Data e publikimit të njoftimit për konsultim me publikun: 024/07/2025
Titulli i projekt-aktit që hapet për konsultim me publikun: “PËR MIRATIMIN E PLANIT SOCIAL 2025-2027, PËR BASHKINË TIRANË”
Baza ligjore: Ligji 146/2014 “Për njoftim dhe Konsultimin Publik”; Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Urdhër Nr.33338, datë 22.09.2022 Për miratimin e procedurës standarde të veprimit “Procedura për njoftim dhe konsultim publik në Bashkinë Tiranë”; Urdhër Nr.24752, datë 05.07.2022 “Për caktimin e koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik”.
Nënshkruar nga koordinatori i konsultimit publik: Dorian Rexhepi
Afati për dërgimin e rekomandimeve dhe forma e pranimit të rekomandimeve:
Pranohen rekomandime deri në datën 21.08.2025.
Rekomandimet lutemi të dërgohen përmes e-mailt në adresat:
konsultimipublik@tirana.al
keshillibashkiak@tirana.al
Struktura përgjegjëse për mbledhjen e komenteve/rekomandimeve për projektaktin:
Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
Informacion mbi procedurat që do të ndjekë Bashkia Tiranë nga marrja e rekomandimeve deri në miratimin përfundimtar të aktit:
Rekomandimet e ardhura në adresën e Koordinatorit për Njoftimin dhe Konsultimin Publik do të mblidhen dhe do të dërgohen për shqyrtim pranë Sekretarit të Këshillit Bsahkiak, për të ndjekur më tej procesin me drejtorinë përgjegjëse për hartimin e aktit.
Në rastin e mospranimit të rekomandimeve do të paraqitet përgjigje me arsyet e refuzimit, ndërsa për rekomandimet dhe komentet që do të pranohen pjesërisht apo plotësisht, do të hartohet një përmbledhje e cila do t’i bashkëlidhet aktit të miratuar.
Dokumenti |
Shkarko |
VKB Plani Social draft 2025-2027 |
|
Plani-social-2025-2027 Bashkia Tiranë |