
Text size
Me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, në Galerinë e Artit "GAT", në Rrugën e Kavajës është çelur ekspozita e Roland Tashos, fotografit të mirënjohur.
Ekspozita titullohet « Lana-Tirana para – pas Albania », një titull ky shumë i pazakontë që shpreh dhe më së miri prizmin autorial të Rolandit.
Roland Tasho ka punuar për një periudhë kohe si fotoreporter dhe sipas tij kjo eksperiencë e ka bërë më të ndjeshëm ndaj shpirtit të qytetit.
Ekspozita është një qëmtim i vazhdueshëm arkivor për të shkuarën e Tiranës, Pazarit të Ri, Lanës, Piramidës dhe në përgjithësi të gjitha pikave të rëndësishme të qytetit që kanë shenjuar kujtesën kolektive. Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 24 Mars deri me 7 Prill 2024.




