Këshilli Bashkiak miratoi dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.
Këshilli Bashkiak u mblodh sot për të diskutuar dhe miratuar disa vendime për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet që janë në nevojë.
Në mbledhjen e sotme u miratua projektvendimi “Për miratimin kritereve, procedurave, dokumentacionit dhe sistemit të pikëzimit për përdorimin e fondit të kushtëzuar mbi programin e bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 për qind ose me fondet e buxhetit vendor”.
Përmes këtij vendimi mundësohet përcaktimi i kritereve mbi përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri në 6% ose me fondet e buxhetit vendor. Më konkretisht, përfitues nga ky fond do të jenë familjet në nevojë, të cilat do të përzgjidhen nga lista e familjeve që kanë aplikuar brenda tre muajve të fundit nëpërmjet regjistrit elektronik për ndihmën ekonomike dhe të cilat nuk janë shpallur fitues nga sistemi i pikëzimit.
Gjithashtu, do të përzgjidhen ata aplikues që kanë paraqitur dosje të plotë dokumentacioni dhe prioritet do të kenë familjet me nevoja sociale ekonomike të theksuara: familje me më shumë se 4 anëtarë, familje me 1 anëtarë dhe gratë kryefamiljare të divorcuar/ të veja me fëmijë në ngarkim.
Gjithashtu, Këshilli Bashkiak miratoi edhe listën e familjeve përfituese dhe fondit nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 për qind me fondet e buxhetit vendor për periudhën 1-31 janar 2018.
Një tjetër vendim që vjen në ndihmë shtresave në nevojë ishte edhe ai për miratimin e pagesës për personat me aftësi të kufizuara dhe invalidët e punës për periudhën 1 – 28 Shkurt 2018.
Këshilli Bashkiak miratoi edhe vendimin për kompensimin e pagesës së energjisë elektrike për kategoritë përfituese për periudhën 1 – 31 Janar 2018