
Text size
“Muza Competition” është një projekt me qëllim kryesor përfshirjen e të rinjve të apasionuar dhe profesionistë, në rijetëzimin e elementëve etnografike në fushën e modës. Mbështetur nga Bashkia e Tiranës dhe realizuar nga shoqata “Agroturizmi Kurora e Tiranës”, projekti sivjet ngriti siparin për herë të tretë.“Muza Competition” bën bashkë të rinj të moshës 18-35 vjeç nga të gjitha qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për t’iu ofruar atyre një gamë më të gjërë mundësish profesionale që synojnë nxitjen e punësimit në ekonomitë krijuese, promovimin e krijimit të bizneseve fillestare ose zgjerimin e bizneseve ekzistuese.
Këtë vit aktiviteti u zhvillua në sheshin përpara Piramidës së Tiranës, në mbrëmjen e datës 20 Qershor dhe u frekuentua nga një numër i lartë përfaqësuesish nga grupet e interesit.



