Konsultimi i Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm

Mendimi Yt Vlen!


  • Na Kontaktoni
  • Politikat e Privatesise
  • EN
  • |
  • AL
Menu
Bashkia e Tiranës logo
11 ℃

31 Maj 2025

0800 0888 Numër falas
Njësitë
Administrative
Tirana map
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Kultura & Sport
  • Turizëm
  • Ekonomi & Biznes
  • Shërbimet Publike
  • Zëri yt Merrni pjesë
Njësitë
Administrative
Tirana map
Menu Close
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Kultura & Sport
  • Turizëm
  • Ekonomi & Biznes
  • Shërbimet Publike
  • Zëri yt
  • Harta
  • Këshilli Bashkiak
    • Kryetari i Këshillit
    • Sekretari i Këshillit
    • Anëtarët e Këshillit Bashkiak
    • Grupet e Këshilltarëve
    • Komisionet
    • Agjenda e mbledhjeve
    • Vendime
    • Projekt vendimet
    • Legjislacioni dhe Rregulloret
    • Njoftimet
    • Informacion mbi dëgjesat publike
    • Regjistri elektronik i shkresave
    • Buletini
    • Të tjera
  • Të reja
    • Lajme
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Aplikacione për Qytetarin
  • Legjislacion
    • Legjislacioni
  • Kryetari i Bashkisë
    • Kryetari i Bashkisë
    • Nënkryetarët
    • Urdhëresa të kryetarit
    • Vendime
  • Administrata
    • Organigrama
    • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
    • Punësimi
    • Marrëveshje bashkëpunimi
    • Praktika
    • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
    • Web Challenge Tirana
    • Fillo me një ide- Fito një internship
  • Edukimi
    • Çerdhe
    • Kopshte
    • Shkolla
  • Projekte Kulturore
    • Prioritete Kulturore
    • Kalendari i aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Thirrje për aplikime
  • Trashëgimia Kulturore
    • Mbi Trashëgiminë Kulturore
    • Trashëgimia Kulturore materiale
    • Trashëgimia Kulturore jo materiale
    • Prioritete
    • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
    • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
    • Kontakt
  • Evente Sportive
    • Aktivitete me foto dhe video
  • Projekte Sportive
    • Thirrje për aplikime
  • Shkolla Qendër Komunitare
    • Shkollat
    • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Historiku i Tiranës
    • Tirana - Pak histori
    • Trashëgimia dhe Arkitektura
  • Planifiko udhëtimin tënd
    • Si të vish në Tiranë
    • 1,2,3 ditë në Tiranë
    • Itinerar në Tiranë
    • Harta e qytetit
    • Duke shëtitur Tiranën
  • Zbulo Tiranën
    • Harta turistike e Tiranës
    • Atraksionet në Tiranë
    • Muze
    • Galeri dhe hapësira arti
    • Teatro dhe Kinema
    • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
    • Rrethinat e Tiranës
  • Agrobiznes
    • Agroturizëm
    • Restorante tradicionale
    • Punishte dhe artizane
    • Bujtina
  • Ha, Pi, Bli
    • Akomodim
    • Restorante
    • Bare
    • Jeta e natës
    • Zona shopping
  • Aeroporte & Transport
    • Aeroporte
    • Biçikleta me qera
    • Linjat Urbane
    • Makina me qira
    • Terminale
  • Kontakte dhe shërbime
    • Emergjenca dhe Spitale
    • Info Point
    • ATM
    • Zyra Postare
    • Biblioteka
    • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
    • Kontakto
  • Biznesi
    • Investo në Tiranë
    • Udhëzues për Start Ups
    • Ekosistemi i Start-up
    • Situata aktuale në Tiranën Urbane
    • Zona Rurale e Tiranës
    • Suport dhe këshilla
  • Taksimi
    • Llogarit detyrimet lokale
  • Mundësi Financimi
    • Grante
    • Kredi të buta
  • Projekte Strategjike
    • Projekte
    • Plani Veprimit për Zhvendosje Projekti “Lana Zhvillim-Urban” Amendamenti 1
  • Diaspora dhe Migrimi
  • Shërbimet
    • Shërbimet tona
    • Shërbime në Institucionet e Varësisë
    • Karta e Qytetarit
    • Legjislacioni
    • Rezervo sportelin e biznesit
    • Gjurmo aplikimin
    • Numri i gjelbër
    • Vlerëso shërbimin
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Të dhëna mbi shërbimet publike
    • Aplikacioni eTirana
    • Aplikacioni Tirana Ime
    • Walkability App
  • E drejta e Informimit
    • Programi i Transparencës
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Regjistri i kërkesave
    • Buxheti
    • Open Data
  • Njoftimi dhe konsultimi publik
    • Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
    • Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike
  • Njoftime/Sondazhe
    • Njoftime
    • Sondazhe
  • Flasim Hapur
    • Ankesa, Sugjerime
    • Stop Korrupsionit
    • Rezervo takim në Njësinë Administrative
  • Transparencat
    • KET
  • Zëri yt
    • Forum
    • Planifikim dhe Zhvillim Territori
    • Rinia
    • Financim Projektesh
    • Rrjeti i Vullnetarëve
    • Këndi i BE
    • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
    • Sinjalizim
    • Ndihma Juridike Falas
  • Harta
    • Bare
    • Restorante
    • Turizëm
    • Kulturë
    • Transporti
    • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128

Urgjenca - 127

Policia - 129

  • Organet e Qeverisjes Vendore
    • Këshilli Bashkiak
      • Kryetari i Këshillit
      • Sekretari i Këshillit
      • Anëtarët e Këshillit Bashkiak
      • Grupet e Këshilltarëve
      • Komisionet
      • Agjenda e mbledhjeve
      • Vendime
      • Projekt vendimet
      • Legjislacioni dhe Rregulloret
      • Njoftimet
      • Informacion mbi dëgjesat publike
      • Regjistri elektronik i shkresave
      • Buletini
      • Të tjera
    • Të reja
      • Lajme
      • Njoftime
      • Aktivitete
      • Aplikacione për Qytetarin
    • Legjislacion
      • Legjislacioni
    • Kryetari i Bashkisë
      • Kryetari i Bashkisë
      • Nënkryetarët
      • Urdhëresa të kryetarit
      • Vendime
    • Administrata
      • Organigrama
      • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
      • Punësimi
      • Marrëveshje bashkëpunimi
      • Praktika
      • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
      • Web Challenge Tirana
      • Fillo me një ide- Fito një internship
    • Edukimi
      • Çerdhe
      • Kopshte
      • Shkolla
  • Kultura & Sport
    • Projekte Kulturore
      • Prioritete Kulturore
      • Kalendari i aktiviteteve
      • Aktivitete Kulturore
      • Thirrje për aplikime
    • Trashëgimia Kulturore
      • Mbi Trashëgiminë Kulturore
      • Trashëgimia Kulturore materiale
      • Trashëgimia Kulturore jo materiale
      • Prioritete
      • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
      • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
      • Kontakt
    • Evente Sportive
      • Aktivitete me foto dhe video
    • Projekte Sportive
      • Thirrje për aplikime
    • Shkolla Qendër Komunitare
      • Shkollat
      • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Turizëm
    • Historiku i Tiranës
      • Tirana - Pak histori
      • Trashëgimia dhe Arkitektura
    • Planifiko udhëtimin tënd
      • Si të vish në Tiranë
      • 1,2,3 ditë në Tiranë
      • Itinerar në Tiranë
      • Harta e qytetit
      • Duke shëtitur Tiranën
    • Zbulo Tiranën
      • Harta turistike e Tiranës
      • Atraksionet në Tiranë
      • Muze
      • Galeri dhe hapësira arti
      • Teatro dhe Kinema
      • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
      • Rrethinat e Tiranës
    • Agrobiznes
      • Agroturizëm
      • Restorante tradicionale
      • Punishte dhe artizane
      • Bujtina
    • Ha, Pi, Bli
      • Akomodim
      • Restorante
      • Bare
      • Jeta e natës
      • Zona shopping
    • Aeroporte & Transport
      • Aeroporte
      • Biçikleta me qera
      • Linjat Urbane
      • Makina me qira
      • Terminale
    • Kontakte dhe shërbime
      • Emergjenca dhe Spitale
      • Info Point
      • ATM
      • Zyra Postare
      • Biblioteka
      • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
      • Kontakto
  • Ekonomi & Biznes
    • Biznesi
      • Investo në Tiranë
      • Udhëzues për Start Ups
      • Ekosistemi i Start-up
      • Situata aktuale në Tiranën Urbane
      • Zona Rurale e Tiranës
      • Suport dhe këshilla
    • Taksimi
      • Llogarit detyrimet lokale
    • Mundësi Financimi
      • Grante
      • Kredi të buta
    • Projekte Strategjike
      • Projekte
      • Plani Veprimit për Zhvendosje Projekti “Lana Zhvillim-Urban” Amendamenti 1
    • Diaspora dhe Migrimi
  • Shërbimet Publike
    • Shërbimet
      • Shërbimet tona
      • Shërbime në Institucionet e Varësisë
      • Karta e Qytetarit
      • Legjislacioni
      • Rezervo sportelin e biznesit
      • Gjurmo aplikimin
      • Numri i gjelbër
      • Vlerëso shërbimin
      • Pyetjet më të shpeshta
      • Të dhëna mbi shërbimet publike
      • Aplikacioni eTirana
      • Aplikacioni Tirana Ime
      • Walkability App
    • E drejta e Informimit
      • Programi i Transparencës
      • Koordinatori për të drejtën e informimit
      • Regjistri i kërkesave
      • Buxheti
      • Open Data
    • Njoftimi dhe konsultimi publik
      • Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
      • Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike
    • Njoftime/Sondazhe
      • Njoftime
      • Sondazhe
    • Flasim Hapur
      • Ankesa, Sugjerime
      • Stop Korrupsionit
      • Rezervo takim në Njësinë Administrative
  • Zëri yt
    • Transparencat
      • KET
    • Zëri yt
      • Forum
      • Planifikim dhe Zhvillim Territori
      • Rinia
      • Financim Projektesh
      • Rrjeti i Vullnetarëve
      • Këndi i BE
      • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
      • Sinjalizim
      • Ndihma Juridike Falas
  • Harta
    • Harta
      • Bare
      • Restorante
      • Turizëm
      • Kulturë
      • Transporti
      • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128
Urgjenca - 127
Policia - 129

Mblidhet Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit

  • Kreu
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Të reja
  • Lajme
  • Mblidhet Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit
Mblidhet Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit

    Erion Veliaj - Youtube

    Twitter

    Tweets by City Of Tirana

    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp
    Text size
    Aa Aa

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në mbledhjen e radhës së Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, e cila u mbajt në Gjakovë, ku u diskutua për projektet e përbashkëta mes qyteteve për vitin e ardhshëm. Veliaj tha se kombi shqiptar po jeton ditët e veta më të mira dhe se Shqipëria, nga vendi më i izoluar i Europës, sot po njeh një bum turistësh.

    “Kur mendoj se Kosova është e lirë dhe e pavarur, po kemi pasur role të rëndësishme në lidershipin e Malit të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, shumë prej qyteteve tona sot janë realitete totalisht të transformuara, por kur mendoj edhe për bumin turistik të Tiranës apo të Shqipërisë, që dikur ishte vendi më i izoluar në Europë, kur shikoj se të gjithë jemi duke vrapuar për t’iu bashkuar BE-së, - me shumë gjasë, ashtu siç është edhe ambicia e kryeministrit tonë, Shqipëria do të jetë vendi i radhës që do t’i bashkohet BE-së, duke qenë se ka bërë më shumë progres në vitet e fundit, - është mirë që t’ia kujtojmë vetes se po jetojmë ditët më të mira. Prej kësaj duhet të frymëzohemi për ditë të tjera më të mira, ku një pjesë e madhe e këtyre ndryshimeve do të ndodhin në qytetet tona”, tha ai.  

    Në fjalën e tij, Veliaj u ndal edhe tek rëndësia e zhvillimit të mëtejshëm të turizmit dhe digjitalizimit. Kreu i Bashkisë propozoi krijimin e një pakete turistike, prej së cilës do të përfitojnë edhe qytete të tjera në trevat shqiptare. “Tirana ka pasur vitin e saj më të suksesshëm. Aeroporti i Tiranës sapo e ka kaluar pasagjerin e 6 miliontë. Kemi pasur një bum të jashtëzakonshëm turistik. Paketa që deri sot quhet ‘Tirana-mania’, mund të jetë një paketë për ‘shqiptaro-mania’, pra një paketë që ndoshta fillon në Tiranë, si portë hyrëse, por shumë prej qyteteve tona janë shumë më afër dhe do të doja shumë që, për vitin tjetër, ne të përgatiteshim se si kjo paketë të përfshijë edhe disa nga qytetet tona si Gjakova, Prizreni, Ulqini, Tetova, Shkupi”, deklaroi ai.

    Veliaj pati një ftesë edhe për të rinjtë dhe të rejat në trevat ku jetojnë shqiptarë, për t’u bërë pjesë e Qendrës TUMO, si akademia më e madhe digjitale në Ballkan. “Duke qenë se një pjesë e takimit ka të bëjë me digjitalizimin, dua t’ju bëj një ftesë të hapur: Piramida e Tiranës është konceptuar si një shkollë, një akademi dixhitale, për moshat 12-18 vjeç. Ka një kosto prej 20 eurosh, të cilën e kemi çuar në minimum këtë vit, por nga 1 janari 2024 do të jetë zero. Ne duam ta sponsorizojmë të gjithën si Bashki, dhe bashkë me qeverinë e kryeministrit Rama dhe me shumë donatorë, t’i çojmë të gjithë fëmijët me bursa. Ne nuk i garantojmë dot sukses secilit, por ama si kryetarë të komunave mund t’i garantojmë që secili të fillojë njësoj”, u shpreh Veliaj.

    Teksa afron 111-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë disa angazhime për qytetet shqiptare. “Një angazhim e kemi përmbushur, kemi bërë një donacion gjysmë milioni euro për shkollën në Preshevë, sepse besoj se përtej fjalimeve, nxënësit nuk lexojnë fjalimet, duan të lexojnë libra, duan të mësojnë në një klasë të mirë. Sapo kemi marrë një angazhim tjetër, për një shumë të ngjashme për komunën e Bujanovcit, ku duam të bëjmë një investim për shkollën ‘Naim Frashëri’”, deklaroi Veliaj.

    Ndërkaq, për festat e fundvitit, ai lajmëroi se Tirana do të mikpresë Paradën e Shqiptarëve. “Ka qenë një ide e kryeministrit Rama dhe organizatës ‘Albanian Roots’ në Nju Jork, të cilët e organizojnë çdo vit atje. Ne jemi shumë krenarë kur jemi jashtë vendit, por jo aq të organizuar në tokat dhe trojet tona. Me porosi të Kryeministrit Rama duam ta fillojmë këtë traditë në Tiranë. Ndoshta, vitin tjetër e organizon një qytet tjetër i Unionit, e kështu me radhë çdo vit. U kemi çuar një ftesë të gjitha qyteteve, me ansamblet e tyre, me rrethet e tyre të kulturës, me veshjet tradicionale, dhe duam që secila prej trevave të jetë e pranishëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në 28 Nëntor. Duam ta kthejmë vërtet në një festë të madhe të krenarisë”, tha Veliaj.

    Kryetari i Bashkisë i propozoi Unionit edhe anëtarësimin e 47 komunave arbëreshë në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon, si anëtarë nderi, me qëllim përfshirjen në projektet e përbashkëta midis qyteteve anëtare, me fokus promovimin e trashëgimisë së përbashkët kulturore materiale dhe jomateriale, projekte të ndryshme në kuadër të zhvillimit të turizmit, rrjetëzimit midis qyteteve dhe binjakëzimin e tyre, ndarjes së praktikave të mira, aplikimit të përbashkët midis qyteteve për marrjen e fondeve të Bashkimit Evropian etj.


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Pyetje

    • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
    • 0800 0888
    • [email protected]
    • Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

    Bashkia e Tiranës

    • Politikat e privatësisë
    • Kushtet e përdorimit
    • Kontaktoni