
Text size
Një vit plot me investime të reja në Njësinë Administrative Nr.1
Një vit me plot shërbime të shtuara nga Sektori i Shërbimeve Publike , ku prioritet është përmirësimi i jetesës në komunietet.
Ja disa nga shërbimet dhe punët konkrete të vitit që lamë pas (2018):
- Verifikim dhe zgjidhje ankesash lidhur me infrastruktrën rrugore, kanalizime dhe furnizim me ujë të pijshëm, pastrim-gjelbërim, ndriçim,sinjalistikë etj
- Aplikime për programe sociale të strehimit, kreditë e buta, banesa sociale, bonus strehimi.
- Saktësim adresash dhe përcaktim kod-banese.
- Aplikim për heqje taksash (kategoritë përfituese), vërtetim banor lagjie etj.
Punë konkrete :
- Rikualifikimi i bllokut që kufijzohet nga rrugët "Shkretëve", "Spahiu", "Bashkim Kodra".
- Sistemimi në banesat e reja të komunietit Rom dhe Egjiptian në zonën e Shkozës dhe Lanabregas.
- Riparim asfaltimi, rrjetit të ujësjellësit, kanalizime, ndriçim , kënde lojrash, etj.
Ndodhemi çdo ditë në shërbim të komunitetit për zgjidhjen e çdo ankese !