Konsultimi i Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm

Mendimi Yt Vlen!


  • Na Kontaktoni
  • Politikat e Privatesise
  • EN
  • |
  • AL
Menu
Bashkia e Tiranës logo
11 ℃

31 Maj 2025

0800 0888 Numër falas
Njësitë
Administrative
Tirana map
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Kultura & Sport
  • Turizëm
  • Ekonomi & Biznes
  • Shërbimet Publike
  • Zëri yt Merrni pjesë
Njësitë
Administrative
Tirana map
Menu Close
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Kultura & Sport
  • Turizëm
  • Ekonomi & Biznes
  • Shërbimet Publike
  • Zëri yt
  • Harta
  • Këshilli Bashkiak
    • Kryetari i Këshillit
    • Sekretari i Këshillit
    • Anëtarët e Këshillit Bashkiak
    • Grupet e Këshilltarëve
    • Komisionet
    • Agjenda e mbledhjeve
    • Vendime
    • Projekt vendimet
    • Legjislacioni dhe Rregulloret
    • Njoftimet
    • Informacion mbi dëgjesat publike
    • Regjistri elektronik i shkresave
    • Buletini
    • Të tjera
  • Të reja
    • Lajme
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Aplikacione për Qytetarin
  • Legjislacion
    • Legjislacioni
  • Kryetari i Bashkisë
    • Kryetari i Bashkisë
    • Nënkryetarët
    • Urdhëresa të kryetarit
    • Vendime
  • Administrata
    • Organigrama
    • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
    • Punësimi
    • Marrëveshje bashkëpunimi
    • Praktika
    • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
    • Web Challenge Tirana
    • Fillo me një ide- Fito një internship
  • Edukimi
    • Çerdhe
    • Kopshte
    • Shkolla
  • Projekte Kulturore
    • Prioritete Kulturore
    • Kalendari i aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Thirrje për aplikime
  • Trashëgimia Kulturore
    • Mbi Trashëgiminë Kulturore
    • Trashëgimia Kulturore materiale
    • Trashëgimia Kulturore jo materiale
    • Prioritete
    • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
    • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
    • Kontakt
  • Evente Sportive
    • Aktivitete me foto dhe video
  • Projekte Sportive
    • Thirrje për aplikime
  • Shkolla Qendër Komunitare
    • Shkollat
    • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Historiku i Tiranës
    • Tirana - Pak histori
    • Trashëgimia dhe Arkitektura
  • Planifiko udhëtimin tënd
    • Si të vish në Tiranë
    • 1,2,3 ditë në Tiranë
    • Itinerar në Tiranë
    • Harta e qytetit
    • Duke shëtitur Tiranën
  • Zbulo Tiranën
    • Harta turistike e Tiranës
    • Atraksionet në Tiranë
    • Muze
    • Galeri dhe hapësira arti
    • Teatro dhe Kinema
    • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
    • Rrethinat e Tiranës
  • Agrobiznes
    • Agroturizëm
    • Restorante tradicionale
    • Punishte dhe artizane
    • Bujtina
  • Ha, Pi, Bli
    • Akomodim
    • Restorante
    • Bare
    • Jeta e natës
    • Zona shopping
  • Aeroporte & Transport
    • Aeroporte
    • Biçikleta me qera
    • Linjat Urbane
    • Makina me qira
    • Terminale
  • Kontakte dhe shërbime
    • Emergjenca dhe Spitale
    • Info Point
    • ATM
    • Zyra Postare
    • Biblioteka
    • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
    • Kontakto
  • Biznesi
    • Investo në Tiranë
    • Udhëzues për Start Ups
    • Ekosistemi i Start-up
    • Situata aktuale në Tiranën Urbane
    • Zona Rurale e Tiranës
    • Suport dhe këshilla
  • Taksimi
    • Llogarit detyrimet lokale
  • Mundësi Financimi
    • Grante
    • Kredi të buta
  • Projekte Strategjike
    • Projekte
    • Plani Veprimit për Zhvendosje Projekti “Lana Zhvillim-Urban” Amendamenti 1
  • Diaspora dhe Migrimi
  • Shërbimet
    • Shërbimet tona
    • Shërbime në Institucionet e Varësisë
    • Karta e Qytetarit
    • Legjislacioni
    • Rezervo sportelin e biznesit
    • Gjurmo aplikimin
    • Numri i gjelbër
    • Vlerëso shërbimin
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Të dhëna mbi shërbimet publike
    • Aplikacioni eTirana
    • Aplikacioni Tirana Ime
    • Walkability App
  • E drejta e Informimit
    • Programi i Transparencës
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Regjistri i kërkesave
    • Buxheti
    • Open Data
  • Njoftimi dhe konsultimi publik
    • Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
    • Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike
  • Njoftime/Sondazhe
    • Njoftime
    • Sondazhe
  • Flasim Hapur
    • Ankesa, Sugjerime
    • Stop Korrupsionit
    • Rezervo takim në Njësinë Administrative
  • Transparencat
    • KET
  • Zëri yt
    • Forum
    • Planifikim dhe Zhvillim Territori
    • Rinia
    • Financim Projektesh
    • Rrjeti i Vullnetarëve
    • Këndi i BE
    • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
    • Sinjalizim
    • Ndihma Juridike Falas
  • Harta
    • Bare
    • Restorante
    • Turizëm
    • Kulturë
    • Transporti
    • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128

Urgjenca - 127

Policia - 129

  • Organet e Qeverisjes Vendore
    • Këshilli Bashkiak
      • Kryetari i Këshillit
      • Sekretari i Këshillit
      • Anëtarët e Këshillit Bashkiak
      • Grupet e Këshilltarëve
      • Komisionet
      • Agjenda e mbledhjeve
      • Vendime
      • Projekt vendimet
      • Legjislacioni dhe Rregulloret
      • Njoftimet
      • Informacion mbi dëgjesat publike
      • Regjistri elektronik i shkresave
      • Buletini
      • Të tjera
    • Të reja
      • Lajme
      • Njoftime
      • Aktivitete
      • Aplikacione për Qytetarin
    • Legjislacion
      • Legjislacioni
    • Kryetari i Bashkisë
      • Kryetari i Bashkisë
      • Nënkryetarët
      • Urdhëresa të kryetarit
      • Vendime
    • Administrata
      • Organigrama
      • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
      • Punësimi
      • Marrëveshje bashkëpunimi
      • Praktika
      • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
      • Web Challenge Tirana
      • Fillo me një ide- Fito një internship
    • Edukimi
      • Çerdhe
      • Kopshte
      • Shkolla
  • Kultura & Sport
    • Projekte Kulturore
      • Prioritete Kulturore
      • Kalendari i aktiviteteve
      • Aktivitete Kulturore
      • Thirrje për aplikime
    • Trashëgimia Kulturore
      • Mbi Trashëgiminë Kulturore
      • Trashëgimia Kulturore materiale
      • Trashëgimia Kulturore jo materiale
      • Prioritete
      • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
      • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
      • Kontakt
    • Evente Sportive
      • Aktivitete me foto dhe video
    • Projekte Sportive
      • Thirrje për aplikime
    • Shkolla Qendër Komunitare
      • Shkollat
      • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Turizëm
    • Historiku i Tiranës
      • Tirana - Pak histori
      • Trashëgimia dhe Arkitektura
    • Planifiko udhëtimin tënd
      • Si të vish në Tiranë
      • 1,2,3 ditë në Tiranë
      • Itinerar në Tiranë
      • Harta e qytetit
      • Duke shëtitur Tiranën
    • Zbulo Tiranën
      • Harta turistike e Tiranës
      • Atraksionet në Tiranë
      • Muze
      • Galeri dhe hapësira arti
      • Teatro dhe Kinema
      • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
      • Rrethinat e Tiranës
    • Agrobiznes
      • Agroturizëm
      • Restorante tradicionale
      • Punishte dhe artizane
      • Bujtina
    • Ha, Pi, Bli
      • Akomodim
      • Restorante
      • Bare
      • Jeta e natës
      • Zona shopping
    • Aeroporte & Transport
      • Aeroporte
      • Biçikleta me qera
      • Linjat Urbane
      • Makina me qira
      • Terminale
    • Kontakte dhe shërbime
      • Emergjenca dhe Spitale
      • Info Point
      • ATM
      • Zyra Postare
      • Biblioteka
      • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
      • Kontakto
  • Ekonomi & Biznes
    • Biznesi
      • Investo në Tiranë
      • Udhëzues për Start Ups
      • Ekosistemi i Start-up
      • Situata aktuale në Tiranën Urbane
      • Zona Rurale e Tiranës
      • Suport dhe këshilla
    • Taksimi
      • Llogarit detyrimet lokale
    • Mundësi Financimi
      • Grante
      • Kredi të buta
    • Projekte Strategjike
      • Projekte
      • Plani Veprimit për Zhvendosje Projekti “Lana Zhvillim-Urban” Amendamenti 1
    • Diaspora dhe Migrimi
  • Shërbimet Publike
    • Shërbimet
      • Shërbimet tona
      • Shërbime në Institucionet e Varësisë
      • Karta e Qytetarit
      • Legjislacioni
      • Rezervo sportelin e biznesit
      • Gjurmo aplikimin
      • Numri i gjelbër
      • Vlerëso shërbimin
      • Pyetjet më të shpeshta
      • Të dhëna mbi shërbimet publike
      • Aplikacioni eTirana
      • Aplikacioni Tirana Ime
      • Walkability App
    • E drejta e Informimit
      • Programi i Transparencës
      • Koordinatori për të drejtën e informimit
      • Regjistri i kërkesave
      • Buxheti
      • Open Data
    • Njoftimi dhe konsultimi publik
      • Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
      • Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike
    • Njoftime/Sondazhe
      • Njoftime
      • Sondazhe
    • Flasim Hapur
      • Ankesa, Sugjerime
      • Stop Korrupsionit
      • Rezervo takim në Njësinë Administrative
  • Zëri yt
    • Transparencat
      • KET
    • Zëri yt
      • Forum
      • Planifikim dhe Zhvillim Territori
      • Rinia
      • Financim Projektesh
      • Rrjeti i Vullnetarëve
      • Këndi i BE
      • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
      • Sinjalizim
      • Ndihma Juridike Falas
  • Harta
    • Harta
      • Bare
      • Restorante
      • Turizëm
      • Kulturë
      • Transporti
      • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128
Urgjenca - 127
Policia - 129

Mblidhet në Tiranë Forumi “17 + 1” në nivel kryetarë bashkish

  • Kreu
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Të reja
  • Lajme
  • Mblidhet në Tiranë Forumi “17 + 1” në nivel kryetarë bashkish
Mblidhet në Tiranë Forumi “17 + 1” në nivel kryetarë bashkish

    Erion Veliaj - Youtube

    Twitter

    Tweets by City Of Tirana

    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp
    Text size
    Aa Aa

    Ka nisur sot punimet e Forumit “17 + 1” në nivel kryetarë bashkish, një nismë e Republikës Popullore të Kinës, e cila synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës. Në hapjen e punimeve të këtij takimi, Kryeministri Edi Rama deklaroi se “një nga pikat e rëndësishme të gravitetit të Minishengenit Ballkanik janë qytetet dhe historitë e suksesit të tyre, ashtu sikundër zhvillimi i kapaciteteve ndërvepruese mes qyteteve për të bërë të mundur përtej këmbimit të eksperiencave dhe transferimit të dijes edhe shfrytëzimin e burimeve të rritjes ekonomike me potencial zgjerimin në të gjithë territorin”. Kryeministri Rama theksoi se “ka dalë më shumë se asnjëherë në pah qoftë nevoja, por edhe potenciali i jashtëzakonshëm i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit”. “Ky forum krijon një mundësi të rëndësishme për të gjithë administratorët e qyteteve të mëdha e kryeqyteteve të familjes së vendeve të 17 +1 për të shkëmbyer eksperiencat e tyre. Ky takim është me rëndësi të posaçme jo thjesht se kështu duhet thënë sa herë hapet një takim, por sepse ky është një forum që krijon një mundësi të rëndësishme për të gjithë administratorët e qyteteve të mëdha e kryeqyteteve të familjes së vendeve të 17 +1 për të shkëmbyer eksperiencat e tyre”-, nënvizoi Rama.

    Ndërsa kryetari i Bashkisë Erion Veliaj theksoi se Tirana ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në të gjithë rajonin këto vite, ndërsa theksoi se ky takim është edhe një mundësi fantastike për të rritur bashkëpunimin jo vetëm me Kinën, por edhe mes vendeve të rajonit. “Ky është një qytet që është transformuar në mënyrë të jashtëzakonshme që nga koha e tranzicionit, në fillim të viteve’90, dhe në 30 vitet e fundit është qyteti që ndoshta ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në të gjithë rajonin tonë, por ne jemi po ashtu të ndërgjegjshëm që vetëm nuk ia dalim dot. Ndaj shoh këtë si një mundësi fantastike jo vetëm për  rritur bashkëpunimin me Kinën, por edhe për të rritur bashkëpunimin me  njëri-tjetrin, Tiranës me Shkupin, Tiranës me Podgoricën, me Beogradin, Sarajevën, të Tiranës me qytete të tjera që ndoshta na mësojnë që nuk ia vlen të shpikim rrotën nëse diçka po funksionon perfekt në ato vende”, deklaroi  Veliaj.
    Kreu i Bashkisë u shpreh se tashmë Tirana ka nisur një sërë procesesh dhe bashkëpunimi me kompanitë kineze, sikurse është ajo në fushën e transportit, ku shumë shpejt autobusët elektrikë do të jenë një realitet në vendin tonë. Veliaj nënvizoi se falë edhe incentivës së jashtëzakonshme të dhënë nga kryeministri Rama, autobusët elektrike që importohen janë pa taksë dhe pa doganë. “Ne tashmë kemi filluar disa procese, ne punojmë me kompanitë kineze kur vjen puna tek kalimi tek autobusët elektrikë. Qeveria e Edi Ramës na ka dhënë një incentivë të jashtëzakonshme, autobusët elektrike që importohen, që vijnë në Shqipëri. Janë pa taksë dhe pa doganë, pra është një mundësi ideale për të promovuar jo vetëm Bashkinë e Tiranës por edhe në gjithë bashkitë e tjera dhe një shembull konkret se si qeveria qendrore lehtëson bashkitë në gjithë këto procese të inovacionit dhe lehtësisë në transport”, tha ai.

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se të gjithë projektet e mira që kanë një konsensus publik nga shumica e heshtur do shkojnë deri në fund. Ai nënvizoi se detyrë e një kryebashkiaku është të mendojë edhe për gjeneratën e ardhshme dhe siguroi se Tirana është një qytet që po kujdeset edhe për këtë. “Ne në Tiranë kemi punuar shumë edhe me disa prej projekteve të tjera. Një nga projektet që prapë po debatohet tani nga një minorancë e zhurmshme është Teatri i Ri Kombëtar por unë them që në finale të gjithë projektet e mira që kanë një konsensus publik nga shumica e heshtur janë projekte që do vazhdojnë do shkojnë deri në fund dhe sot u gëzova jashtë mase kur dëgjova që gjithë kryetarët e bashkive të Ballkanit po përfshihen në projekte të tilla strategjike”, theksoi Veliaj

    Kreu i Bashkisë solli në vëmendje edhe për betejën e një minorance të zhurmshme për të bllokuar ndërtimin e këndeve të lojërave në kryeqytet që sot janë një sukses dhe një realitet i prekshëm nga të gjithë. “Kur filluam të ndërtonim këndin e parë të lodrave e pamë se çfarë vandalizmi dhe çfarë protestash absurd patëm në tiranë. Pse? Unë besoj se në thelb njerëzit protestojnë ndryshimin dhe jo detyrimisht projektin specifik. Aftësia për dikë që drejton duhet të jetë një analizë që të dallojë se çfarë është një minorancë e zhurmshme që kundërshton ndryshimin kudo dhe çfarë është një shumicë që me heshtjen e vet të aprovon pavarësisht se nuk rri gjithë ditën me megafon. Vazhduan protestat, mbaj mend që patëm deputetë që erdhën me pistoletë . Ata prish, ne ndërto, 78 protesta prishje, 100 ditë ndërtimi dhe në finale, ka qenë një nga historitë tona të suksesit. Në 50 muaj që e qeverisim Tiranën, kemi 50 kënde lojërash”, deklaroi Veliaj.
    Ai nënvizoi se 5 vite më parë kryeqyteti i ngjante një xhungle urbane, ndërkohë që sot është transformuar.  Teksa tregoi sfidat e para me të cilat u përball në marrjen e detyrës, Veliaj theksoi se treguesi më i qartë i asaj që gjeti katër vite më parë ishte ora e qytetit e cila ndonëse tre metra larg zyrës së kryebashkiakut të kohës nuk funksiononte. “Mbaj mend ditën e parë në Bashki, ora kishte ngelur 5: 37, qyteti e kishte saktë orën dy herë në ditë, 5: 37 e mëngjesit dhe 5: 37 e darkës. Do të thotë që edhe vetë metafora e Sahatit tregon një qytet që ka ngelur në kohë dhe në një pjesë të madhe të tranzicionit sidomos në vitet 90 qyteti ngeli në kohë dhe më pas kur u ndërpre ai progres që Edi Rama nisi me shumë vrull 2000-2011, qyteti ngeli prapë në kohë. Ju mund të thoni a është kjo gjëja më e rëndësishme në qytet? Nuk është më rëndësishmja, por tregon që nëse një kryetar bashkie nuk ushtron autoritet 3 metra nga dritarja e vet është shumë e vështirë të bësh transformime të mëdha në gjithë qytetin, ndaj shpesh herë bisedën me  kryetarët e tjerë të bashkive këtu janë simbolikat e vogla që tregojnë me çfarë ritmi e mentaliteti funksionon qyteti ynë”, tha ai.

    Veliaj nënvizoi se një nga aksionet e para ishte ai i rregullimit të kopshteve dhe të çerdheve, si dhe aksioni i madh i pastrimit në të gjithë qytetin.


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Pyetje

    • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
    • 0800 0888
    • [email protected]
    • Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

    Bashkia e Tiranës

    • Politikat e privatësisë
    • Kushtet e përdorimit
    • Kontaktoni