Text size
Data e publikimit të njoftimit për konsultim me publikun: 09/06/2025Titulli i projekt-aktit që hapet për konsultim me publikun:
“LINJË PRODHIMI BETONI TË SUBJEKTIT VIA CONSTRUCTION SH.P.K."
SURREL, NJËSIA ADMINISTRATIVE DAJT, BASHKIA TIRANE
SURREL, NJËSIA ADMINISTRATIVE DAJT, BASHKIA TIRANE
Baza ligjore: Ligji 146/2014 “Për njoftim dhe Konsultimin Publik”; Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Urdhër Nr.33338, datë 22.09.2022 Për miratimin e procedurës standarde të veprimit “Procedura për njoftim dhe konsultim publik në Bashkinë Tiranë”; Urdhër Nr.24752, datë 05.07.2022 “Për caktimin e koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik”.
Nr | Vendi i Takimit | Data / Ora | Pjesëmarrësit e Synuar | Lloji/forma e takimit |
1 | Pranë impianit të prodhimit të betonit | 11/08/2025 11:00 |
Banorë të Njësisë Qytetarë, subjekte, organizata të interesuara Etj. |
Dëgjesë publike |
Nënshkruar nga koordinatori i konsultimit publik: Dorian Rexhepi
Afati për dërgimin e rekomandimeve dhe forma e pranimit të rekomandimeve:
Pranohen rekomandime deri në datën 11.08.2025.
Rekomandimet lutemi të dërgohen përmes e-mailt në adresat:
konsultimipublik@tirana.al
Struktura përgjegjëse për mbledhjen e komenteve/rekomandimeve për projektaktin:
Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
Informacion mbi procedurat që do të ndjekë Bashkia Tiranë nga marrja e rekomandimeve deri në miratimin përfundimtar të aktit:
Rekomandimet e ardhura në adresën e Koordinatorit për Njoftimin dhe Konsultimin Publik do të mblidhen dhe do të dërgohen për shqyrtim pranë Drejtorisë së Mjedisit Parqeve dhe Rekreacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik Investimeve të Huaja dhe Zhvillimit Ekonomik, për të ndjekur më tej procesin e vlerësimit të rekomandimeve.
Në rastin e mospranimit të rekomandimeve do të paraqitet përgjigje me arsyet e refuzimit, ndërsa për rekomandimet dhe komentet që do të pranohen pjesërisht apo plotësisht, do të hartohet një përmbledhje e cila do t’i bashkëlidhet aktit të miratuar.
Rekomandimet dhe komentet në dëgjesën publike mund të bëhen verbalisht dhe ose me shkrim. Përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë do të hartojnë proces verbal për dëgjesën publike ku do të pasqyrohen të gjitha rekomandimet dhe komentet nga të pranishmit në takim.