“Kapanon industrial për përpunimin e drurit me qëllim krijimin e mobiljeve për interier dhe eksterier”
Pranë autostradës Tiranë-Durrës, në rrugën industriale, në afërsi të Megatek
Data e publikimit të njoftimit për konsultim me publikun: 13/05/2025
Titulli i projekt-aktit që hapet për konsultim me publikun:
“Kapanon industrial për përpunimin e drurit me qëllim krijimin e mobiljeve për interier dhe eksterier”
Pranë autostradës Tiranë-Durrës, në rrugën industriale, në afërsi të Megatek
Baza ligjore: Ligji 146/2014 “Për njoftim dhe Konsultimin Publik”; Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Urdhër Nr.33338, datë 22.09.2022 Për miratimin e procedurës standarde të veprimit “Procedura për njoftim dhe konsultim publik në Bashkinë Tiranë”; Urdhër Nr.24752, datë 05.07.2022 “Për caktimin e koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik”.
Nr |
Vendi i Takimit |
Data / Ora |
Pjesëmarrësit e Synuar |
Lloji/forma e takimit |
1 |
Pranë zyrave të Njësisë Administrative Kashar |
12/06/2025 |
Banorë të Njësisë |
Dëgjesë publike |
Nënshkruar nga koordinatori i konsultimit publik: Dorian Rexhepi
Projekt-Akti:
“Kapanon industrial për përpunimin e drurit”
Pranë autostradës Tiranë-Durrës, në rrugën industriale, në afërsi të Megatek
Afati për dërgimin e rekomandimeve dhe forma e pranimit të rekomandimeve:
Pranohen rekomandime deri në datën 12.06.2025.
Rekomandimet lutemi të dërgohen përmes e-mailt në adresat:
[email protected]
Struktura përgjegjëse për mbledhjen e komenteve/rekomandimeve për projektaktin:
Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
Informacion mbi procedurat që do të ndjekë Bashkia Tiranë nga marrja e rekomandimeve deri në miratimin përfundimtar të aktit:
Rekomandimet e ardhura në adresën e Koordinatorit për Njoftimin dhe Konsultimin Publik do të mblidhen dhe do të dërgohen për shqyrtim pranë Drejtorisë së Mjedisit Parqeve dhe Rekreacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik Investimeve të Huaja dhe Zhvillimit Ekonomik, për të ndjekur më tej procesin e vlerësimit të rekomandimeve.
Në rastin e mospranimit të rekomandimeve do të paraqitet përgjigje me arsyet e refuzimit, ndërsa për rekomandimet dhe komentet që do të pranohen pjesërisht apo plotësisht, do të hartohet një përmbledhje e cila do t’i bashkëlidhet aktit të miratuar.
Rekomandimet dhe komentet në dëgjesën publike mund të bëhen verbalisht dhe ose me shkrim. Përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë do të hartojnë proces verbal për dëgjesën publike ku do të pasqyrohen të gjitha rekomandimet dhe komentet nga të pranishmit në takim.
Dokumenti |
Shkarko |
Formula leje mjedisi tipi B |
|
Permbledhje joteknike |