Në vijim të reformës për riinxhinierimin e shërbimeve dhe nismës së ndërmarrë nga qeveria shqiptare për ofrimin e shërbimeve on line dhe bazuar në shkresën me nr. 10857/1 prot., datë 12.10.2023 nga Drejtoria e Përgjitshme e Gjendjes Civile ju bëjmë me dije se certifikatat do të ofrohen elektronikisht nëpërmjet portalit qeveritar e-albania sipas historikut të regjistrimit të shtetasve në evidentimin e faktit juridik të lindjes, martesës, të vdekjes dhe të përbërjes familjare.
Për sa më sipër për cerfiikatat historike sipas të dhënave të regjistrave themeltarë dhe aktet e gjendjes civile do të veprohet bazuar në manualin teknik të miratuar “Për kalimin e dokumentit certifikatë, të shkarkuar nga sistemi i arkivës në versionin PDF”, të përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.
Duke filluar nga data 01.10.2023 shërbimi i certifikatave historike që disponon arkiva e Gjendjes Civile në Bashkinë e Tiranës do të ofrohet vetëm elektronikisht on-line duke kaluar në një epokë të re dhe nuk do të ofrohet më nga sportelet e gjendjes civile.
Përjashtim nga ky rregull do të përbëjnë vetëm shtetasit e huaj, të cilëve u është mbajtur akti në zyrat e gjendjes civile. Këto raste pajisen me certifikate duke u paraqitur në sportelet e gjendjes civile në Bashkinë e Tiranës.