
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Kolë Jakova” i bënë një surprizë të bukur kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish kapitenit të kombëtares, Lorik Cana, duke mbjellë 70 pemë selvie në oborrin e shkollës së tyre. Me dëshirën për t’iu bashkuar revolucionit të gjelbër që po ndodh në çdo cep të Tiranës
Veliaj e falenderoi ish-kapitenin e kombëtares tonë të futbollit, një nga sportistët më të dashur për shqiptarët, Lorik Canën, i cili u bë pjesë e nismës. “Jemi shumë të lumtur që na është bashkuar kapiteni ynë, Lorik Cana. Unë besoj se ai që është kapiten dhe drejtues, që organizon shokët, e bën këtë në çdo fushë të jetës, jo vetëm në futboll. E bën këtë edhe në qytet, edhe në shoqëri, kështu që jam shumë i lumtur që Loriku u bashkua me ne sot në këtë fushatë”, shtoi kryebashkiaku.


