Text size
Për 5 ditë me radhë në teatrin privat « Zonja e Bujtinës » u shfaq me sukses të plotë shfaqja “Njeriu i pyllit” e mbështetur nga Bashkia Tiranë.Kjo është një vepër e shkruar dhe interpretuar nga dramaturgu, regjisori dhe aktori Naun Shundi. Është vepra e 13-të e shkruar nga Shundi ku shumica e titujve të tij i përkasin stilit të teatrit absurd.
Monokomedia tragjike ngre probleme dhe pikëpyetje jo vetëm për njeriun dhe shoqërinë njerëzore por për çdo gjallesë.
Te kjo shfaqje shihen probleme të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërmjet të gjitha llojeve. Këtë bën Naun Shundi me lojën e tij brilante.
Me këtë personazh bëhet takimi i njeriut me natyrën dhe bashkëjetesa mes njerëzve dhe gjallesave të tjera.
Regjisor i shfaqjes ishte Kristi Serani dhe me muzikë nga Endri Sina. Shfaqja u ndoq me kërshëri nga profesionistë të fushës si dhe artdashës të shumtë.
"Njeriu i Pyllit" është një perfomancë teatrore që vjen në vijim të mbështetjes së vazhdueshme që Bashkia Tiranë ofron për komunitetin teatror.