Përditësime dhe udhëzime rreth Coronavirus

COVID-19


  • Na Kontaktoni
  • Politikat e Privatesise
  • EN
  • |
  • AL
Menu
Bashkia e Tiranës logo Bashkia e Tiranës logo
14 ℃

21 Maj 2022

0800 0888 Numër falas
Njësitë
Administrative
Tirana map
  • Administrata & Qytetarët
  • Kultura & Eventet
  • Turizëm
  • Sport
  • Ekonomi & Biznes
  • Zëri yt Merrni pjesë
Njësitë
Administrative
Tirana map
Menu Close
  • Administrata & Qytetarët
  • Kultura & Eventet
  • Turizëm
  • Sport
  • Ekonomi & Biznes
  • Zëri yt
  • Harta
  • Aplikime dhe Info të tjera
    • Tirana Shërbime
    • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
    • Rezervim takimi Online
    • Aplikacione për qytetarin
  • Legjislacioni dhe Administrata
    • Kryetari i Bashkisë
    • Nënkryetarët
    • Këshilli Bashkiak
    • Legjislacion
    • Urdhëresa të kryetarit
    • Vendime
    • Organigrama
  • One Stop Shop
    • Detajet e aplikimit
  • Aktivitete dhe Publikime
    • Lajme
    • Aktivitete
    • Njoftime
  • Edukimi
    • Çerdhe
    • Kopshte
    • Shkolla
  • Karriera dhe Vende pune
    • Vende Pune
    • Praktika në Bashki
    • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
    • Tirana Kreative
    • Projekti "Apps Challenge- Tirana"
    • Praktikë Pune Verore pranë Muzeut Vendor “Shtëpia Studio Kadare”
    • Fillo me një Ide- Fito një internship
  • Projekte Kulturore
    • Prioritete Kulturore
    • Kalendari i aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Thirrje për aplikime
    • Projekte të huaja
  • Trashëgimia Kulturore
    • Mbi Trashëgiminë Kulturore
    • Trashëgimia Kulturore materiale
    • Trashëgimia Kulturore jo materiale
    • Prioritete
    • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
    • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
    • Kontakt
  • Eventet
    • Aktivitete me foto dhe video
  • Historiku i Tiranës
    • Tirana - Pak histori
    • Trashëgimia dhe Arkitektura
  • Planifiko udhëtimin tënd
    • Si të vish në Tiranë
    • 1,2,3 ditë në Tiranë
    • Guida dhe Itinerare
    • Harta e qytetit
    • Strolling Tirana
  • Zbulo Tiranën
    • Atraksionet në Tiranë
    • Muze
    • Galeri
    • Teatro dhe Kinema
    • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
    • Rrethinat e Tiranës
  • Agrobiznes
    • Agroturizëm
    • Restorante tradicionale
    • Punishte dhe artizane
  • Ha, Pi, Bli
    • Akomodim
    • Restorante
    • Bare
    • Jeta e natës
    • Zona shopping
  • Aeroporte & Transport
    • Aeroporte
    • Linjat Urbane
    • Terminale
    • Stacionet Ecovolis
  • Kontakte dhe shërbime
    • Emergjenca dhe Spitale
    • Info Point
    • ATM
    • Zyra Postare
    • Biblioteka
    • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
    • Kontakto
  • Shkolla Qendër Komunitare
    • Shkollat
  • Aktivitetet Online
    • Yoga
    • Turne Shahu
    • Ec Vrapo Pedalo
  • Biznesi
    • Investo në Tiranë
    • Udhëzues për Start Ups
    • Ekosistemi i Start-up
    • Situata aktuale në Tiranën Urbane
    • Zona Rurale e Tiranës
    • Suport dhe këshilla
  • Taksimi
    • Llogarit detyrimet lokale
  • Mundësi Financimi
    • Grante
    • Kredi të buta
  • Projekte
    • Shtrati i Lumit Lana- Zhvillim Urban
  • Diaspora dhe Migrimi
  • Transparencat
    • Buxheti
    • Open Data
    • KET
    • Programi i transparencës
    • Konsultimi Publik
  • Zëri yt
    • Kontakto Këshilltarët
    • Forum
    • Planifikim dhe Zhvillim Territori
    • Rinia
    • Anketime
    • Financim Projektesh
    • Rrjeti i Vullnetarëve
    • Këndi i BE
  • Harta
    • Bare
    • Restorante
    • Turizëm
    • Kulturë
    • Transporti
    • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128

Urgjenca - 127

Policia - 129

  • Administrata & Qytetarët
    • Aplikime dhe Info të tjera
      • Tirana Shërbime
      • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
      • Rezervim takimi Online
      • Aplikacione për qytetarin
    • Legjislacioni dhe Administrata
      • Kryetari i Bashkisë
      • Nënkryetarët
      • Këshilli Bashkiak
      • Legjislacion
      • Urdhëresa të kryetarit
      • Vendime
      • Organigrama
    • One Stop Shop
      • Detajet e aplikimit
    • Aktivitete dhe Publikime
      • Lajme
      • Aktivitete
      • Njoftime
    • Edukimi
      • Çerdhe
      • Kopshte
      • Shkolla
    • Karriera dhe Vende pune
      • Vende Pune
      • Praktika në Bashki
      • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
      • Tirana Kreative
      • Projekti "Apps Challenge- Tirana"
      • Praktikë Pune Verore pranë Muzeut Vendor “Shtëpia Studio Kadare”
      • Fillo me një Ide- Fito një internship
  • Kultura & Eventet
    • Projekte Kulturore
      • Prioritete Kulturore
      • Kalendari i aktiviteteve
      • Aktivitete Kulturore
      • Thirrje për aplikime
      • Projekte të huaja
    • Trashëgimia Kulturore
      • Mbi Trashëgiminë Kulturore
      • Trashëgimia Kulturore materiale
      • Trashëgimia Kulturore jo materiale
      • Prioritete
      • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
      • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
      • Kontakt
    • Eventet
      • Aktivitete me foto dhe video
  • Turizëm
    • Historiku i Tiranës
      • Tirana - Pak histori
      • Trashëgimia dhe Arkitektura
    • Planifiko udhëtimin tënd
      • Si të vish në Tiranë
      • 1,2,3 ditë në Tiranë
      • Guida dhe Itinerare
      • Harta e qytetit
      • Strolling Tirana
    • Zbulo Tiranën
      • Atraksionet në Tiranë
      • Muze
      • Galeri
      • Teatro dhe Kinema
      • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
      • Rrethinat e Tiranës
    • Agrobiznes
      • Agroturizëm
      • Restorante tradicionale
      • Punishte dhe artizane
    • Ha, Pi, Bli
      • Akomodim
      • Restorante
      • Bare
      • Jeta e natës
      • Zona shopping
    • Aeroporte & Transport
      • Aeroporte
      • Linjat Urbane
      • Terminale
      • Stacionet Ecovolis
    • Kontakte dhe shërbime
      • Emergjenca dhe Spitale
      • Info Point
      • ATM
      • Zyra Postare
      • Biblioteka
      • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
      • Kontakto
  • Sport
    • Shkolla Qendër Komunitare
      • Shkollat
    • Aktivitetet Online
      • Yoga
      • Turne Shahu
      • Ec Vrapo Pedalo
  • Ekonomi & Biznes
    • Biznesi
      • Investo në Tiranë
      • Udhëzues për Start Ups
      • Ekosistemi i Start-up
      • Situata aktuale në Tiranën Urbane
      • Zona Rurale e Tiranës
      • Suport dhe këshilla
    • Taksimi
      • Llogarit detyrimet lokale
    • Mundësi Financimi
      • Grante
      • Kredi të buta
    • Projekte
      • Shtrati i Lumit Lana- Zhvillim Urban
    • Diaspora dhe Migrimi
  • Zëri yt
    • Transparencat
      • Buxheti
      • Open Data
      • KET
      • Programi i transparencës
      • Konsultimi Publik
    • Zëri yt
      • Kontakto Këshilltarët
      • Forum
      • Planifikim dhe Zhvillim Territori
      • Rinia
      • Anketime
      • Financim Projektesh
      • Rrjeti i Vullnetarëve
      • Këndi i BE
  • Harta
    • Harta
      • Bare
      • Restorante
      • Turizëm
      • Kulturë
      • Transporti
      • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128
Urgjenca - 127
Policia - 129

Nis shpërndarja e 3000 pagesave të para për të prekurit nga tërmeti në Tiranë

  • Kreu
  • Administrata & Qytetarët
  • Aktivitete dhe Publikime
  • Lajme
  • Nis shpërndarja e 3000 pagesave të para për të prekurit nga tërmeti në Tiranë
Nis shpërndarja e 3000 pagesave të para për të prekurit nga tërmeti në Tiranë

    Erion Veliaj - Youtube

    Twitter


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp
    Text size
    Aa Aa

    Prej ditës së sotme, 3 mijë përfituesit e lotit të parë të dëmshpërblimeve nga tërmeti i 26 nëntorit në Bashkinë e Tiranës, mund t’i tërheqin pagesat cash në çdo pikë të Postës Shqiptare. Në një mbledhje online të organizuar paraditen e sotme, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, shprehën angazhimin maksimal për të vijuar me dëmshpërblimin e të dëmtuarve, që janë pjesë e fondit prej 80 milionë dollarësh të parashikuar në buxhetin e shtetit për këtë qëllim.

    Gjatë raportimit për ecurinë e procesit në qytetin e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj tha se krahas përfituesve të pare, janë në proces edhe dy lote të tjera, që do të kalojnë së shpejti në Këshillin Bashkiak, përkatësisht 3100 dosje që i shtohen listës së personave që përfitojnë aktualisht dëmshpërblimin. “Ne kemi tashmë të akorduar nga qeveria një fond prej mbi 700 milionë lekësh; 560 milionë janë pagesa cash të familjarëve. Ndërkohë, pjesa tjetër ka të bëjë me rregullimin e ambienteve të përbashkëta. Me grantin që kemi marrë për ambientet e përbashkëta është ezauruar e gjithë kërkesa, ndaj transhi tjetër i 3100 familjeve do të jetë për pagesa cash për dëmet DS1/DS2/DS3”, sqaroi Veliaj. Ndërsa, theksoi se ka një numër minimal dosjesh të skualifikuara, rreth 300, të cilat i përkasin familjarëve që kanë një shtëpi të dytë po në Tiranë.

    Paralelisht me këtë proces, Bashkia e Tiranës ka ecur me nënshkrimin e kontratave për ndërtimin e 200 banesave të para individuale. “50 banesa fillojnë këtë javë në Farkë. Sa i përket banesave kolektive, po bëhet një ekspertizë e thelluar nga studiot private për 92 objekte. Në përfundim, 52 pallate janë për prishje”, deklaroi Veliaj. Më tej, ai tha se duke filluar nga kjo javë, do kemi dëgjesa në Këshillin Bashkiak, ku çdo gjë do të bëhet transparente, kurse inxhinieri apo grupi i inxhinierëve, që kanë bërë testimin e betonit, hekurit, modelimin 3D, dhe që do të firmosin, të noterizuar edhe nga Instituti i Ndërtimit, do t’ia prezantojnë Këshillit Bashkiak argumentimin për prishje. “Kemi 10 pallate për rikonstruksion dhe 8 pallate në proces diskutimi, ku duam të shikojmë nëse arrijmë të bëjmë një rikonstruksion të plotë ose nëse do ia vlejë që ta bëjmë nga fillimi sepse inxhinierët kanë një debat mes tyre dhe Institutit të Ndërtimit; por, për këtë do kemi një debat publik në Këshillin Bashkiak”, tha Veliaj.

    Bashkia e Tiranës do të ndërhryë në 243 pallate për të riparuar dëmet në hapësirat e përbashkëta. “Për ambientet e përbashkëta, si kafazi i shkallëve, tarraca dhe probleme të kësaj natyre, kemi identifikuar 243 pallate, ku do bëjmë ndërhyrje të tilla. Nga këto pallate, 44 janë me administratorë dhe procesi është shumë më i kollajtë, pasi do t’i kalojmë direkt grantin dhe janë vetë ata dhe banorët që zgjedhin brigadën që ua bën punimet. Tek të tjerat do detyrohemi ta bëjë Bashkia, ndaj dhe ftesa për të gjithë qytetarët është ta zgjedhin sa më shpejt administratorin”, tha Veliaj.

    Gjatë raportit për procesin e rindërtimit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës preku edhe pjesën e konvikteve. “Kemi rrëzuar 10 godina konvikti në Kodër-Kamëz, nga të cilat vetëm dy përdoreshin nga studentët, pjesa më e madhe kanë qenë ndërtesa të zaptuara. Në qytetin “Studenti”, tre godinat ishn të amortizuara prej zaptimit gjatë 30 viteve; një pjesë e tyre e nëndhënë disa herë me qera në qiraxhinj të tjerë. Është liruar edhe terreni për Kampusin Universitar, ku falë aktit normative kemi fillimisht fondin e prokurimit për detajimin e projektit dhe pastaj do të fillojmë ndërtimin”, deklaroi Veliaj.

    Kryeministri Edi Rama theksoi se janë 80 milionë dollarë fonde të cilat do të shpërndahen për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti me nivele dëmi DS1 deri DS3. “Aktualisht, Bashkia e Tiranës ka 5.6 milionë dollarë në proces. Ndërkohë, jemi në procesin e fillimit konkret të punës në terren për ndërtimin e shtëpive. Qytetarët duhet të kuptojnë se kjo e sotmja është vetëm një pjesë, pasi bashkia po i bën miratimet me lote. Janë dy mbledhje të radhës së Këshillit Bashkiak, ku presim të miratohen 3100 dosje dhe 2000 të tjera. Pra, në total 5100 dosje, për të cilat do të lëvrohen fondet drejtpërdrejt për familjet e dëmtuara”, tha Rama.

    Për sa i përket procesit të zbatimit të ndërtesave kolektive, Kryeministri sqaroi se ky është një proces që do të marrë kohë. “FSHZH dhe Bashkia e Tiranës nga dita në ditë do të nisin punën në terren. Për sa i përket procesit të banesave kolektive, pasi të bëhet procedura e plotë me Këshillin Bashkiak, do të bëhet edhe shembja e godinave që janë të pariparueshme dhe të pabanueshme. Të gjithë banorët e këtyre shtëpive do të marrin shtëpi të reja me kushte shumë herë më të mira”, nënvizoi Rama.

    Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, bëri të ditur gjendjen në të cilën ndodhet procesi i dhënies së granteve për familjet që kanë dëme të lehta dhe mesatare, si edhe statusi aktual i punës për ndërtimin e shkollave të reja. “Praktikisht me programin e granteve të rikonstruksionit, që janë pagesa cash në duart e familjeve dhe qytetarëve për të meremetuar shtëpitë e tyre nga dëmet e lehta në mesatare, e gjithë zona e dëmtuar nga tërmeti po shërbehet nga ky program plotësisht. Sot programi i shkollave është i gjithë aktiv. Janë 140 shkolla, një pjesë e mirë e tyre të financuar nga buxheti i shtetit, që ndodhen në fazën e ndërtimit apo në procesin përfundimtar të tenderimit. Një pjesë e madhe e shkollave janë marrë nga UNDP, të financuar nga Komisioni Europian dhe shuma është 65 milionë euro që do të financojnë një numër të madh shkollash”, bëri të ditur Ahmetaj.


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Pyetje

    • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
    • 0800 0888
    • info@tirana.al
    • Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

    Bashkia e Tiranës

    • Politikat e privatësisë
    • Kushtet e përdorimit
    • Kontaktoni