Ndjeheni të rrezikuar nga tërmeti ose përmbytjet?

Si të veproni?


  • Na Kontaktoni
  • Politikat e Privatesise
  • EN
  • |
  • AL
Menu
Bashkia e Tiranës logo
6 ℃

15 dhjetor 2019

0800 0888 Numër falas
Njësitë
Administrative
Tirana map
  • Administrata dhe Qytetarët
  • Kultura dhe Eventet
  • Turizëm
  • Ekonomi dhe Biznes
  • Zëri yt Merrni pjesë
Njësitë
Administrative
Tirana map
Menu Close
  • Administrata dhe Qytetarët
  • Kultura dhe Eventet
  • Turizëm
  • Ekonomi dhe Biznes
  • Zëri yt
  • Harta
  • Aplikime dhe Info të tjera
    • Tirana Shërbime
    • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
    • Rezervim takimi Online
    • Aplikacione për qytetarin
  • Legjislacioni dhe Administrata
    • Kryetari i Bashkisë
    • Nënkryetarët
    • Këshilli Bashkiak
    • Legjislacion
    • Urdhëresa të kryetarit
    • Vendime
    • Organigrama
  • Aktivitete dhe Publikime
    • Lajme
    • Aktivitete
    • Foto Galeri
    • Publikime
    • Njoftime për shtyp
  • Edukimi
    • Çerdhe
    • Kopshte
    • Shkolla
  • Karriera dhe Vende pune
    • Vende Pune
    • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
    • Fillo me një Ide- Fito një internship
    • Praktika në Bashki
  • Kultura dhe Eventet
    • Prioritete
    • Plani Vjetor i Aktiviteteve
    • Thirrje për aplikime
    • Aktivitete me foto dhe video
    • Projekte të huaja
  • Historiku i Tiranës
    • Tirana - Pak histori
    • Trashëgimia dhe Arkitektura
  • Planifiko udhëtimin tënd
    • Si të vish në Tiranë
    • 1,2,3 ditë në Tiranë
    • Guida dhe Itinerare
    • Harta e qytetit
  • Zbulo Tiranën
    • Atraksionet në Tiranë
    • Muze
    • Galeri
    • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
    • Rrethinat e Tiranës
  • Agrobiznes
    • Agroturizëm
    • Restorante tradicionale
    • Punishte
  • Ha, Pi, Bli
    • Akomodim
    • Restorante
    • Bare
    • Jeta e natës
    • Zona shopping
  • Aeroporte & Transport
    • Aeroporte
    • Linjat Urbane
    • Terminale
    • Trafiku
    • Stacionet Ecovolis
    • Mobike
  • Kontakte dhe shërbime
    • Emergjenca dhe Spitale
    • Info Point
    • ATM
    • Zyra Postare
    • Biblioteka
    • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
  • Biznesi
    • Investo në Tiranë
    • Udhëzues për Start Ups
    • Situata aktuale në Tiranën Urbane
    • Suport dhe këshilla
  • Taksimi
    • Llogarit detyrimet lokale
  • Mundësi Financimi
    • Grante
    • Kredi të buta
    • Ëngjëjt e biznesit
  • Transparencat
    • Buxheti
    • Open Data
    • KET
    • Programi i transparencës
    • Konsultimi Publik
  • Zëri yt
    • Forum
    • Anketime
    • Financim Projektesh
    • Rrjeti i Vullnetarëve
  • Harta
    • Bare
    • Restorante
    • Turizëm
    • Kulturë
    • Transporti
    • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128

Urgjenca - 127

Policia - 129

  • Administrata dhe Qytetarët
    • Aplikime dhe Info të tjera
      • Tirana Shërbime
      • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
      • Rezervim takimi Online
      • Aplikacione për qytetarin
    • Legjislacioni dhe Administrata
      • Kryetari i Bashkisë
      • Nënkryetarët
      • Këshilli Bashkiak
      • Legjislacion
      • Urdhëresa të kryetarit
      • Vendime
      • Organigrama
    • Aktivitete dhe Publikime
      • Lajme
      • Aktivitete
      • Foto Galeri
      • Publikime
      • Njoftime për shtyp
    • Edukimi
      • Çerdhe
      • Kopshte
      • Shkolla
    • Karriera dhe Vende pune
      • Vende Pune
      • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
      • Fillo me një Ide- Fito një internship
      • Praktika në Bashki
  • Kultura dhe Eventet
    • Kultura dhe Eventet
      • Prioritete
      • Plani Vjetor i Aktiviteteve
      • Thirrje për aplikime
      • Aktivitete me foto dhe video
      • Projekte të huaja
  • Turizëm
    • Historiku i Tiranës
      • Tirana - Pak histori
      • Trashëgimia dhe Arkitektura
    • Planifiko udhëtimin tënd
      • Si të vish në Tiranë
      • 1,2,3 ditë në Tiranë
      • Guida dhe Itinerare
      • Harta e qytetit
    • Zbulo Tiranën
      • Atraksionet në Tiranë
      • Muze
      • Galeri
      • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
      • Rrethinat e Tiranës
    • Agrobiznes
      • Agroturizëm
      • Restorante tradicionale
      • Punishte
    • Ha, Pi, Bli
      • Akomodim
      • Restorante
      • Bare
      • Jeta e natës
      • Zona shopping
    • Aeroporte & Transport
      • Aeroporte
      • Linjat Urbane
      • Terminale
      • Trafiku
      • Stacionet Ecovolis
      • Mobike
    • Kontakte dhe shërbime
      • Emergjenca dhe Spitale
      • Info Point
      • ATM
      • Zyra Postare
      • Biblioteka
      • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
  • Ekonomi dhe Biznes
    • Biznesi
      • Investo në Tiranë
      • Udhëzues për Start Ups
      • Situata aktuale në Tiranën Urbane
      • Suport dhe këshilla
    • Taksimi
      • Llogarit detyrimet lokale
    • Mundësi Financimi
      • Grante
      • Kredi të buta
      • Ëngjëjt e biznesit
  • Zëri yt
    • Transparencat
      • Buxheti
      • Open Data
      • KET
      • Programi i transparencës
      • Konsultimi Publik
    • Zëri yt
      • Forum
      • Anketime
      • Financim Projektesh
      • Rrjeti i Vullnetarëve
  • Harta
    • Harta
      • Bare
      • Restorante
      • Turizëm
      • Kulturë
      • Transporti
      • Zyrat e administratës

Nga ferma e kafshëve te panairi i ushtrisë, kryeqyteti shndërrohet në një hapësirë festive

  • Kreu
  • Administrata dhe Qytetarët
  • Aktivitete dhe Publikime
  • Lajme
  • Nga ferma e kafshëve te panairi i ushtrisë, kryeqyteti shndërrohet në një hapësirë festive
Nga ferma e kafshëve te panairi i ushtrisë, kryeqyteti shndërrohet në një hapësirë festive

    E-mail nga kryetari

    Regjistrohu për të marrë një e-mail të përmuajshëm nga Kryetari i Bashkisë - të rejat më të bukura të Tiranës direkt në inbox-in tuaj.

    Të dhenat tuaja janë të sigurta, lexoni Politikat e Privatësisë



    ×

    Twitter


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    “1 Qershori”, Dita e Fëmijëve, e ka shndërruar kryeqytetin në një hapësirë festive për të vegjlit, ku muzika, argëtimi dhe lojërat pafund i kanë sjellë Tiranës gjallërinë, gëzimin dhe ngjyrat e pranverës. Të vegjlit, të shoqëruar edhe nga prindërit e tyre, kanë vërshuar në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” apo në kodrat e Liqenit Artificial, ku i janë gëzuar aktiviteteve të shumta festive të organizuara nga Bashkia e Tiranës.

    Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një moment reflektimi për të gjithë. Ai nënvizoi se njerëzit kanë prioritet fëmijët dhe familjet e tyre dhe jo partitë politike. “Jam shumë i lumtur sot që na janë bashkuar kaq shumë fëmijë jo vetëm nga Tirana, por edhe nga rrethet. Në këtë stinë të nxehur politike, fëmijët janë kujtesa më e fortë se për çfarë jetojmë, për çfarë i bëjmë gjërat që bëjmë, për çfarë i bëjmë festat. Sot kushdo duhet të reflektojë pak, t’i bëjë vetes një pyetje: çfarë ka prioritet - idealin e partisë apo të ardhmen e fëmijëve? Gjithmonë e më shumë njerëz në Tiranë kanë prioritet fëmijët e tyre, familjet e tyre”, tha Veliaj.

    Ai shtoi se Tirana është e vendosur të ecë përpara dhe tha se ka ikur koha kur për ideal të partisë prisheshin proceset zgjedhore. Veliaj shprehu bindjen se qytetarët do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur, në mënyrë që Tirana të vijojë transformimin edhe për katër vitet e ardhshme. “Iku koha kur për ideal të partisë prisheshin votimet dhe shkatërroheshin proceset. Sot jemi në një epokë tjetër, Tirana po ecën përpara. E sigurt që do të vazhdojë të ecë përpara edhe katër vitet e ardhshme. Ama, këtë do ta bëjmë të gjithë bashkë. Nëse mbajmë parasysh çfarë është e rëndësishme në jetë, atëherë do të marrim vendime të duhura për këtë muaj fushate ku po futemi, si dhe për çfarë do të bëjmë pas datës 30 qershor”,  u shpreh Veliaj. 

    Kryebashkiaku deklaroi se 30 qershori është një datë e rëndësishme për qytetin, në mënyrë që katër vitet të ardhshme të ketë më shumë shkolla, çerdhe, gjelbërim, kënde lojërash dhe një qytet miqësor për të gjithë. “Data 30 nuk është që partitë të zgjedhin popullin, por është koha kur populli zgjedh partitë. Zgjedhja në Tiranë është çfarë do të bëjmë për fëmijët: do vazhdojmë të ndërtojmë më shumë shkolla, kopshte çerdhe, siç bëmë këto 4 vjet? Do vazhdojmë të mbjellim më shumë pemë? Do vazhdojmë të shtojmë këndet e lojërave, siç bëmë tek “7 xhuxhat” dhe te Liqeni? Nëse ky qytet është miqësor për fëmijët, është miqësor për të gjithë”, nënvizoi Veliaj, teksa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që në këtë muaj të rëndësishëm të mendojnë më shumë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

    “Dua t’iu uroj gjithë fëmijëve Gëzuar 1 Qershorin. I uroj të gjithë prindërit, u them se duhet të mësojmë nga fëmijët, ata janë më idealistë, më të pastër, më seriozë me qytetin e tyre dhe me të ardhmen tonë. Nëse themi që i duam fëmijët, të mendojmë një çikë më shumë për ta se sa për partitë. Gëzuar 1 Qershorin”, deklaroi Veliaj. 

    Festimet për 1 qershorin filluan që prej orës 9 të mëngjesit dhe atmosfera ndihet kudo.  Sheshi “Skënderbej” është shndërruar në një arenë argëtimi, ndërkohë që një mini-fermë është improvizuar përpara Bashkisë së Tiranës, me shpendë, kafshë të ndryshme, dhe lepurushë të vegjël, që ka tërhequr jashtëzakonisht shumë vëmendjen e fëmijëve. Po kaq interesant për më të vegjlit e kryeqytetit, është edhe panairi i mjedisit, i cili jo vetëm i njeh ata me elementët kryesorë të tij, por edhe i mëson fëmijët me informacionin e duhur për ta mbrojtur ambientin që na rrethon. Syrin kureshtar të fëmijëve e tërhoqi edhe panairi i Policisë së Shtetit dhe i Ushtrisë, ku disa mjete ushtarake dhe të forcave të rendit të vendosura në Bulevard janë vizituar nga të vegjlit.


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Pyetje

    • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
    • 0800 0888
    • info@tirana.al
    • Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

    Bashkia e Tiranës

    • Politikat e privatësisë
    • Na Kontaktoni