Bashkia Tiranë do të mbajë dëgjesën e dytë publike mbi Draft Strategjinë e Turizmit dhe të Trashëgimisë Kulturore. Takimi do të zhvillohet më 2 prill 2019, në orën 10:00 te salla e trajnimeve të Bashkisë Tiranë.
Në kuadër të procesit të përgatitjes së Strategjisë për Turizmin dhe Trashëgiminë Kulturore dhe draftit të përmirësuar sipas sugjerimeve të mara në dëgjesën e parë të organizuar më 6 shkurt 2019, Bashkia Tiranë do të organizojë edhe dëgjesën e dytë publike. Gjatë kësaj dëgjese do të paraqitet drafti i pasuruar me sugjerimet e bëra nga grupet e interesit si dhe do diskutohen problematikat e dala gjatë procesit të përgatitjes dhe krijimit të Strategjisë.
Në dëgjesën e dytë ftohen të marrin pjesë të gjitha grupet e interesit lidhur me turizmin dhe trashëgiminë kulturore si edhe ekspertë të fushave përkatëse.