Text size
Me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë z. Erion Veliaj dhe familjarëve, në datën 03 Qershor 2024, u organizua ceremonia për emërtimin e një rruge në Tiranë me emrin "Remzi Hoxha", sipërmarrës i njohur shqiptar, i cili u zhduk nga SHIK-u nën torturë, në vitin 1995.
Autorët e këtij krimi shtetëror, që edhe sot mbetet një brengë e pashlyer, nuk dolën kurrë para drejtësisë, por qyteti nuk harron, duke përjetësuar figurën dhe pafajësinë e tij.