashkia e Tiranës do të trajtojë me bonus qeraje për 1 vit të gjitha familjet, të cilave tërmeti ua ka bërë të pabanueshme shtëpitë.


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Pyetje

    • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
    • 0800 0888
    • [email protected]
    • Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

    Bashkia e Tiranës

    • Politikat e privatësisë
    • Kushtet e përdorimit
    • Kontaktoni