Të dashur qytetarë dhe bashkëpunëtorë,
Bashkia Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale, ka përgatitur Planin Social Vendor 2025-2027, një dokument strategjik i rëndësishëm, që synon të adresojë dhe përmirësojë çështjet sociale në komunitetin tonë. Ky plan përmban një analizë të situatës aktuale, identifikimin e nevojave kryesore dhe një set masash konkrete për të mbështetur grupet më të cënueshme të shoqërisë.
Për të siguruar që ky plan reflekton nevojat dhe shqetësimet tuaja, po bëjmë ndarjen e tij për konsultim publik. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ju që të ndani mendimet, sugjerimet dhe propozimet tuaja, duke kontribuar drejtpërdrejt në krijimin e një plani që shërben për interesat e të gjithë qytetarëve.
Ne ju inkurajojmë të merrni pjesë aktivisht në këtë proces dhe të bëheni pjesë e zgjidhjeve për një komunitet më të fortë dhe solidar.
Ky dokument është hartuar nga Bashkia e Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale me asistencën teknike të UNDP-së, si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas” (LNB), që zbatohet në partneritet me Qeverinë Shqiptare dhe mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Dokumenti |
Shkarko |
Draft Plani Social 2025-2027 për Konsultimin Publik |