Data e publikimit të njoftimit për konsultim me publikun: 15/12/2023
Nr. Protokolli: 43148/1
Titulli i projekt-aktit që hapet për konsultim me publikun: Draft-Strategjia e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Bashkisë Tiranë 2023-2027
Baza ligjore: Ligji 146/2014 “Për njoftim dhe Konsultimin Publik”; Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Urdhër Nr.33338, datë 22.09.2022 Për miratimin e procedurës standarde të veprimit “Procedura për njoftim dhe konsultim publik në Bashkinë Tiranë”; Urdhër Nr.24752, datë 05.07.2022 “Për caktimin e koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik”.
Vendi i takimit: Tirana International Hotel & Conference Centre
Data/Ora: 18.01.2024 / 10:00
Pjesëmarrësit e Synuar: Qytetarë të interesuar
Ekspertë të fushës
Organizata të shoqërisë civile
Shoqata dhe përfaqësues të tjerë të sektorit publik dhe privat të interesuar për të kontribuuar në konsultimin e draft-strategjisë
Lloji/forma e takimit: Dëgjesë publike
Nënshkruar nga koordinatori i konsultimit publik: Dorian Rexhepi
Projekt-akti: Draft-Strategjia e Zhvillimit të Qendrueshëm të Bashkisë Tiranë 2023 - 2027
Relacioni shoqërues: Bashkia Tiranë në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi ka ndërmarrë nismën për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Bashkisë Tiranë 2023-2027 (SZHQBT) që është instrumenti më i lartë i planifikimit strategjik në nivel vendor. Bashkia Tiranë nëpërmjet kësaj strategjie synon të sigurojë një zhvillim të qendrueshëm, duke përfshirë zhvillimin ekonomik, zhvillimin social dhe mbrojtjen e mjedisit. Zhvillimi i qëndrueshëm nga këndvështrimi i këtij dokumenti është projektuar si një qasje e sistemit aktual vendor drejt rritjes dhe zhvillimit urban dhe rural, duke siguruar një manaxhim të suskseshëm të kapitalit natyror, njerëzor dhe social për rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe gjeneratave të ardhshme.
Vizioni ynë për pesë vitet e ardhshme projekton Tiranën si një qytet i aksesueshëm falë përmirësimit të infrastrukturës publike në nivel kapilar; një qytet që zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme duke ruajtur ekuilibrat mes zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit social, mbrojtjes së mjedisit dhe adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike; një qytet gjithëpërfshirës që prioritizon ndërtimin e një mjedisi të sigurt për zhvillimin e pjesëmarrjen e të rinjve dhe që garanton mbrojtje dhe përkujdesje për grupet në nevojë.
Pesë shtyllat kryesore mbi të cilat bazohet SZHQBT janë pjesë integrale e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë 2015 – 2030 dhe në koordinim të plotë me të gjithë dokumentat strategjike në nivel qendor dhe vendor. Në evindentimin e këtyre shtyllave rol të rëndësishëm patën analiza e situatës aktuale, rekomandimet nga vlerësimi i strategjisë së mëparshme si dhe aplikimi i metotodologjisë së Këshillit të Europës për rritjen dhe përmirësimin e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe aktorëve të interesit gjatë hartimit të këtij dokumenti. Potencialet dhe problematikat e evidentuara janë ndërthurur dhe kombinuar duke fomuluar këto prioritete:
Objektivi Strategjik 1: Zgjerimi dhe përmirësimi i infrastrukturës publike në nivel kapilar dhe lagjet e reja për një Tiranë më të aksesueshme dhe gjithpërfshirëse.
Objektivi Strategjik 2: Zhvillim ekonomik i qëndrueshëm që siguron ekuilibër të njëkohëshëm të veprimtarive ekonomike, sociale dhe mjedisore.
Objektivi Strategjik 3: Zhvillimi i Tiranës në një bashki më standard europian të jetesës, të gjelbër dhe të përgatitur për të përballuar ndryshimet, përfshi ato klimaterike.
Objektivi Strategjik 4: Përmirësim i sistemit të shërbimeve shoqërore që siguron mbrojtje, zhvillim, pavarësi dhe lehtësi pjesëmarrjeje në jetën e komunitetit.
Objektivi Strategjik 5: Investim afatgjatë për rininë duke krijuar një mjedis të sigurt social dhe ekonomik, për një rini aktive dhe me akses të barabartë në të gjitha fushat e jetës dhe me status të konsoliduar për të ardhmen e tyre.
Dokumente të tjerë shoqërues:
Vlerësimi i progresit të bërë gjatë zbatimit të saj, përmbushja e qëllimit dhe objektivave strategjikë, efektiviteti i programeve të zbatuara, efikasiteti dhe impakti, praktikat e mira si dhe dhënia e rekomandimeve për hartimin e strategjisë se re.
https://konsultimplanistrategjik.tirana.al/szhqbt-2018-2022/
Instrumenti i Pjesëmarrjes Publike në Vendimarrje në kuadër të Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Bashkisë Tiranë 2023-2027.
https://konsultimplanistrategjik.tirana.al/procesi/
Raporti i analizës së situatës aktuale.
https://konsultimplanistrategjik.tirana.al/wp-content/uploads/2023/10/Raporti%20i%20analizes%20se%20situates%20aktuale%20-%20Bashkia%20Tirane.pdf
Afati për dërgimin e rekomandimeve dhe forma e pranimit të rekomandimeve:
Pranohen rekomandime deri në datën 17.01.2024.
Rekomandimet lutemi të dërgohen përmes e-mailt: [email protected]
Gjithashtu mund të shprehni opinionet tuaja edhe në sondazhin e organizuar në kuadër të hartimit dhe konsultimit të Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Bashkisë Tiranë 2023-2027, në linkun:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdKmDGncPOe3GV1aJYCGBO7kaYAbETJfmBUJnkVi8CxXaVP4g/viewform
Struktura përgjegjëse për mbledhjen e komenteve/rekomandimeve për projektaktin:
Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik, Sektori i Konsultimit Publik dhe Opinioneve Qytetare
Informacion mbi procedurat që do të ndjekë Bashkia nga marrja e rekomandimeve deri në miratimin përfundimtar të aktit:
Rekomandimet e ardhura në adresën e Koordinatorit për Njoftimin dhe Konsultimin Publik do të mblidhen dhe do të dërgohen për shqyrtim pranë Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Jetësimit të Prioriteteve, e cila është drejtoria përgjegjëse për hartimin e draft-strategjisë.
Rekomandimet dhe komentet e shprehura në dëgjesën publike do të mblidhen nga koordinatori për njoftimin publik dhe struktura mbështetëse - Sektori i Konsultimit Publik dhe Opinioneve Qytetare, si dhe nga përfaqësues të organit përgjegjës për hartimin e draft-strategjisë - Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Jetësimit të Prioriteteve.
Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Jetësimit të Prioriteteve në rastin e mospranimit të rekomandimeve do të hartojë një përgjigje me arsyet e refuzimit, ndërsa për rekomandimet dhe komentet që do të pranohen pjesërisht apo plotësisht, do të hartohet një përmbledhje e cila do t’i bashkëlidhet strategjisë.